ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 RECENSION

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 1338
Registration date : 11/08/2007

MesazhTitulli: RECENSION   Wed Sep 10, 2008 11:01 pm

.

NGA LIBRAT MĖ TĖ RI JU PREZENTOJMĖ

"
DIELLI I LIRIE " LIBRI I XV I DEMIR KRASNIQIT

shkruan:Shaban Cakolli






Demir Krasniqi ėshtė emėr i njohur nė hapėsirėn mbarėshqiptare,diasporė dhe mė gjėrė.Pedagog,gazetar e publicist,poet,kėngėtar dhe kompozitor,ėshtė i pranishėm nė njė sėrė shkrimesh publicistike nė gazetat dhe revistat tona,poet i cili ka botuar poezitė tė realizuara artistikisht, iu ka dhėnė frymėn e melosit,i ka kompozuar dhe kthyar nė kėngė,i ka kėnduar ėmbėl dhe i ka mbjellur nė zemrėn e popullit artdashės.Njė krijues i cili ka botuar pesėmbėdhjetė vepra,nisi tė shkruaj nė bankat shkollore duke u stėrvitur pėr tė mprehur mendjen dhe pendėn,ku sukseset e tij uradhitėn,e bėnė tė njohur dhe e radhitėn nė mesin e bijėve tė mėdhenj tė pendės.Ditė mė parė ai pregatiti pėr shtyp librin e tij krijues tė pesėmbėdhjetin me radhė "DIELL LIRIE",diell tė cilin e pritnin tė gjithė shqiptarėt,pėr tė cilin u sakrifikue krijuesi ynė D.Krasniqi,pėr tė cilin sakrifikuan shumė atdhedashės,fatkeqėsisht shumė prej tyre nuk i ngrohi kjo rreze.Para se tė flasim pėr librin e tij,tė shkėpusim pjesė nga biografia e kėtij krijuesi tė vyeshėm
shėnime pėr autorin:

DEMIR KRASNIQI

U lind mė datėn 10 Shkurt 1950, nė fshatin Tugjec tė Malėsisė sė Gollakut, komuna e Kamenicės.
Gjatė jetės sė tij, ka ushtruar kėto profesione:
Pedagog muzikor,
Kėngėtar dhe rapsod popullor,
Kompozitor i kėngės dhe valles nė frymėn e melosit popullor burimor,
Krijues poetik i vargjeve tė kėngės popullore dhe rapsodike,
Mbledhės i folklorit burimor muzikor shqiptar,
Publicist i shumė studimeve etnomuzikologjike,
Radio – gazetar dhe
Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri mė tani janė:

“Mallėngjime e oshtima” – Prishtinė, 1993.
“Qamili i Vogėl – zė qė nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinė, 1995,
“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtė Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
“Kėngė krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
Kėngė krismash lirie” II – Prishtinė, 2003,
“Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinė, 2004,
“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinė, 2005,
“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinė, 2005,
“Kroi i kėngės” – Gjilan, 2006,
“Qamili i Vogėl – Kėngė pėrjetėsie” – Gjakovė, 2006,
“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
“Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon nė Gjilan.
Motoja e punės dhe krijimtarisė sė tij ėshtė:

“ Pėr emrin e Zotit,
Pėr nderin e kombit,
Pėr gjakun e dėshmorėve,
Pėr eshtrat e varreve”!

"
Libri "DIELL LIRIE " i Demir Krasniqit,ėshtė i ndarė nė gjashtė cikle apo kapituj,dhe cikli i parė nisė me"Diell Lirie",mes tė cilit shtegėton me shpiertin e tij tė ndezur dhe tė plagosur nga padrejtėsitė e kohės,qė ushtruan tė tjerėt nė hapėsirėn tonė kombėtare,duke lėnė rrezet e diellit tanė nėn mburojėn e pushtusėve,diell tė cilin e meritonte populli ynė liridashės,qė natyra dhe krijuesi ia kishte dhuruar,qė tė tjerėt ua uzurpuan dhe u desh tė sakrifikojnė pėr rrezet e veta,rreze qė mjerisht me mallin e ngrohėjes sė tyre,shumė liridashės vdiqėn pa i pėrjetuar ngrohėtėsitė e tij.

Pėrkushtime historike,ėshtė titulluar cikli i dytė i librit,ku pasqyrohet vepra e strategėve tė shquar tė popullit,qė nė luftė kundėr pushtusėve shkruan faqet e historisė sonė me pushkė e pendė,guximin dhe menēurinė e tyre i dhanė nderė atdheut e kombit dhe vetės emrin liridashės shqiptarė.Heroi i kėtij cikli radhitet poeti dhe luftėtari e komandanti i shquar ēlirimtar Agim

Ramadani,Mustafė Salih Kelmendi,Sylė Zarbinca,Ramė Avdyl Pozhorani,Kongresi i


Alfabetit,Prizreni djepi i kulturės,Bllaca e ferrit kamp i tmerit,Trimat e Karadakut tė Gjilanit

etj.
Pėrjetime ėshtė kapitulli i tretė i kėtij libri,ku krijuesi Demir Krasniqi,pėrshkruan pėrjetimet e
fatet thuaj tragjike tė popullit,nxėnėsve tė tij dhe pėrjetimeve tė tyre nė kėto kohė qė ishin tė pakohė.Krijuesi sjell nė kujtesė njerėzit e tij,atdheun,rrėpatjet nė krijimtarinė e tij,shpalosjen e historisė kombėtare mes kėngės dhe pendės nė rrethana tė jashtėzakonshme,dhembjet dhe dashuria pėr nxėnėsit e tij tė cilėve pushtuesi deshi tė ua rrėmbej dritėn e diturisė,etj.........

Njė cikėl i dhimbshėm nė shpirtin e krijuesit dhe ate mbarėkombėtar ėshtė cikli"OFSHAMĖ KURBETI";ku shpalos dhimbjet e tė prekurve nga kjo ofshamė,mallin zhuritės pėr atdheun e tyre qė lėngonte i robėruar,dashuria pėr njerėzit e vendit,por dhimbjet mė sė tepėrmi shpalosen te bota e brendshme e poetit,por i pa mposhtur me njė energji dhe revoltė,qėndron,bėnė ballė e i fton pėr kthim,nė Atdheun e tyre qė tani buron d rreze tė fuqishme tė diellit tė lirisė.Ai i fton nė atdheun e tyre,ku qielli ėshtė tjetėr,kaltėrsia tjetėr ku dhe shqiponjat e pėllumbat fluturojnė mė lirė,pėllumba qė dikur ishin tė privuar nga kjo simbolikė,tė sulmuar nga shpendėt grabitēar,tė cilėt nuk trajtoheshin si pėllumba edhe nė strehėn evropiane,e cila vonė ekuptoi se duhet tė radhitet nė mbėshtetjen e dhembjes sė tyre.Kėtė dhimbje tė poetit e hasim te vargjet"Kthehuni","Loti i Nėnės";"Foshnja kurbetēare","Rruga e mbarė evlati im","Oh sa mirė me kurbetēarė" etj.....Metaforat e ftesave pėr kthim,tokė e ujitur nga lotėt nė vargjet e krijuesit Krasniqi janė tė qėlluar nė kontekstin semantik tė vargjeve tė tij,sepse radhitja e vargjeve nė kėtė mėnyrė ėshtė bėrė mė ekspresive,me njė mesazh tepėr tė qartė dhe domethėnės ,me njė zgjidhje artistike tė goditur bukur artistikisht.

Cikli i fundit ėshtė pėrmbledhur me shkrime ku autori bėnė fjalė pėr tė tjerėt atdhetarė tė shquar,intelektual, tė shquar nė tradita patriotike dhe intelektuale,por autori nuk la pa botuar me kujdesė pa ua hequr as njė shenjė pikėsimi atyre qė kanė shkruar pėr tė.Tė pėrmbledhish tėrė brendinė e kėtij libri domethėnės mes njė shkrimi tė shkurtėr ėshtė e pa mundur,botėn krijuese tė autorit lexuesi do tė e njeh mė mirė kur lexon librin e tij nė tėrėsi,por duhet tė jemi tė qartė nė njė realitet:Shkrimet e kėtij vėllimi"DIELL LIRIE" tė Demir Krasniqit,marrin brumin e realitetit konkret tė shqiptarėve kudo qė ata jetojnė,ky libėr ėshtė njė tėrėsi e tij,njė libėr dinjitoz,qė i jep autorit vulėn e njė poeti qė tashmė ka krijuar unin grandioz tė njė krijuesi me famė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
RECENSION
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Krijime-
Kėrce tek: