ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SKENDERBEU (Gjergj Kastrioti)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: SKENDERBEU (Gjergj Kastrioti)   Tue Mar 10, 2009 9:28 pm

SKENDERBEU (Gjergj Kastrioti), jo vetėm i tė krishterėve, edhe i myslimanėve


Gazmend SHPUZA

Skėnderbeu, nė kushtet e hapjes sė Shqipėrisė, i pėrditėsuar si emblemė, si garanci e pėrfshirjes sonė nė Evropė, pėrfaqėson njė dukuri historike madhore tė pėrmasave jo vetėm kombėtare, por dhe nė shkallė evropiane dhe mė gjerė. Ai ndihmon fuqishėm pėr krijimin e hapėsirave tė mėdha tė komunikimit tė bartėsve tė tij me botėn moderne. Politizimi dhe ideologjizimi i kėsaj figure madhore nė tė kaluarėn dhe, jo mė pak, sot nuk ka arritur dhe nuk do tė arrijė dhe nė tė ardhmen ta zhveshė atė nga tiparet e tij, sa reale po aq dhe universale.
Epoka e Skėnderbeut pėrfaqėson njė nga elementėt kyē qė pėrbėn boshtin e vetidentifikimit kolektiv tė shqiptarėve, qė i kanė bėrė ata tė ndjehen njė komb i vetėm. Fakti qė kujtimi i Skėnderbeut si hero kombėtar u ruajt prej mė se pesė shekujsh nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve, nė shumicė mbizotėruese myslimanė, ėshtė tepėr domethėnės. Si tė tillė, ata, pėrfshi dhe tė krishterėt, e zhveshėn nga aureola fetare me tė cilėn u pėrpoqėn dhe pėrpiqen ta paraqesin klerikėt si ata tė krishterė dhe ata myslimanė. Prandaj jeta dhe vepra e Skėnderbeut ruan njė rėndėsi tė madhe aktuale
Nėse nė mendjet e shqiptarėve nuk do tė kishte zėnė vend pėrfytyrimi si hero kombėtar, i vėnė nė diskutim nga shumė anė, miti i Gjergj Kastriotit Ć¢ā‚¬“ Skėnderbeut do tė ishte krejtėsisht jashtė funksionit tė vet tė pretenduar dhe teorikisht. Ai nuk do tė kishte mbijetuar po tė mos qėndronte mbi ndarjet fetare tė bartėsve tė kėtij miti pa dallim besimi.
Vlerėsimin e Skėnderbeut si hero kombėtar dhe jo si hero fetar nė mėnyrė lapidare dhe bindėse e ka dhėnė njė prift si Patėr Gjergj Fishta. Me rastin e 450-vjetorit ai shkruante: "Kangėt e poetėve e legjendat e rapsoditė e populllit e shfaqin Skėnderbeun vetėm si njė fatos feje; por para synit tė historiakut e tė vrojtarit tė paanshėm Skėndebeu ėshtė fatosi i lirisė dhe i pavarėsisė sė kombeve, tue qenė qė dėshira e lirisė qe ajo qė ma sė pari e shtyni atė burrė tė pėrmendun me rrokė armėt pėr Shqipninė. Skėnderbeu me atė trimni e rreptėsi, me tė cilėn luftoi kundėr turqve, qė ishin myslimanė, luftoi edhe kundėr venedikasve qė ishin tė krishtenė. Prandaj tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė, pa ndėrlikim partie a besimi, do ta nderojnė Skėnderbeun si njė fatos tė kombit e do t'u bahet nam me kremtue emnin e punėn e tij. Skėnderbeu ėshtė ideali i lirisė e i pavarėsisė sė Shqipėrisė."
Karakterizimi fishtian u kundėrvihet pėrpjekjeve qė bėhen dhe sot e kėsaj ditė pėr ta minimizuar dhe reduktuar rėndėsinė, madhėshtinė e figurės legjendare tė Skėnderbeut nė rrafsh kombėtar dhe ndėrkombėtar. Trajtimi tėrėsisht nė rrafsh fetar dhe, pėr rrjedhim, mohimi i karakterit kombėtar dhe humanist i luftrave tė Skėnderbeut nuk ka tė bėjė vetėm me debatin shkencor. Nuk mund tė pėrligjen pėrpjekjet qė bėhen pėr ta parcelizuar fetarisht Skėnderbeun me pretendimin se gjithė kjo do tė lehtėsonte integrimin e Shqipėrisė nė Europė. Tė gjitha kėto mendime qė qarkullojnė sot tek ne, poshtėė e pėrpjetė edhe nė rrethe akademike, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse tė dėshmojnė katėrcipėrisht, se platforma e Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe qėndrimi jo vetėm atdhetar, por dhe shkencor i saj ndaj epokės sė Skėnderbeut mbeten aktuale dhe sot e kėsaj ditė. I rritur midis feve, u bė pėr rilindasit simbol i karkaterit mbifetar e afetar qė duhej tė kishte kultura shqiptare. "Patriotizmi fetar" qė po shfaqet sot, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse rikthim te njė mendėsi parakombėtare, e papėrshtatshme e, madje e dėmshme pėr njėsimin kombėtar tė shqiptarėve. Ai kontraston haptazi me vlerėsimet objektive tė njė pater Gjergj Fishte.
"Fetarizimi", "krishterizimi", "antiislamizimi" i luftės kundėrosmane tė popullit shqiptar nė shek. XV nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, pėrbėn, pavarėsisht nga pėrdorimi i fesė nė tė dy kampet ndėrluftuese tė kohės, njė shtrembėrim tė sė vėrtetės historike. Pėr tė vėnė nė pah kėtė tė vėrtetė kemi dhe dėshmi tė cilat nė tė kaluarėn u amplifikuan pėr arsyet politike dhe ideologjike qė dihen. Porse, gjithėsesi, sot ato nuk mund tė lihen mė njė anė.
Nga pėrvoja e gjatė e pėrpjekjeve pėr tė siguruar ndihmat e domosdoshme nga shtetet italiane dhe sidomos nga Papati pėr luftėn e pėrbashkėt, heroi ynė kombėtar, duke qenė vetė i ritit ortodoks, qė njihte pėr tė parė feje Papėn (sepse Patriku i Stambollit qe vėnė nė shėrbim tė sulltan Memetit tė Dytė) dhe i rritur pranė oborrit tė sulltanit, nė njė mjedis mysliman, (ai u kthye dhe nė bektashi), kishte arritur, sipas dokumenteve tė kohės, nė disa pėrfundime qė dėshmonin se ai nuk ishte njė i krishterė dhe aq i devotshėm sa ta justifikonte titullin "atlet i Krishtit".
Mė 14 shkurt 1467, dokumenton studiuesi i pėrkushtuar i biografit tė Skėnderbeut, Marin Barlecit, historiani rumun Francisk Pall, ēka kumtohet pėr herė tė parė nė shqip mė 1967, Heroi i Krujės "i dėshpėruar" i deklaronte njė kardinali, se "s'ka marrė nga Papa asnjė grosh". Nga ana tjetėr, Ambasadori i Milanos nė Vatikan raportonte se Skėnderbeu me pėrqeshje deklaronte se "tani e tutje ai donte tė bėnte luftė kundėr kishės e jo kundėr turkut". Nė pėrfundim tė vizitės sė tij te Papa, Skėnderbeu do tė deklaronte se "nuk besonte qė mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė sesa te kėta priftėrinj". Pohime si ato, qė u rreshtuan mė sipėr, sado qė tė merren me rezervė, dėshmojnė bindshėm qė motivet fetare nė luftėn e Skėnderbeut qenė nė rrafsh tė fundit. Edhe aq sa mund tė vijnė nė shprehje, ato qenė diktuar jo nga karakteri i luftės qė ai udhėhoqi, por nga besmi qė kishin armiqtė kryesor tė vendit tonė dhe nga nevoja e sigurimit tė aleatėve. Kėta, pas rėnies sė Stambollit nė duart e turqve nuk mund tė kėrkoheshin te krerėt e Kishės Lindore e cila i qe nėnshtruar sulltanėve.
Dėshmi tjetėr e vetėdijės mbifetare etnike tė Skėnderbeut dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij ėshtė dhe historicizmi tė cilit i drejtohej ai, epirotizmi i tij. Skėnderbeu, nga sa na dėshmon Papa Piu II nė kujtimet e tij, dhe, siē dihet tashmė nga tė gjithė, nė njė letėr drejtuar princit tė Tarantos, Jan Antonit, pranon me shumė krenari prejardhjen epirote tė popullit tė vet. Me kėtė deklaratė ai, me sa dimė, ėshtė i pari qė shpreh pa mėdyshje dhe pėrkatėsinė e tij etnike, duke lėnė mė njė anė etnonimin arbėresh. Asokohe ky emėrtim kishte marrė karakter sektar sepse me tė identifikoheshin vetėm arbėreshėt katolikė. Skėnderbeu dhe tė tjerė mė pas e patėn tė qartė se ky pėrcaktim si i tillė, tashmė pėrjashtonte prej tij jo vetėm arbėreshėt ortodoksė por dhe arbėreshėt qė kishin nisur tė islamizoheshin, prandaj duhej braktisur. Megjithėse fama qė kishte fituar nė ballė tė luftės sė popullit tė vet pėr liri ishte shumė mė e madhe se sa ajo qė kishte fituar nė radhėt e ushtrisė sė sulltanit, Gjergj Kastrioti e ruajti emrin e turqizuar Skėnder. Ai ishte i vetėdijshėm pėr ndryshimet nė pikėpamje fetare qė kishin filluar dhe po thelloheshin nė gjirin e popullit tė tij. Prandaj, megjithė vlerėsimin e lartė qė i bėnte Evropa e krishterė, duke e shpallur si "atlet tė Krishtit", ai nuk mendoi dhe as nuk mori mundimin deri sa vdiq ta kristianizonte apo ta evropianizonte emrin qė kishte marrė nė mesin e turqve e tė nėnshkruante Aleksandėr. Neoarbėreshėt nėn shembullin e Skėnderbeut, me vetpėrcaktimin epirot u ngritėn mbi konceptet fetare tė pėrcaktimeve etnike tė Mesjetės dhe pėrqafuan koncepte moderne mbifetare. Kjo ishte shprehje e njė vetėdije tė lartė etnike, e njė ndėrgjegjeje tė spikatur historike. Ishte vetė realiteti pasarbėresh, me larminė e tij fetare, i cili kėrkonte nė kushtet e mbizotėrimit tė politikave teokratike njė zgjidhje pozitive nė pėrputhje me tė. Kishat ortodokse dhe perandoritė ballkanike, duke vėnė shenjėn e barazimit midis besimit dhe kombėsisė i konsideronin paraardhėsit tanė turq, grek, latinė dhe sllavė. Nė kėto rrethana, tė cilat i vunė neoarbėreshėt pėrballė rrezikut qė tė humbisnin njėsinė e tyre etnike, iu drejtuan trashėgimisė historike qė nga kohėt e lashta. Ajo ofronte mundėsi zgjidhjeje tė larmishme dhe zgjidhjen mė tė pėrshtatshme e bėri Skėnderbeu.
Roli i traditės skėnderbeiane nė pėrballimin e politikave kishtare dhe shtetėrore teokratike ballkanike pėr kapėrcimin e njė krize plotėsisht tė mundshme tė identitetit etnik kombėtar nga paraardhėsit tanė shprehet qartė dhe bindshėm nė tė gjithė kėtė proces.
Paraardhėsit tanė, qė nga Skėnderbeu dhe humanistėt mė pas, duke u ngritur mbi kritere teokratike i kapėrcyen me sukses tė plotė rrjedhimet qė sillte mungesa e njė kishe nacionale. Shqiptarėt u bashkuan pėr rreth Skėnderbeut pa dallim besimi, e pėrsėrisim, nė se ishin tė krishterė latinė, tė krishterė bizantinė, pravosllavė dhe unitė apo edhe tė sapokthyer nė islamė. Konsekuent nė qėndrimet e veta Gjergj Kastrioti qe i gatshėm qė pėr hirėėė tė interesave tė atdheut tė luftonte dhe luftoi kundėr vėllezėrve tė njė feje. Prandaj, pėr tė gjitha sa u tha mė sipėr dhe pėrkundrejt epitetit "atlet i Krishtit", tė dhėnė nga autoritetet mė tė larta tė kishės katolike, pėr motive tė caktuara, Princi i Epirit, Kryezoti i Shqipėrisė ėshtė pėrjetėsuar, si Hero Kombėtar nė njė popullsi me shumicė mbizotėruese myslimane dhe ndryshe nuk mund tė ndodhte.
Pėrballė kėtij realiteti historik madhor para kryesive tė bashkėsive fetare tė shqiptarėve nė shtetin amė, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Diasporė del detyra qė tė reflektojnė thellė dhe tė bėhen interpretė autentikė tė ndėrgjegjes kombėtare tė besimtarėve qė udhėheqin nė lutjet e tyre pėrpara Zotit.
Mė sė parit, qėndrimi i deritanishėm i krerėve tė bashkėsive islame, i cili pranon, pa diskutim Gjergj Kastriotin si Hero Kombėtar ėshtė i pamjaftueshėm. Ai duhet tė pajtohet plotėsisht me ndjenjat e besimtarėve myslimanė ndaj Heroit tė vet Kombėtar, ēka vlen tė shprehet qartė dhe hapur. Edhe pėrpjekjet pėr "privatizimin" e Skėnderbeut, fetarisht, nga pėrfaqėsues tė bashkėsive tė krishtera, katolike dhe ortodokse, kudo qė ndodhen, duke iu kundėrvėnė hapur karakterizimit tė Patėr Gjergjit, e vėnė nė pikėpyetje figurėn e tij si hero kombėtar, e cėnojnė rendė imazhin e vėrtetė tė tij si tė tillė.
I pakuptueshėm nė kėtė drejtim mbetet, pėr mendimin tonė, qėndrimi i heshtur i komunitetit bektashian ndaj Skėnderbeut. Ai ėshtė shumė larg mėsimeve tė shenjtorit tė bektashizmit shqiptar, Naim Frashėrit. Qerbelaja e Naimit nuk mund tė kuptohet pa Historinė e tij tė Skėnderbeut.
Memoriali i ngritur me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit, pikėrisht sepse qėndron mbi themelet e njė kishe tė kthyer nė xhami dhe, nuk e teprojmė tė themi, se qėndron edhe mbi themelet e njė tempulli pagan pranė mureve tė lashtė tė Lisit tė ilirėve, zotave tė tė cilėve u ka kėnduar aq bukur Dom Ndre Mjeda, ėshtė dhe do tė mbetet njė faltore e shenjtė kombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt pa dallim besimi. Ai memorial mbetet faltore e fesė sė shqiptarėve, shqiptarisė, tė cilėn e hyjnizoi dhe e hymnizoi Pashko Vasa nė vitet e lavdishme tė Lidhjes sė Prizrenit. Ceremonitė fetare tė kryera deri mė tani te ky monument i atdhetarizmit tė mbarė shqiptarėve kėrkojnė ta privatizojnė tempullin e pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve dhe tė tėhuajsojnė prej tij shumicėn e tyre. Veprime tė kėtij lloji pėr parcelizimin fetar tė heroit kombėtar i shėrbejnė pėrēarjes kombėtare tė shqiptarėve.
Ceremonitė fetare, lutje, mesha, dua, mevlude dhe tė tjera nė nderim tė heroit kombėtar tė shqiptarėve, epirotit Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, e kanė vendin e vet nė tė gjitha faltoret e shqiptarėve, nė tė gjitha tempujt fetar, nė xhami, kisha e teqe, pa dallim, dhe pse jo dhe nė tė gjitha tempujt e kulturėės.
Vendimi i ministrit tė Kulturės tė disa viteve mė parė, zotit Teodor Laēo pėr tė ndaluar ceremoni tė tilla separatiste nė vendvarrimin e heroit tė Krujės nė Lezhė nuk kishte pse tė anullohej. Ai mbetet njė vendim plotėsisht i drejtė, nė radhė tė pare, pėr tė gjitha arsyet qė u pėrpoqėm tė parashtronim mė sipėr dhe jo sepse u bė nėn trysninė e rivaliteteve midis krerėve tė kishave pėr tė kryer ceremonitė e tyre nė tė, pėr ta privatizuar kėtė pronė tė pėrbashkėt tė kombit shqiptar.
Krerėt e bashkėsive fetare shqiptare mund tė vijnė tė gjithė nė kėtė faltore tė pėrbashkėt pėrkrah njėri-tjetrit dhe tė hyjnizojnė nė gjuhėn shqipe Atin e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisė, jo vetėm tė tė krishterėve, por dhe tė myslimanėve. Ata mund t'i drejtohen pėr kėtė qėllim jo vetėm Naimit, jo vetėm pater Gjergjit, por tė gjithė poetėve tanė rilindas dhe pasrilindas. Si thirrjet pėr ta konsideruar Skėnderbeun thjesht si njė "atlet tė Krishtit", si trajtesat "shkencore" tė nivelit pasuniversitar pėr shkurorėzimin e vijės politike tė "skėnderbegasve" pėrballė vijės, tė pretenduar, "nacionaliste" tė "vasalistėve", apo dhe kėrkesat pėr destruktimin e mitit tė tij, ēojnė nė njė pikė. Ata, pa dashur e ndoshta mė shumė me dashje, mėtojnė, nė fund tė fundit, ta privojnė popullin shqiptar nga heroi i vet kombėtar. Ne e kemi realisht njė hero tė tillė tė pėrmasave evropiane, pa pasur nevojė ta mitologjizojmė atė, dhe nuk mund tė lejohet t'i bihet mohit apo edhe tė pėrbaltet me njė mėnyrė apo me njė tjetėr. Sulmet ndaj mitit tė Skėnderbeut pėr destruktimin e tij, me pretendimin pėr njė tė ashtuquajtur rishikim kritik tė thelbit tė tij nuk mund tė shėrbejnė tjetėr veēse pėr mohimin e tij, pėr pėrēarjen e shqiptarėve. Skėnderbeu mbetet mishėrim i idealit patriotik, i idealit tė unitetit kombėtar, i virtyteve tė popullit tė vet. Prandaj nė vitin jubilar tė lindjes sė tij, siē na mėson dhe Fishta i madh, ėshtė nė nderin e tė gjithė "shqiptarėvet tė vėrtetė", "pa ndėrlikim partie a besimi" ta nderojnė Skėnderbeun "si njė fatos tė kombit" si "ideali i lirisė e i pavarėsisė sė Shqipėrisė." Thirrja e Fishtės u drejtohet mė sė pari krerėve fetarė tė tė gjitha besimeve. Skėnderbeu objektivisht, i shėrben fuqimisht pėrfshirjes sė popullit tonė nė rrjedhat demokratizuese moderne evropiane, tė cilave ai u pėrkiste tėrėsisht qysh nė fillimet e tyre, qė para afro 600 vjetėve, jo vetėm me luftėn e tij por dhe me pikėpamjet moderne pėr kombin. Pėrvoja skėnderbegiane na mėson qė pėrfshirja, integrimi i shqiptarėve si komb nė Europė nuk mund tė arrihet mbi baza fetare.

_________________
Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ai qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
albert
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 14
Registration date : 13/07/2008

MesazhTitulli: Re: SKENDERBEU (Gjergj Kastrioti)   Tue Mar 31, 2009 2:48 am

Edhe une besoj ashtu Historija e Skenderbeut pak a shum esht lakuar sepse e verteta ka ndodh qe esht duhur te ndodh Tajm of komet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SKENDERBEU (Gjergj Kastrioti)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njė pyetje nga Ilir Dardani: A ėshtė Gjergj Kastrioti Hero i tė gjithė Shqiptarėve? (I)
» Pierre-Pandeli Simsia:Nė Institutin "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė New York
» Faik Konica:Skenderbeu kur jetonte Shqipėria lulėzonte
» Skėnderbeu kishte edukim dhe zhvillim harmonik fizik, moral e intelektual
» Shkrime nga Xun Ēetta:Ndodhi edhe kjo

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Histori dhe Teologji-
Kėrce tek: