ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Miss-et e Shqipėrisė.Spektakli dhe cilat familja

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Miss-et e Shqipėrisė.Spektakli dhe cilat familja   Tue Jul 08, 2008 10:23 pm


Pėr njė vit kanė shijuar ndjesinė e tė qenit mė tė bukurat e
Shqipėrisė, mė pas shumė prej tyre ditėn tė shfrytėzojnė kėtė mundėsi
pėr tė qėndruar gjithmonė e mė tepėr nė botėn e spektaklit. Por pati
dhe nga ato qė titulli Miss, i mbeti vetėm pėr njė natė...Shumė
prej tyre mbahen mend prej shqiptarėve, sepse fytyra e tyre u bė imazhi
i firmave shqiptare qė nuk hezituan tė bėjnė njė Miss dhe pėrfaqėsuesen
e tyre, disa u angazhuan nė spektakle dhe nėpėr aktivitete tė ndryshme,
disa zgjodhėn prezantimin ose kėngėn pėr tė qenė tė pranishme nė ekran,
e disa tė tjera zgjodhėn familjen. Nė vitin 1998, Shqipėria, njė ndėr
vendet e cila kishte njohur konkurset kombėtare tė bukurisė nė vitin
1991, do tė bėhej me dy evenimente tė tilla. Kėshtu, krahas “Miss
Albania” me producente Vera Grabocka, do tė merrte jetė dhe “Miss
Shqipėria”, me producent Petri Bozo. Po ku janė Miss-et e Shqipėrisė
sot? Cilat nga ato vijojė nė rrugėn e suksesit dhe spektaklit dhe cilat
zgjodhėn si mė tė shtrenjtė, familjen.

VALBONA SELIMLLARI

Do tė ishte e para Miss, e cila do tė dilte nga njė konkurs bukurie nė
Shqipėri. Shumė prej nesh e kanė admiruar, pėrfolur dhe dashuruar
Miss-in e pare, qė do tė kthehej nė njė ikonė pėr tė gjithė. Falė
fitimit tė kurorės tė mė tė bukurės sė Shqipėrisė, asaj do t’i hapej
rruga pėr tė ndjekur studimet e saj pėr regjisurė dhe shpejt e do tė
ishte pikėrisht ajo qė do tė merrte rolin e asistentes nė spektaklet e
radhės sė “Miss Albania”. Por Valbona do tė vazhdonte rrugėn e saj duke
qėndruar gjithmonė pranė publikut shqiptar nė role tė ndryshme, si
prezantuese nė spektakle tė ndryshme, kėngėtare nė emisionin “Ce la vie”
dhe imazhi zyrtar i firmės “Deka”. Dalja e saj e fundit para publikut
ishte zgjedhja e saj si imazhi i sfilatės sė kėtij viti tė “Geraldina
Sposa”.

SIDORELA KOLA

Vajza qė vazhdoi traditėn e nisur nga Selimllari, do tė ishte njė
gjimnaziste bionde nga shkolla “Ismail Qemali”. Bukuroshja nė fillim do
tė shfaqej nė disa programe televizive, si dhe do tė merrte pjesė nė
filmin “Kolonel Bunker”. Njė gjyq i pėrfolur me njė revistė, pėr
botimin e fotove tė saj intime gjatė realizimit tė kėtij filmi, dhe
pastaj qetėsi. Miss-i i dytė i Shqipėrisė do tė preferonte tė zgjidhte
njė rrugė tjetėr, larg ekranit dhe spektaklit. Do tė vazhdonte studimet
dhe do tė diplomohej nė Fakultetin Juridik. Krahas karrierės sė saj si
avokate, njė rėndėsi tė madhe tė jetėn e saj do tė merrte dhe familja,
ku djali dhe bashkėshorti i saj, kanė pėr Sidorelėn vend kryesor.

MONIKA ZGURO

Pėr bukuroshen qė do tė mbante titullin e Miss Albania 1994, tė qenit
mė e bukura e Shqipėrisė, do tė ishte njė trampolinė e suksesshme pėr
tė arritur sa mė lart. Fillimisht ajo do tė angazhohet nėpėr spektakle,
sfilata, por dhe spote publicitare, e mė pas do tė merrte njė drejtim
tjetėr. Do tė bėhej punonjėse nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, e mė
pas do tė kalonte nė diplomaci, saktėsisht nė Konsullatėn Shqiptare nė
Greqi, pozicion ku ndodhet dhe sot.

VILMA PAPAJANI

Do tė spikaste si njė ndėr vajzat mė tė bukura nė vitin 1994, kur
fituese do tė dilte ikesha e saj, Zguro. Por dhe pse Vilma nuk do tė
arrite tė merrte kurorėn e Miss-it, ajo do tė ishte pėrfaqėsuese e
Shqipėrisė nė kompeticione ndėrkombėtare, si “Miss Intercontinental” nė
vitin 1996. Por rruga e Vilmės do tė ishte diplomimi i saj nė degėn
Farmaci, si dhe familja e saj me dy fėmijėt qė i konsideron mė tė
rėndėsishėm se ēdo gjė tjetėr.

HYGERTA SAKO

Durrsakja ēapkėne do tė ishte njė nga ato bukuroshe qė janė tė “prera
pėr ekran”. Miss Albania 1996, do tė vazhdonte rrugėn e saj televizive,
si prezantuese nė festivale dhe nė “Miss Shqipėria”, gjithashtu dhe nė
“Netėt e Klipit”, por dhe nė shumė emisione tė ndryshme. Dhe pse nėnė
dhe njė grua e suksesshme biznesi, duke qenė se ėshtė sipėrmarrėse e
njė dyqani me fustane nusėrie, sot ajo ende nuk e ka braktisur ekranin,
duke u shfaqur nė si prezantuese nė njė emision nė televizionin
‘Arbėria’.

ALDONA ELEZI

Bukuroshja nga Burreli do tė ishte e para Miss qė do tė niste rrugėn
10-vjeēare tė edicionit “Miss Shqipėria”. Vajza shtatlartė, pas disa
daljeve televizive u zhduk nga ekranet dhe nga ambienti i spektaklit.
Tashmė ajo ndodhet nė Itali, ku pasi provoi nė fushėn e modės si dhe nė
njė film, tashmė ėshtė studente nė njė nga universitet italiane pėr
Mjekėsi.

ZAJMINA VASTAJRI

Ndėr Miss-et mė tė suksesshme tė pas viteve 2000, e cilat nuk u mjaftua
vetėm mė faktin e tė qenit mė e bukura e Shqipėrisė, por dhe performoi
nė aspekte tė tjera tė jetės sė spektaklit, ėshtė dhe Zajmina Vastjari,
“Miss Shqipėria 2002”. Ajo ėshtė ndėr ato Miss-e qė kanė qėndruar
thuajse gjithė kohės nė ekran, fillimisht duke u zgjedhur si imazhi i
vajit “Fiol”, mė pas nė spektakle tė shumta, por dhe si kėngėtare e
skenės shqiptare.

ERIONA IBRO

Vajza me njė bukuri natyrale, e cila kishte mbaruar studimet e mesme nė
kolegjin “Mehmet Akif”, nuk do tė zgjidhte tė vazhdonte nė fushėn e
spektaklit dhe ekranit, pavarėsisht titullit tė “Miss Shqipėria 2003”,
por do tė jetonte jetėn e saj larg nga kureshtja e njerėzve. Tashmė
bukuroshja ėshtė e martuar dhe nė pritje tė ėmbėl tė njė bebushi.

ENKELEDA BARGJO

Pėr bukuroshen qė u shpall “Miss Shqipėria 2004”, fitimi i kurorės sė
Miss-it do tė ishte diēka tė cilėn ajo vėrtet nuk e kishte menduar. Njė
vajzė e cila dhe pse pėrparėsi kishte shkollėn, duke qenė se tani po
kryen fakultetin e dytė, nuk do tė linte kurrė pas imazhin e saj, i
cili do tė shfaqej shpesh nėpėr ekrane dhe revista.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
 
Miss-et e Shqipėrisė.Spektakli dhe cilat familja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismet Ramadani:"Harta e shqipėrisė etnike" si shkas...
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Gold Ag reagon me njė kėngė patriotike pas ndeshjes Serbi - Shqipėri (VIDEO)
» Kastriot Dervishi: Sinjali i parė i qėndresės antikomuniste nė Shqipėri
» Fterra i shkruan PROF.DR.MED.ULF PETER NEUMANNIT-shqip e gjermanisht! !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: