ForumiPortalliGalleryRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Operacionet plastike, mania e tė rinjve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve: 370
Localisation: Tirana City/Shqiperi
Registration date: 16/07/2007

MesazhTitulli: Operacionet plastike, mania e tė rinjve   Wed Aug 05, 2009 7:53 pm

Sipas kirurgėve tė plastikės kėto operacione nuk po njohin moshė, gjini
as status. Ēmimet nė sektorin publik pėr disa lloje operacionesh


Kėrkojnė
qė pamja e tyre tė jetė sa mė perfekte dhe nuk i kursejnė ndėrhyrjet e
operacioneve estetike pa u menduar aspak. Madje ky fenomen tashmė ėshtė
kthyer nė mani dhe operacione tė tilla nuk po njohin moshė, status as
gjini.


Por, nga ana tjetėr, problemi qėndron kur kjo mani i
kalon tė gjithė kufijtė dhe sjell abuzime mbi personat qė i duan. Kėtė
e pohojnė pėr gazetėn vetė mjekėt e kirurgjisė plastike, tė cilėt
tregojnė se kush i kėrkon mė shumė kėto operacione, ēfarė duan dhe se
sa kushtojnė ato.


"Tashmė kėrkesat e tė interesuarve janė aq
tė ēuditshme, sa ndėrhyrjet nė vesh dhe hundė janė kthyer si tepėr
normale dhe nuk ngurrojnė tė kėrkojnė as ndėrhyrje nė gjoks dhe organet
gjenitale",- pohon kirurgu i ORL-sė pranė Spitalit Francez, nė Qendrėn
Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", Besim Boēi.


Tendenca



gjithė i duan, duke filluar nga adoleshentėt dhe deri te moshat e
rritura, qė nga VIP-at e deri te njerėzit e thjeshtė. Madje, edha ata
qė nuk kanė ndonjė defekt tė lindur apo tė fituar gjatė jetės nė
portretin e tyre kėrkojnė t'i nėnshtrohen kirurgjisė estetike, duke e
kthyer atė nė njė kirurgji komerciale.


"Nė pėrgjithėsi janė
vajzat ato qė kėrkojnė mė shumė operacione plastike, por nuk mungojnė
as djemtė. Operacioni mė i kėrkuar ėshtė hunda, por kėrkohen shumė edhe
ndėrhyrjet estetike nė vesh",- pohon kirurgu estetik pranė Spitalit
Ushtarak, Edmond Llaci.


Ndėrsa kirurgu i QSUT-sė, Besim
Boēi, pohon se operacionet plastike po kthehen nė mani nga tė rinjtė
dhe tė rriturit, tė cilėt kanė kėrkesa nga mė tė ēuditshmet pasi ato
fillojnė nga forma e hundės franceze, hundė pėrpjetė apo veshė tė
puthitur deri rrėzė lėkurės.


Por, kėrkesat e tyre nuk
mbarojnė kėtu, sepse edhe kur nuk kanė nevojė pėr bisturi, sidomos
femrat, janė tė fiksuara edhe pas ndėrhyrjeve kirurgjikale, tė cilat i
kanė aplikuar persona tepėr famozė nė botė.


"Guxojnė dhe
kėrkojnė gjoks me silikon apo buzė tė fryra, qė tė duken sa mė
sensuale, por nuk e kuptojnė se ato janė kėrkesa tė tepėrta pėr to,
pasi ndėrhyrje tė tilla nuk mund t'i realizojė ēdokush",- pohon Besim
Boēi. Por, kohėt e fundit, kėrkesat kanė kaluar ēdo kufi, pasi disa
persona, sipas kirurgėve, kėrkojnė tė bėjnė ndėrhyrje edhe mbi organet
gjenitale, pėr tė ndryshuar format dhe pėrmasat.


Ēmimet


Kirurgėt
ngurrojnė tė thonė ēmime fikse pėr operacionet plastike. Megjithatė,
ata i cilėsojnė si ndėrhyrje qejfi dhe jo halli, ndaj mjaftojnė duke
thėnė se deri diku janė tė shtrenjta, por krahasuar me ēmimet qė janė
jashtė vendit, ato janė tė lira. "Jo, nuk mund tė themi se sa
kushtojnė, pasi nuk mund tė jenė fikse.


Kjo varet nga
shkalla e ndėrhyrjes dhe, mund tė kenė ēmime tė tjera nė spitalet
publike, tė cilėt ndryshojnė nga ēmimet e spitaleve private",-pohon
kirurgu Edmond Llaci.


Ndėrsa nė Qendrėn Spitalore
Universitare pranė spitalit tė Djegie-Plastikės, kėto ēmime janė tė
zyrtarizuara, pasi ndėrhyrja pėr veshėt kushton 230 mijė lekė tė
vjetra, hunda ėshtė 250 mijė lekė, ndėrsa barku dhe tė tjerat rreth 500
mijė lekė. Kėto ēmime, sipas kirurgėve, janė pa marrė parasysh analizat
dhe ekzaminimet mbėshtetėse.

Shekulli

_________________
Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ai qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
 

Operacionet plastike, mania e tė rinjve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: -