ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Anjeza: Rastėsia mė takoi me protagonistin e klipit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Anjeza: Rastėsia mė takoi me protagonistin e klipit   Wed Aug 05, 2009 7:50 pm

Ėshtė njė djalė me tipare shumė tė rregullta dhe qė interpreton mė
bukur se njė aktor. Anjeza Shahini e gjeti ndėrsa transportonte mallra
nė njė supermarket nė Tiranė. Me tė ajo ka realizuar fabulėn urbane tė
dashurisė nė klipin e ri, qė sapo ka nisur tė transmetohet nė
televizione me titull "Lot pendimi". Pasi kishte kėrkuar nė Akademinė e
Arteve, e nė ambiente tė mbushur me shumė djem bukuroshė dhe s’kishte
pėlqyer asnjė, vendosi pėr Eraldin, djalin qė mund tė keni parė nė klip.

Pak ditė mė parė ke promovuar kėtė klip gjithė ngjyra qė duket sikur
bie ndesh me titullin e kėngės “Lot pendimi”. Si do ta pėrshkruaje
gjendjen shpirtėrore tė ndjerė brenda kėsaj fabule?

Lotėt janė tė njė pendimi, kėshtu qė nuk mund tė jenė aq tė
trishtueshme pasi njė zgjidhje e ka. Dashurinė e pėrcjellin ngjyrat qė
tregojnė dhe thelbin e lidhjes sė tyre.

Kush u kujdes pėr veshjet, look-un?

Pėr veshjet ėshtė kujdesur stafi i “Max Production”. Bashkė me ta i
kemi zgjedhur veshjet nė njė butik shumė interesant, sepse dhe ideja e
klipit ishte e tillė “urbane” dhe jo e stiluar. Ndėrsa pėr look-un
ėshtė marrė salloni “Aleks”, sipas njė ideje tė sugjeruar nga tė tjerė
profesionistė.

Bėn pėrshtypje djali qė shfaqet nė klip, kush ėshtė ai?

Djali e ka emrin Erald dhe e kemi gjetur fare rastėsisht nė njė
supermarket, ku dhe ai punon. Pasi kishim kėrkuar gjatė e s’na mbushej
mendja, pikėrisht nė njė moment qė dhe ishim tė lodhur, Gledis
asistent-regjisorja e Max Produktion ma sjell pėrballė dhe mė pyet mua
nėse isha dakord. Vendosa menjėherė, edhe pse i trembesha pak faktit qė
Eraldi ka njė moshe fare tė re dhe nuk dija si mund tė dukej nė ekran.
Mirėpo ai u tregua shumė i zoti nė interpretim sikur ta kishte njohur
kamerėn prej kohėsh dhe ky fakt na i bėri shumė mė tė lehtė punėn. Gjej
rastin ta falėnderoj pėr disponimin.

Paskuintat e njė xhirimi asnjėherė nuk tregohen nga kėngėtarėt. Ndodhėn tė papritura?

Gjatė xhirimeve ka gjithmonė situata tė cilat kujtohen e mund tė them
qė ne kemi kaluar disa, pėrveē atyre qė tashmė janė komentuar nga unė
edhe gjatė promovimit, qė kishte tė bėnte me vjedhjen e lap-topit pas
xhirimeve tė para, gjė qė na detyroi tė xhironim sėrish. Pas kėsaj na u
desh tė ri gjenim edhe njė rulot tjetėr pasi ai i pari i parkuar nė
vendin e gabuar ishte djegur nga zjarri qė u ishte vėnė po atė natė
koshave tė mbeturinave nė rrugė. Kėto nė fakt mė mėrzitėn shumė nė atė
moment por pastaj e kemi marrė si njė ogur tė mirė dhe madje qeshim sa
herė e kujtojmė. Por ka pasur dhe momente tė tjera shumė tė lezetshme
si ato tė zgjimit nė mėngjes herėt pėr tė mos na kapur vapa, me
pėrdorimin i pijeve energjike sa hapnim sytė, apo batutat e hedhura
gjatė xhirimeve tė cilat nuk mungojnė asnjėherė nė punė grupi.

Pėrse zgjodhe pikėrisht kėtė kėngė nga albumi “Erdhi momenti”?

Ka qenė njė zgjedhje e hershme faktikisht e imja, por edhe e
produktorėve tė kėngės dhe albumit tim “Erdhi momenti”, por qė pėr
arsye absolutisht tė rėndėsishme mua m’u desh ta shtyja pėr ta sjellė
tani.

Nisur nga titulli i kėngės, cila ėshtė pendesa mė e madhe qė ke ndier deri tani jetė?

Ēdo gjė qė e kam bėrė deri mė sot, e kam bėrė me koshiencė tė plotė dhe
shpesh e drejtuar nga zemra, gjė e cila unė mendoj se justifikon ēdo
lloj veprimi. Vetėm kėshtu mendoj se ia dalim mbanė pėr mos e ndjerė
peshėn e pendesės, pasi mendoj qė kjo ndjenjė ėshtė edhe mė e rėndė se
sa guximi pėr tė bėrė atė qė thotė zemra.

PanoramaPlus

_________________
Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ai qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
 
Anjeza: Rastėsia mė takoi me protagonistin e klipit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rastėsia e Bashės, u martua nė 8 maj nė sallėn e Bashkisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: