ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 psikologjia dhe feja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
psikologia
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve : 107
Registration date : 19/05/2008

MesazhTitulli: psikologjia dhe feja   Fri Jun 06, 2008 1:46 pm

1. Feja dhe Psikologjia
Pėr tė sqaruar lidhshmėrinė mes fesė dhe psikologjisė, pikėsėpari duhet bėrė
pėrkufizimin e fesė. Feja si term i ndėrlikuar nė gjuhėn arabe emėrtohet me termin
“din” i cili sipas asaj qė transmetohet nė literaturėn fetare mban kuptimet siē janė
“traditė, doke, borxh, respekt, rrugė e cila mbahet dhe ndiqet, dėnim, shpėrblim,
popull”.1 Nė Kur’anin Famėlartė me termin “fe nėnkuptohet jeta e cila kalon me
rregullsi dhe plan jetėsor siē ėshtė tė pėrkulurit ndaj njė autoriteti, pėrshtatja dhe
respektimi i urdhrave dhe ndalesave tė atij autoriteti; nė qoftė se kėtyre urdhrave dhe
ndalesave u pėrmbahet ka shpėrblim, e nė tė kundėrtėn, tė besohet se do tė ketė
dėnim”.2
Nė gjuhėt e Perėndimit termi “fe” mė sė shumti njihet me emrin “religjion”. Nė qoftė
se e shikojmė nga aspekti etimologjik, do tė vėrejmė se termi fe ėshtė nė lidhshmėri
me termin e gjuhės latine “religio”. Ky term si i kėtillė mė sė shumti pėrkufizohet si:
fe, fetarėsi, tė lidhurit pėr Zotin me dashuri e respekt.3
Vėshtirėsitė qė hasen nė pėrkufizimin e fesė janė tė natyrės siē ėshtė njohja e
karakterit thelbėsor, cilėsitė e personit i cili i jep pėrkufizimin, botėkuptimet,
profesioni nė tė cilin vepron, periudha nė tė cilėn bėhet pėrkufizimi, gjendja sociale,
politike, ekonomike, veēoritė kulturore dhe njohja e mėnyrės se si bėhet pėrkufizimi i
saj.4 Krahas tė gjitha kėtyre vėshtirėsive, ne kėtu do tė japim disa nga ato pėrkufizime
qė i janė bėrė fesė.
William James-i termin “fe” e percepton nga tre aspekte siē janė “ndjenjė, sjellje dhe
pėrvojė”.5 Sipas James-it, feja ėshtė “besimi i njerėzve nė gjėrat, tė cilat i njohin si hyjnore, tė medituarit gjatė kohės kur gjenden para tyre, tė pėrjetuarit e pėrvojave
personale tė njerėzve, aktivitetet dhe ndjenjat e tyre”.6
Prej mendimtarėve tė njohur tė fesė Regis Jolivet-i nė fjalorin filozofik e ka
pėrkufizuar fenė nga dy aspekte edhe atė:

a) Nga aspekti subjektiv: “Feja ėshtė dashuria e ardhur nga brendia e njeriut, tė lidhurit
pėr Zotin me lartmadhėrim dhe mbėshtetje (mirėbesim); pranimi dhe respektimi i asaj
se njeriu ėshtė i detyruar tė jetė i lidhur pėr Allahun dhe ndaj tė gjitha ligjeve,
parimeve dhe qėllimeve tė tij me mendje tė shėndoshė dhe ndjenja tė pastra.

b) Ndėrsa nga aspekti objektiv: Tė shprehurit me vepra dhe aktivitete tė asaj
subjektives qė ndihet me ndjenjat fetare dhe besohet siē janė: ritet fetare, sakrificat,
duaja dhe adhurimet, sikur edhe obligimet morale-etike”.7
Njė ndėr pėrkufizimet ėshtė edhe ky: “Feja ėshtė ajo qė i sjell nė lidhshmėri vetė
individėt me Zotin, me njė jetė mbinatyrore dhe nė marrėdhėniet e tyre shoqėrore; ajo
sjell vendime dhe bėn vlerėsime pėr gjėrat e paraqitura nė botė dhe si e tillė ėshtė njė
sistem traditash, manifestimesh, ritesh dhe besimesh”.8
Tė zbuluarit e tezės nė filozofinė moderne dhe psikologjinė e fesė “qartė e sqaruar”
(eksplicite) ose “kuptim i fshehur” (implicite), ėshtė tregues i vazhdueshmėrisė sė
fesė. Kjo do tė thotė se feja ėshtė diē permanente, e pėrhershme dhe e
pashkatėrrueshme. Shkaku i kėsaj qėndron pikėrisht aty se i ėshtė inherente
(karakteristikė e lindur) natyrės sė njeriut dhe ēdo humbje e saj prej shikimit, nė tė
vėrtetė ėshtė mėnyrė e njė transformimi tė ri tė pėrhershmėrisė sė saj.9
Antoine Vergote nė librin e tij tė emėrtuar Religion, Foi et Incroyance: Etude
Psychologique (Feja, besimi dhe mosbesimi: Njė hulumtim psikologjik), pėrkufizimin
e fesė e bėn kėshtu: “Feja ka tė bėjė me njė qenie (ose mė shumė) mbinatyrore dhe
ėshtė njė tėrėsi nė lidhje me disa shenja (indikacione), sjellje, ndjenja dhe gjuhė”. Nė
kėtė mėnyrė Vergote duke e pranuar pozitivitetin kulturor tė fesė, mendon si
nėpėrmjet lidhjeve psikologji, fe dhe disa gjėrave tė tėrėsishme qė shprehin
ngjashmėri me fenė, do tė gjejė mundėsinė e hulumtimit tė kėtyre lidhshmėrive.10
Sa i pėrket Freud-it, ai mundohet qė zanafillėn e fesė ta largojė nga botėkuptimi se
mund tė jetė diēka e mbinatyrshme ose e lindur nė njeriun. Ai fenė mundohet ta
pėrkufizojė si fryt tė mendimit tė njeriut rreth asaj se ėshtė figurim i babait nga frika apo nga shkaqe tė tjera. Pėr tė me rėndėsi ėshtė se feja ėshtė lindur dhe pėrhapur me
paraqitjen e kulturave tė ndryshme.11 Sipas Freud-it, sikur qė janė ngjarjet e
sublimacionit nė shkencė, moral, art, gjithashtu edhe feja ėshtė njė fryt i tillė dhe ėshtė
superego. Para se tė bėjė ndėrrimin e lėkurės dhe tė dalė sipėr superegos, nė themel ka
komponentė tė tjerė. Shenja e vėrtetė e Zotit ėshtė babai. Me tė vėrtetė Zoti, sipas tij,
ėshtė babė i sublimuar (lartėsuar).12 Freud-i ka pasur pėr qėllim qė pėrjetimin e fesė ta
sqarojė nėpėrmjet komplekseve dhe ndjenjave instinktive tė brendshme. Mendimeve
tė Freud-it i pari qė u ėshtė kundėrvėnė ka qenė Jung-u, i cili zanafillėn e fesė e ka
kėrkuar nė nėnvetėdijen kolektive.13
Psikologjia, jetėn fetare tė njė individi e pranon dhe e bėn lėndė studimi, sikur qė e
studion vetėdijen ose nėnvetėdijen e individit, po ashtu edhe sikur tė gjitha sjelljet
edhe fenė apo jetėn fetare e studion nė tė njėjtėn mėnyrė.14
Si pėr fillim, meqė feja ka ardhur bashkė me njeriun, atėherė ēdo gjė fetare ėshtė
psikologjike; mirėpo kjo assesi nuk jep tė kuptojmė se feja rrjedh prej psikologjisė.
Feja si njė sistem simbolik, nuk ėshtė e njėjtė me psikologjinė. Atėherė obligim i
psikologjisė ėshtė qė tė studiojė ēdo gjė psikologjike nė fe, tė krijojė mjete dhe metoda
matėse, ndėrsa pėr materialet qė janė tubuar gjatė hulumtimeve, tė ndėrtojė njė sistem
teorik nė lidhje me termat dhe si pėrfundim tė jetė nė gjendje qė mundėsisht dhe nė
bazė tė sė perceptuarės tė shprehė dhe tė marrė vendime.15
Sado qė feja ėshtė njė e vėrtetė objektive, ajo po ashtu ėshtė edhe njė e vėrtetė
psikologjike. Sikur qė zė vendin mė tė rėndėsishėm nė sistemin e vlerave tė
pėrgjithshme, nė tė njėjtėn kohė pėr shpirtin e njeriut ėshtė dhe paraqet njė fuqi
superiore. Feja drejtpėrsėdrejti mbėshtetet nė gjėrat e pėrjetuara dhe pėrvojat
individuale.16
Nė kėtė kontekst feja ėshtė njė asociacion qė pėrcakton dhe nga i cili ndikohen
qėndrimet dhe sjelljet njerėzore, marrėdhėniet ndėrnjerėzore dhe jeta individuale dhe
shoqėrore.17
Po qe se fenė dhe jetėn fetare e marrim si njė tė vėrtetė sociale dhe psikologjike,
atėherė jemi tė detyruar qė brenda psikologjisė sociale dhe psikologjisė sė fesė ta
cekim rėndėsinė e jetės fetare nė jetėn shoqėrore dhe nė marrėdhėniet ndėrnjerėzore.
Meqė feja ėshtė njė e vėrtetė brenda kulturės, atėherė medoemos qė individėt dhe
grupet shoqėrore duke e pasur ndikimin fetar, atė e shprehin nė veprat dhe sjelljet e
tyre.18 Feja si e tillė, me ndikimin e saj nė jetėn shpirtėrore dhe morale tė individit apo
shoqėrisė, nė marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve dhe nė disa ligje me tė cilat e rregullon
shoqėrinė, i mundėson njerėzimit dhe shoqėrive tė ndryshme nė botė njė jetė tė lumtur
dhe tė qetė.19
Ai qė funksionin social tė fesė e vė nė shprehje mė sė tepėrmi ėshtė Durkheim-i, i cili
fenė e pėrkufizon nė kėtė mėnyrė: “... ėshtė sistem i pėrbashkėt i plotėsuar me gjėra tė
shenjta, ose thėnė thjesht, me gjėra tė ndaluara dhe tė lejuara. Ky sistem pėrbėhet prej
besimeve dhe disa praktikave tė cilat i vė nė shprehje popullata”.20 Vetėm se kėto
praktika fetare nuk janė tė veēanta vetėm pėr fenė, por si tė tilla edhe respektimi dhe
pėrshtatja e ligjeve tė njė individi bien nė kėtė grup. Sipas Durkheim-it burimi i fesė
janė faktet psiko-sociale.21
Nė pėrkufizimin qė e bėn T. Parsons-i, thekson se: “Feja ėshtė njė botėkuptim dhe
proces i zhvilluar mbi gjithėsinė, pozitėn e njeriut nė gjithėsi, marrėdhėniet e individit
me tė tjerėt, me rrethin dhe shoqėrinė; mbi gjėra tė dėshiruara apo jo, mbi atė qė
ekziston ose nuk ekziston, e kėshtu me radhė”.22 Si pėrfundim mund tė themi se feja, me atė formė me tė cilėn e ekspozon veten brenda
jetės kulturore paraqet njė sistem simbolik,23 njė institucion (asociacion) social dhe
ėshtė e pėrbėrė nga jeta subjektive. Atėherė, me tė studiuarit e fenomenit fe nga jashtė
nė jetėn sociale dhe kulturore tė njeriut, edhe pėrbrenda me tė studiuarit e fushės
psikologjike mund tė arrihet nė tė dhėna mė frytdhėnėse.24
Nė qoftė se i afrohemi temės sonė, atėherė do tė shohim se tė marrėt me tė studiuarit
mė tepėr tė anės pėrjetuese dhe pėrvojės sė fesė ėshtė mė rezultuese, sepse pėrbėrja
shpirtėrore e individit, bota e brendshme e tij, tė ngjallurit e ndjenjave dhe mendimeve
fetare dhe nga kėto tė ardhurit e gjithė veprimtarisė sė tij fetare, janė pjesėt pėrbėrėse
tė jetės fetare nė pėrgjithėsi.25 Tė studiuarit dhe tė sqaruarit e besimit si njė fakt
shpirtėror (psikik), vatėrzimi i adhurimeve (lutjeve) qė janė vepėr e vullnetit dhe
dėshirės, qėndrimeve fetare me ndikimin e tyre nė jetėn fetare dhe shoqėrore, me
metoda psikologjike sado qė janė temė e Psikologjisė sė Fesė, po aq janė lėndė e
studimit tė Psikologjisė Sociale.
Studimi i jetės fetare, besimit, ibadeteve (lutjeve) dhe ndikimit fetar duke e lėnė
mėnjanė aspektin individual, aspekti social i kėtyre dukurive hyn nė fushėn e
studimeve shoqėrore-psikologjike.26 Pėr kėtė arsye, nė studimin tonė jeta fetare
(fetarėsia) me tė gjitha aspektet ėshtė menduar si “njė synim qėndrimi” dhe ėshtė
studiuar me metoda tė psikologjisė sociale, qė do tė thotė se mundėsia e studimit tė
jetės fetare me kėto metoda, na i bėn me dije gjėrat e pėrbashkėta dhe lidhjet qė
ekzistojnė ndėrmjet psikologjisė sė fesė dhe asaj sociale. Nė nėntitullin qė vijon, do tė
pėrpiqemi qė nė mėnyrė sa mė tė thuktė t’i paraqesim ēėshtjet e studimit tė kėtyre dy
drejtimeve tė psikologjisė.

2. Psikologjia e Fesė dhe Psikologjia Sociale
Tė gjitha pėrkufizimet dhe sqarimet e dhėna kanė pasur pėr qėllim qė tė tregojnė
lidhshmėrinė ndėrmjet fesė dhe psikologjisė, e kjo na bėn tė kuptojmė se lidhshmėria e
tillė mė sė shumti i intereson shkencės sė psikologjisė sė fesė. Pėr kėtė arsye ne kėtu
duhet qė lėndė studimi t'i bėjmė njohuritė qė janė nė lidhje me tė. Psikologjia e fesė
studion ndjenjat dhe mendimet fetare tė individit qė janė cilėsi tė veēanta tė tij,
veēoritė fetare tė njeriut nė shpirt dhe ndikimet qė i ka feja nė sjelljet e tij si individ.
Po qe se vėrejmė nga ky kėnd i psikologjisė sė fesė, do tė vėrtetohemi se psikologjia e
fesė nuk ėshtė perspektivė tjetėr nga psikologjia e pėrgjithshme. Si degė e psikologjisė
sė pėrgjithshme dhe e cila lėndė tė studimit tė vet ka ndjenjat dhe zhvillimin e
mendimit fetar tė individit, veten e gjen brenda kufijve tė teologjisė dhe psikologjisė.
Lėndė studimi e kėsaj disipline ėshtė jeta fetare e individit; ndėrsa qėllimi i saj ėshtė
qė nė aspekte psikologjike tė studiojė mendimin, ndjenjat dhe sjelljet fetare tė tij.27
Nė shkallė tė parė temė e studimit tė psikologjisė sė fesė ėshtė kuptimi dhe strukturimi
(pėrbėrja) i psikikės (shpirtėsisė) sė jetės fetare. Temė e studimit tė psikologjisė sė
fesė ėshtė tė vėrejė jetėsimin e fesė nė shpirtin (psikikėn) e individit, studimi dhe
hulumtimi i dukurive subjektive qė paraqiten nė jetėn e tij.28 Psikologjia e fesė si
shkencė njerėzore qė studion ngjarjet (fenomenet) fetare, temė tė studimit tė vet bėn
ēdo pėrjetim shpirtėror tė njeriut dhe sjelljet e tij tė cilat nė vete ngėrthejnė
karakteristika fetare.29 Nė bazė tė kėsaj mund tė thuhet se tendenca dhe zgjuarsia fetare, dėshirat dhe interesi fetar, ndjenjat dhe pėrjetimet fetare, qėndrimet dhe besimi
fetar, lutja dhe adhurimet, pendimi dhe udhėzimi janė temat pikė nise tė psikologjisė sė fesė.30
Nga tė gjitha kėto pėrkufizime dhe sqarime, temat qė i merr si ēėshtje studimi, mund tė radhiten nė kėtė mėnyrė: Si formohet dhe zhvillohet besimi nė Zotin dhe besimi nė fe? Ēfarė mendimesh kanė njerėzit rreth fesė dhe temave fetare? Ēfarė janė konceptet (botėkuptimet) pėr fenė te njerėzit? Cilat janė ato ndjenja qė e ushqejnė jetėn fetare tė njeriut dhe nė ēfarė shkalle ėshtė ndikimi i tyre? Nė ēfarė veprash dhe sjelljesh fetare gjenden njerėzit dhe si ndikojnė kėto sjellje nė jetėn e brendshme tė njeriut?31 Psikologjia e fesė ėshtė shkencė qė studion pėrjetimet dhe sjelljet fetare dhe faktorėt tė
cilėt ndikojnė nė daljen nė shesh tė kėtyre dukurive. Qėllimi i saj si shkencė ėshtė qė
duke u thelluar nė hollėsitė e veprave fetare, tė japė njohuri sa mė objektive brenda
kornizave tė objektivitetit dhe kritereve shkencore si dhe tė mundohet qė ta
pėrshkruajė ndikimin fetar dhe dimensionet e ndikimit nė jetėn e njeriut.32 Nga detyrat parėsore tė psikologjisė sė fesė janė fushat nė tė cilat depėrtojnė sjelljet
fetare, format, kombinimet, tė bėjė observimin dhe me metoda pėrshkruese ta nxjerrė
nė shesh zhvillimin e tyre. Njė nga synimet kryesore tė psikologjisė sė fesė nga njėri
aspekt ėshtė pjesėmarrja dhe pėrjetimi fetar, i cili detyrimisht ndonjėherė ėshtė rezultat
i njė vetėdijeje tė shėndoshė ose disa qėllime tė fshehura dhe nxjerrja e kėtyre
kuptimeve nė shesh, ndėrsa nga ana tjetėr, vėnia nė pah e mėnyrės sė organizimit dhe
pėrbėrjes individuale tė fesė, mėnyra si formohet dhe qėllimi i saj.33 Qėllimi i psikologjisė sė fesė duhet tė jetė vetėm pėrfitimi i tė vėrtetave shkencore dhe
qėndrimi objektiv ndaj ēdo aktiviteti fetar. Nuk duhet tė marrė pėrsipėr mbrojtjen,
kritikėn ose shkatėrrimin e asnjė feje, por duhet tė bėjė vetėm studimin e gjėrave ashtu
siē janė.
Psikologjia e fesė si nėndegė e psikologjisė sė pėrgjithshme nuk lidhet pėr degėt dhe
drejtimet e psikologjisė dhe nuk u vihet nė shėrbim atyre, por me sy tė njė
paanshmėrie mundohet qė t'i studiojė ngjarjet. Ka pėr qėllim qė nė saje tė tė dhėnave
tė cilat i ka arritur nė studimin e vet tė bėjė gjeneralizimin (pėrgjithėsimin) e tyre si
dhe sistematizimin e parimeve qė i ka arritur pas hulumtimit tė bėrė.34
Njė qėllim tjetėr i psikologjisė sė fesė ėshtė ta sqarojė formulimin e besimit, mendimit
fetar, ndjenjave fetare, qėndrimit fetar dhe sjelljet fetare nė njeriun, ndaj kėsaj tė sqarojė zhvillimin dhe ndryshimin e tyre dhe t’i gjejė dallimet dhe ngjashmėritė
ndėrmjet njerėzve nė ēėshtjet fetare.35
Meqė bėmė disa sqarime dhe dhamė disa pėrkufizime nė lidhje me shkencėn e
psikologjisė sė fesė, tash do tė mundohemi tė japim disa njohuri nė lidhje me
psikologjinė sociale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
psikologia
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve : 107
Registration date : 19/05/2008

MesazhTitulli: Re: psikologjia dhe feja   Fri Jun 06, 2008 1:46 pm

. Psikologjia Sociale dhe tema e saj
Fjala e parė e togfjalėshit Psikologji Sociale ka kuptimet e veta tė cilat do tė ceken pak
mė poshtė. Ndėrsa sa i pėrket fjalės sė dytė e qė ėshtė “Sociale” ka kuptimin e
proceseve sociale dhe sjelljeve ndėrnjerėzore. Termi psikologji pėrbėhet prej fjalėve
“psiko”-shpirt dhe “logos”-shkencė (njohuri). Nėse vijmė nė pėrfundimin se
psikologjia ėshtė shkencė qė studion shpirtin, duhet tė kemi parasysh se ajo merret me
shpirtin. Kėtu do ta pėrmendim Zimbardo-n (1979), i cili psikologjinė e pėrkufizon nė
katėr shkallė tė ndryshme:
Nė aspekt tė shkallės shkencore: Hulumtimi i sjelljeve tė ndryshme tė njeriut dhe
llojeve tė gjalla dhe shkaqet e tyre duke i pėrdorė vėzhgimin e kujdesshėm dhe provat
e sakta si metoda studimi.
Nė shkallė tė kuriozitetit (courios): Psikologjia nė vete pėrmban pyetjet me tė cilat
mundohet tė arrijė deri te e vėrteta, tė kuptuarit e mėnyrės dhe shkakut tė ngjarjeve
(dukurive) dhe nė fund, zbėrthimi i fshehtėsive tė natyrės njerėzore.
Nga aspekti i shkallės sė gjithanshme ėshtė: Njė mėnyrė e tė menduarit se si gjallesat
ia dalin nė fund me rrethin e tyre dhe mėnyrėn se si ndikohen nė mes vete.
Ndėrsa nė aspekt tė shkallės pragmatike: Njihet si mjet i cili pėrdoret pėr zhvillimin e
cilėsisė (karakteristikave) tė jetės njerėzore.36
Tani kur i kthehemi pėrkufizimit tė psikologjisė sociale, vėrejmė para nesh njė tablo tė
shumėngjyrshme. Pėr kėtė arsye ne do t'u qasemi ēėshtjeve qė psikologjia e fesė i merr
pėr lėndė studimi-hulumtimi.
“Psikologjia sociale ėshtė shkencė e cila me metoda shkencore hulumton (studion)
jetėn dhe pėrvojat (pėrjetimet) e individit nė lidhje me rrethin e stimuluesve
(paralajmėruesve) socialė”. Kėto gjendje stimuluese sociale pėrbėhen ose formulohen
prej njerėzve (individėve dhe grupeve) tė rrethit kulturor-social.37
Me njė pėrkufizim tjetėr do tė kishim thėnė se psikologjia sociale nėnkupton studimin
nė mėnyrė shkencore tė sjelljes ndėrnjerėzore (interpersonal behavior) dhe ngjarjeve
apo dukurive.38 Me fjalė tė tjera “Psikologjia sociale ėshtė degė shkencore qė ka pėr
qėllim tė studiojė sjelljen, ndjenjėn ose mendimet e njė individi me sjelljen apo vetitė
e individėve tė tjerė si formohen dhe nė ēfarė aspekti ndikohet prej tyre”.39
Qėllimi fundor i psikologjisė sociale ėshtė qė tė gjejė ligje pėrkatėse pėr zhvillimin,
ndryshimin dhe natyrėn e vėrtetė tė ngjarjeve tė sjelljes ndėrnjerėzore. Nga ky aspekt
kuptojmė se ajo hulumton (analizon thellė) ndikimin social ndėrmjet njerėzve dhe
individit nė grup, turmė, nė marrėdhėniet formale ose tė afėrta. Ky lloj hulumtimi
mund tė realizohet nė tri shkallė themelore edhe atė: shkallėn e sjelljes, njohjes
(informuese) dhe ndjenjės. Nė shkallėn e sjelljes kėrkohet njė lidhje midis llojit tė
sjelljes, frekuencės dhe fuqisė me veēoritė e marrėdhėnieve ndėrnjerėzore. Nė
shkallėn e njohjes gjurmohen pėrkapjet e personit, periudhat mendore dhe veēoritė e
qėndrimit dhe pritjeve (shpresave). Ndėrsa, shkallėn e tretė e pėrbėjnė gjurmimi i
ndjenjave, emocioneve (ngacmimeve) nė marrėdhėniet midis njerėzve.40 Psikologjia sociale si njė disiplinė e fokusuar mbi marrėdhėniet njerėzore, me kėtė
cilėsi ėshtė nė rrugė pėr t'u bėrė njėra ndėr degėt shkencore parėsore tė shoqėrive
moderne. Ajo ėshtė njė mes, disiplinė e fushėveprimit e cila nė vete ngėrthen rrymat
sociologjike dhe psikologjike. Psikologjia sociale studion sjelljen e individit apo
individėve brenda kornizave tė ndikimit social. Analiza psiko-sociale dallon nga
analiza sociale e cila aspak nuk i vė nė konsideratė veēoritė njerėzore ose nga ajo
psikologjike, e cila nuk i vė nė konsideratė veēoritė e shoqėrisė nė tė cilėn gjendet
individi, nė atė mėnyrė qė veten e drejton nė studimin e ndikimit tė shkallės personale
me atė shoqėrore d.m.th. i bashkon veēoritė e individit me ato tė shoqėrisė. Duke e
bėrė kėtė, nė shkallė tė analizės psiko-sociale qėndrohet nė marrėdhėniet kauzale mes,
nė raste tė shumta, ndryshimit tė pavarur tė dukurisė sociale, ndryshimit personal dhe
njė ndryshimi tė varur i cili shtrihet nė dimensionin sjellor-social.41
Nga e gjithė ajo qė u cek deri mė tani nė lidhje me fushėstudimin e psikologjisė
sociale, mund tė thuhet se psikologjia sociale pėrkufizohet si degė shkencore qė i
studion sjelljet dhe marrėdhėniet e njeriut brenda shoqėrisė. Kėtu duhet cekur edhe atė
se brenda sjelljeve dhe marrėdhėnieve, mund tė futen edhe simbolet apo pėrvojat
fetare qė i pėrjetojnė individi ose shoqėria. Prej kėtu na bėhet me dije edhe lidhja e
ngushtė ndėrmjet psikologjisė sė fesė dhe psikologjisė sociale. Nė kėtė punim do tė hulumtohen marrėdhėniet ndėrmjet identitetit social dhe jetės fetare brenda
perspektivave tė psikologjisė sociale dhe psikologjisė sė fesė.

4. Disa pikėpamje nė lidhje me jetėn fetare
Feja si dukuri e cila lidhshmėrinė e saj e mban me atė qė ėshtė mbinatyrore, si
pikėsynim tė vetin ka qė t’i afrojė dhe bashkojė tė gjitha aspektet e jetės dhe botės. Ky
bashkim nuk mbėshtetet vetėm nė rregullimin e disa termave por pėrkundrazi, ajo
ėshtė njė lidhshmėri dhe njė tėrėsi e gjallė. Njeriu fetar nė lidhshmėri apo marrėdhėnie
tė kėtilla, merr pjesė me tė gjitha pėrmasat e personalitetit tė vet. Pikėrisht kėtu duhet
cekur se jeta fetare ėshtė ajo e cila nė vete i ngėrthen tė gjitha dimensionet e jetės sė
njeriut.42
Jeta fetare si njė ndėr temat mė tėrėsore tė psikologjisė sė fesė, nė vete i pėrmbledh tė
gjitha ato dukuri dhe pėrvoja qė i ngėrthejnė tė gjitha aspektet e jetės sė njeriut.
Jeta fetare nga njė pikėpamje mund tė pėrkufizohet si tėrėsi ndjenjash, mendimesh dhe
sjelljesh qė janė tė lidhura me diēka tė pafund e tė mbirealtė. Duhet cekur se: “Nė
pėrjetimet psikike qė kalojnė nė jetėsimin fetar marrin pjesė ndjenjat, mendimet,
gjendjet dhe tė gjitha qėndrimet fetare”.43
Jeta fetare, ėshtė ajo e cila nė individ apo nė shoqėri na bie nė sy si njė tėrėsi e disa
lėvizjeve. Ajo pėrbėhet prej dy komponentėve: asaj qė ka tė bėjė me besimin dhe asaj
qė ka tė bėjė me sjelljet (adhurimet). Nė kėtė kontekst besimi dhe adhurimet janė
thelbi i jetės fetare dhe kėta dy komponentė janė nė lidhshmėri tė ngushtė dhe tė fortė
midis vete. Besimi si pjesė pėrbėrėse e jetės fetare nė aspektin shpirtėror, ėshtė ngjarje
psikologjike. Meqenėse adhurimet janė rezultat apo sjellje tė cilave pėrjetėsimi u vjen
nga rrėnja e besimit (imanit), edhe ato i kanė themelet e tyre psikologjike. Thelbi i
jetės fetare ėshtė besimi. Vetėm nė atė vend ku shihet besimi, adhurimi gjen jetė.44
Besimi ėshtė njė pėrjetim psikik dhe si i tillė pėrbėn anėn subjektive tė fesė. Ai nuk
ėshtė vetėm njė besim i zakonshėm. Aty vėrehet njė lidhje e fortė e vullnetit pėr njė
fuqi absolute, ku individi gjen tė vėrtetėn dhe rehatinė e kėnaqėsinė shpirtėrore. Me
kėtė besim njeriu vjen deri te ndjenjat me tė cilat arrin ta kuptojė rehatinė e brendshme
tė tij. Njeriu qė beson ėshtė i lumtur, ėshtė ai i cili ballafaqimin e tij me ngjarjet e
pėrditshme e bėn me pjekuri dhe mbėshtetje tė vėrtetė nė Zotin.
Adhurimet janė sjellje ose vepra tė cilat mbėshtetjen e tyre e gjejnė nė burimet fetare
(shpalljet) dhe si traditė fetare e cila me format dhe mėnyrėn e saj bėn lartmadhėrimin
e Zotit. Po sikur besimi, i cili e ndriēon jetėn e njė fetari dhe ushqimin e fuqinė i merr nga ibadeti, po ashtu edhe adhurimi ėshtė njė nevojė shpirtėrore. Me adhurimin kemi
pėr qėllim tė pėrmendurit e Zotit, eliminimin e qėndrimeve shtazarake, dashurinė ndaj
njerėzve tė tjerė dhe mėshirėn ndaj tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
psikologia
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve : 107
Registration date : 19/05/2008

MesazhTitulli: Re: psikologjia dhe feja   Fri Jun 06, 2008 1:47 pm

5. Dimensionet e fesė
Hulumtuesit tė cilėt mendojnė se pėr ta studiuar fenė e individit apo tė ndonjė grupi
nuk mjaftojnė vetėm besimet dhe shpeshėsia e adhurimeve, bėjnė pėrpjekje me tė cilat
fenė e studiojnė brenda shumė dimensioneve tė llojllojshme. Nė veēanti kjo metodė
mė sė shumti ėshtė e pėrvetėsuar nga sociologė dhe psikologė qė merren me ēėshtjet e
besimit dhe fesė. Qėllimi fundor i tyre ėshtė qė duke e studiuar fetarėsinė nga aspekte
dhe dimensione tė llojllojshme dhe duke ofruar komente dhe tipologji, nė mėnyrė sa
mė tė efektshme ta kuptojnė jetėn fetare.
Meqenėse studimi ka tė bėjė me temėn tė cilėn ne e trajtojmė, kėtu do ta cekim
punimin tė cilin sė bashku e ka realizuar Glock dhe Stark-u, tė cilėt pėr klasifikimin
kryesor tė dimensioneve fetare, si bazė i kanė marrė pesė dimensionet e saj pėr tė cilat
edhe ne kėtu nė mėnyrė tė shkurtėr do tė mundohemi tė japim disa sqarime.
Sipas mendimit tė kėtyre dijetarėve, dimensionet e fesė janė kėto:

a. Dimensioni ideologjik
Ky ėshtė njė dimension qė ka tė bėjė me anėn teorike tė besimit i cili mbėshtetet nė
themelet e besimit fetar. Ky lloj i lidhshmėrisė fuqinė e vet e gjen dhe shpreh nė tė
besuarit. Njeriu fetar, ka bindje tė caktuara tė cilat kėtė individ e lidhin me Krijuesin
dhe e fusin nė marrėdhėnie me tė.46 Kėtė dimension e pėrbėjnė mendime tė cilat
njeriun e lidhin me njė botė jashtė qenies dhe fuqisė sė tij47 ose, thėnė mė ndryshe me
botėn tjetėr apo me qenie mbi botėn.48

b. Dimensioni i adhurimeve (riteve fetare)
Ky ėshtė dimension qė nė vete ngėrthen aprovimet (aplikimet) fetare dhe si i tillė i
pėrmbledh adhurimet sikur qė janė lutja, namazi, haxhxhi (pelegrinazhi), ritet,
sakrifica (kurbani), tė cilėt janė shprehje e pėrjetėsimit fetar. Kėto janė disa fjalė ose
lėvizje tė cilat shprehin lidhshmėrinė dhe robėrimin ndaj Zotit ose janė sjellje fetare qė kanė pėr qėllim afrimin me Tė. Kur jemi te ky dimension H. Peker thekson qartė se te
adhurimet roli i vullnetit ėshtė shumė i rėndėsishėm.49 Sa u pėrket shkaqeve qė janė tė
lidhura me adhurimet, nė pėrgjithėsi aty shprehet falėnderimi ndaj Zotit dhe
mirėnjohja ndaj begative tė dhėna.50 Thėnė shkurt, ato janė disa lėvizje qė i mbajnė tė
gjalla marrėdhėniet apo lidhshmėrinė tonė me Zotin.51

c. Dimensioni i pėrvojės
Nė kėtė dimension bėjnė pjesė intuita, ndjenjat (emocionet), ndjeshmėritė dhe tėrėsia e
pėrkapjeve qė zėnė vendin mė tė rėndėsishėm nė jetėn fetare tė njeriut dhe tė cilat e
mbajnė ndikimin e Qenies Hyjnore dhe nėpėrmjet tyre e informojnė besimtarin nė
lidhje me to.52 Elementet mė tė rėndėsishme tė kėtij dimensioni janė ndjenjat, sikur
frika fetare, dashuria, habia, lidhja e ngushtė, qėndrueshmėria, siguria-besimi,
strehimi, dorėzimi, shpresa, durimi, mirėnjohja, nderi, lartmadhėrimi, pikėllimi e tė
tjera.53 Nė ndjenjėn fetare frika dhe dashuria janė pranė njėra tjetrės. Schleiermacher
pohon se ndjenjėn fetare e formon “lidhshmėria absolute”.54 Ndėrkaq Paviqeviqi
drejtimin e ndjenjave fetare kah “qenia e botės tjetėr” nga aspekti psikologjik e
konsideron mė se normal. Sipas tij, tė kesh aspirata ndaj asaj nuk pengon asgjė.55

ē. Dimensioni intelektual
Nė bazė tė mendimeve tė njė grupi tė konsiderueshėm autorėsh, ky dimension
konsiderohet pjesa mė kryesore e fetarėsisė. Kėtu ka pėr qėllim personin i cili sadopak
ndjehet fetar nė lidhje me temat fetare dhe burimet e tyre, dhe qė ka njohuri pėr kėto
ēėshtje. Gazaliu paraqet mendimin se “hulumtimi i disa argumenteve nė lidhje me
besimet fetare dhe nė suaza tė intelektit tė shėndoshė, krijimi i njė bindjeje tė sinqertė
mbi gjithėsinė, realizojnė dimensionin intelektual tė fesė”.56

d. Dimensioni i ndikimit
Nė kėtė dimension hyjnė tė gjitha tekstet fetare qė i udhėzojnė njerėzit pėr veprat qė
duhet bėrė, e nė tė njėjtėn kohė me ndikimin fetar pėrcaktojnė llojin e botėkuptueshmėrisė te njerėzit. Dimensioni i ndikimit si i tillė, mund tė thuhet se mė
sė shumti ka tė bėjė me relacionin njeri-njeri se sa me atė njeri-Zot.57 Feja ėshtė faktor
i tillė qė ka fuqinė tė ndikojė nė rregullimin e jetės sė njeriut, nė planifikimet e tij tė
ardhmėrisė, nė marrėdhėniet qė i ka me tė tjerėt, thėnė shkurt, nė tė gjitha poret e jetės
sė tij.
Duhet cekur atė se krahas atyre pesė dimensioneve tė fesė tė cilat ne kėtu nė mėnyrė tė
shkurtėr u munduam t'i sqarojmė, sipas psikologėve dhe sociologėve tė fesė ose sipas
atyre qė merren me studimin e ēėshtjeve fetare, ekzistojnė edhe dimensione tė tjera tė
fesė. Njėri ndėr ta ėshtė G. Allporti. Ai paraqet dy lloje tė ndryshme tė fetarėsisė: edhe
atė me burim tė jashtėm (extrinseque) dhe fe me burim tė brendshėm (intrenseque).
Nė modelin e fesė me burim tė jashtėm, feja nuk ėshtė faktori pėrcaktues i gjithė
veprimtarisė, mirėpo ajo ėshtė mjet qė pėrdoret nga disa pėr t’i arritur qėllimet e tyre
personale dhe poseduesit e kėsaj prirjeje fenė e pėrdorin me qėllim tė realizimit tė
idealeve dhe planeve tė tyre jetėsore. Ndėrsa sa i pėrket atij me burim tė brendshėm,
ose poseduesit tė njė prirjeje tė lindur nga brenda, nė fe i gjen motivimet kryesore tė
jetės sė tij, dhe tė gjitha nevojat tjera tė kėsaj jete i vė nė konsiderim tė rendit tė dytė.
Tipat e kėtillė planifikimet e tyre mundohen t'i bazojnė nė burimet fetare dhe ēdo gjė e
sjellin nė pajtim me burimet fetare.58 Po qe se nga aspekti Islam bėjmė njė vlerėsim
rreth kėtyre ēėshtjeve, mund tė themi se ky model nė plan tė parė e nxjerr dimensionin
e tasavvufit (pra atė mistik).
Njė pikėpamje e ndryshme e dimensioneve fetare ėshtė e paraparė nga ana e Pantiqit, i
cili nė hulumtimin e tij, sjelljet e njerėzve ndaj institucioneve fetare i konsideron si njė
dimension fetar tė veēantė nga tė tjerėt. Qėllimi i autorit kėtu nuk ėshtė vetėm forma e
organizimit ose pėrbėrjes sė institucioneve fetare, por nė rend tė parė vijnė veēoritė nė
lidhje me qėndrimet e njerėzve fetarė ndaj xhamisė apo kishės.
Ekzistojnė edhe njerėz tė tillė tė cilėt pohojnė se simbolet luajnė rol tė rėndėsishėm nė
fe dhe kėto simbole i konsiderojnė si dimension i veēantė i fesė. Pohimet e tyre i
bazojnė duke thėnė se nėn simbolet ekzistojnė disa shenja nėpėrmjet tė cilave disa
njerėz arrijnė tė thellohen nė mendime abstrakte, ndjenja tė ndryshme ose udhėzohen
nė disa ide tė cilat jashtė kėtyre simboleve nuk mund t'i realizojnė. Kėto simbole mund
tė jenė fetare ose jashtė kontekstit tė fesė. Sa pėr ilustrim pohojnė se kisha ėshtė ajo qė
tė pėrkujton “shtėpinė e Zotit”, ose njė simbol jofetar sikur gjarpri i cili ėshtė njė
simbol i pėrhershmėrisė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
psikologia
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve : 107
Registration date : 19/05/2008

MesazhTitulli: Re: psikologjia dhe feja   Fri Jun 06, 2008 1:48 pm

Sa u pėrket atyre tė cilėt organizimet fetare i konsiderojnė pjesė pėrbėrėse dhe tejet tė
rėndėsishme tė fesė, ata pohojnė se, pjesėtarėt tė cilėt i pėrkasin njė feje tė pėrbashkėt
pėr t'i mbrojtur botėkuptimet e tyre fetare dhe pėr t'i mėkėmbur ato duke u drejtuar kah
disa rrugė tė organizimeve, kanė nxjerrė nė shesh disa organizata tė kėtilla. Kėto
organizata fetare me vetėkontributin e prijėsve fetarė dhe me idenė e pėrhapjes sė
mendimeve tė veta, arrijnė deri te realizimi i qėllimeve tė tyre. Format themelore tė
kėtij lloj organizimi janė grupėzimet: medhhebet (sektet), tarikatet e kėshtu me
radhė.61
Ėshtė temė e cila ėshtė bėrė diskutim i rėndėsishėm mes psikologjisė sė fesė dhe
sociologjisė sė fesė, rreth asaj se brenda kornizave tė hulumtimeve empirike tė jetės
fetare (fetarėsisė), ēėshtja e indikacioneve (tabelave) qė pėrdoren gjatė studimeve tė
ndryshme. Kėto lloje tipologjish nė ditėt e sotme si tema tė dimensioneve tė fetarėsisė,
dalin nga vetė fakti se brenda njė shoqėrie vijnė nė pyetje mėnyra e matjes, vėrtetimit
dhe ardhjes nė pėrfundim tė shkallės sė fetarėsisė sė njeriut, llojet e sferave tė jetės sė
njeriut qė janė nėn ndikimin fetar dhe nė ēfarė shkalle ėshtė ndikimi i fesė tek
njerėzit.62

6. Studimet empirike tė realizuara mbi fetarėsinė
Punimet empirike tė realizuara mbi fetarėsinė datojnė qė prej pas Luftės sė Parė
Botėrore nė Amerikė, tė realizuara nga ana e njė grupi sociologėsh dhe psikologėsh.
Numri i punimeve tė kėtilla nė veēanti shtohet mes viteve 1954-1965. Tėrheq
vėmendjen fakti se brenda kėtyre viteve nga ana e hulumtuesve ėshtė bėrė zhvillimi i
hulumtimeve tė cilat matin dhe vėrtetojnė shkallėn e fetarėsisė.63 Kėto hulumtime
studiuesve tė jetės fetare u kanė mundėsuar qė nėpėrmjet metodės eksperimentale
shkencore tė vijnė deri nė pėrfundime sa mė objektive.
Punimet empirike tė realizuara nė lidhje me jetėn fetare (fetarėsinė) nė Jugosllavinė e
vjetėr janė bėrė me metodėn e anketimit. Njė pjesė e konsiderueshme e kėtyre
punimeve duke hulumtuar llojet e fetarėsisė sė njerėzve, nė anėn tjetėr kanė tentuar qė
nėpėrmjet kėtyre punimeve t’i nxjerrin nė shesh edhe llojet e ateizmit (mosnjohjes sė
Zotit). Njė ndėr ata tė cilėt pėrkrahin idenė se ateizmi ėshtė ēėshtje tė cilėn duhet
studiuar nė fushėn e psikologjisė sė fesė ėshtė edhe Antoine Vergote.64

Sa pėr ilustrim do tė sjellim disa shembuj tė punimeve tė kėtyre trojeve nė lidhje me
fetarėsinė apo jetėn fetare. Punimi “Socijalisticko Društvo i Religija” (Feja dhe
shoqėria socialiste) i autorit Esad Cimic, i cili nė njė perspektivė sociologjike i ka
studiuar rrethanat nė lidhje me jetėn fetare dhe ateizmin nė Bosnjė e Hercegovinė, ka
arritur tė bėjė klasifikime tė fetarėsisė dhe jofetarėsisė. Ai ka ardhur nė pėrfundimin se
popujt qė jetojnė nė kėto troje shumica prej tyre janė grup i “besimtarėve
tradicionalė”, njė pakicė e “besimtarėve tė papėrcaktuar” dhe nė aspekt tė pėrqindjes
grupi mė i vogėl janė grupi i “besimtarėve tė vetėdijesuar (racionalistė)”. Grupin e
ateistėve shumicėn e pėrbėjnė “ateistėt me ndjenja”, ndėrsa grupi i “ateistėve tė
vetėdijesuar (racionalistė)” ka qenė shumė i vogėl.65 Hulumtimi i Pantic J. Dragomir me titullin “Klasicna i svetovna religioznost:
socijalno-psihološko istraživanje stanovnika Beogradskog regiona” (Fetarėsia klasike
dhe shekullare: Hulumtim psiko-social i banorėve tė rrethit tė Beogradit), krahas
fetarėve tradicionalė (fetarėsisė tradicionale), ka studiuar edhe anuesit ndaj
shekullarizmit dhe ateizmit si dhe faktorėt tė cilėt ndikojnė nė qėndrimet e tyre.
Pėrfundimi nė tė cilin ka arritur ai tregon se tipologjitė janė kėto: fetarėsi e fuqishme
(e fortė), fetarėsi e mesme (kėtu i pėrfshinė tė papėrcaktuarit nė ēėshtjet fetare si dhe
ata qė fare nuk interesohen pėr fenė) dhe fetarėsi e dobėt. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nė
aspektin e animit jofetar ekziston njė gjendje e njėjtė sikur te fetarėsia.66 Nė vitin 1972 nė Maqedoni nga ana e Stefan M. Kostovskit ėshtė realizuar njė punim i
titulluar “Religijata kaj selskoto naselenie vo Dolni Polog” (Dukuria e fetarėsisė te
popullata e fshatrave tė Pollogut tė Poshtėm), i cili e ka hulumtuar fetarėsinė nė
dimensione tė ndryshme. Ndaj kėsaj nėpėrmjet anketimit ka arritur t’i formulojė dhe
t’i nxjerrė llojet e fetarėsisė. Temat qė i ka bėrė lėndė studimi kanė qenė: format e
fetarėsisė dhe shenjat e pėrhapjes (dimensioni adhurimor i fesė), pėrhapja e sistemit tė
besimit fetar (dimensioni i besimit), gjendja e shkallės sė pėrhapjes sė aktiviteteve
fetare dhe mėsimit fetar (dimensioni intelektual i fesė), ndikimi i fesė nė marrėdhėniet
ndėrnjerėzore (dimensioni i ndikimit tė fesė). Nė veēanti ėshtė ndalur nė dy llojet e
fetarėsisė: nė lloj tė bindur tradicional-fetar aktiv dhe lloj i fetarit skeptik - tė
pavendosur. Po ashtu ka theksuar se ky lloj klasifikimi haset edhe tek ateistėt.
Studimet dhe hulumtimet qė u pėrmendėn pak mė lart, nė pėrgjithėsi si shembull kanė
marrė dhe shfrytėzuar ndarjen e dimensioneve tė fetarėsisė tė shkencėtarėve Glock dhe
Stark.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
psikologia
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve : 107
Registration date : 19/05/2008

MesazhTitulli: Re: psikologjia dhe feja   Fri Jun 06, 2008 1:51 pm

Burimet e marra per kete punim shkencor jane:


1 Veysel Uysal, Dini Tutum, Davranis ve Sahsiyet Özellikleri; Günay Tümer - Abdurrahman Küēük,
Dinler Tarihi, Ocak Yayinlari, Ankara 1988, f. 13-14.
2 Nė lidhje me kėtė shih nė Kur'ani Kerimin: Teube 29, 33; Gafir 26; Ali Imran 19, 85; Enfal 39;
Nasr 1-3, Nė lidhje me termin fe mė gjerė shih Günay Tümer- Abdurrahman Küēük; po aty, f. 1415.
3 Dragomir J. Pantic, Klasiēna i svetovna religioznost: socijalno-psihološko istraživanje stanovnika
beogradskog regiona, Beograd 1988, f. 55; Günay Tümer- Abdurrahman Küēük, po aty, f. 16.
4 Shih, M. Naci Kula, Kimlik ve Din, Ayisigikitaplari, Stamboll 2001, f. 29.
5 Brown.B.L, The Psychology of Religion: An Introduction, Printed in Great Birtain by Hollen Street
Press Ltd., Slough, Berks, Londėr 1988, f.148
6 William James, The Varieties of Religious Experience, Collins-The Fontana Library, London 1962,
f. 31.
7 Regis Jolivet; Felsefe Lugati, f. 176, e transmetuar prej veprės Osman Pazarli, Din Psikolojisi,
Remzi Kitabevi, Botimi i Parė, Stamboll 1968, f. 26.
8 Hüseyin Peker, Din Psikolojisi, Sönmez Yayinevi, Samsun 1993, f. 22.
9 Pantic, po aty, f. 8.
10 Antoine Vergote; Religion, Foi et Incroyance (etude psychologique), Bruksel 1983, f. 9-10.
11 Vergote, po aty, f. 14.
12 Yümni Sezen, Sosyoloji Aēisindan Din, M.Ü. Ilahiyat Fakültesi Vakfi Yayinlari, Stamboll 1993,
f. 31.
13 Neda Armaner; Din Psikolojisine Giris, Ankara 1980, f. 29.
14 Sezen, po aty, f. 31.
15 Hayati Hökelekli, Din Psikolojisi, T.D.V. Yayinlari, Ankara 1993, f. 66-67.
16 Kerim Yavuz, Psikanalizde Ilk Dini Gelismelerin Degeri, Atatürk Üniversitesi Basimevi,
Erzurum 1987, f. 36.
17 Uysal, po aty, f. 10.
18 Lee A. Kirkpatrick, “The Scope of Religious Influences on Personal and Societal Well Being",
Journal of Social Issues,Volume 51, No. 2, Summer 1995, Nju-Jork; Hökelekli, po aty, f. 66.
19 Pazarli, po aty, f. 35.
20 Emile Durkheim, Format elementare tė jetės fetare, pėrkth. Aleko Minga, Korbi 2000, Tiranė, f.
82-83.
21 Vergote, po aty, f. 11.
22 Vergote, po aty, f. 8.
23 Vergote, po aty, f. 15.
24 Uysal, Dini Tutum..., f. 20.
25 Uysal, Psikososyal Aēidan Oruē, TDV. Yayinlari, Ankara 1994, f. 20.
26 Uysal, po aty, f. 20.
27 Uysal, Dinī Tutum..., f. 9, 15.
28 Armaner, po aty, f. 9.
29 Daniel C. Batson, "An Agenda Item for Psychology of Religion: Geting Respect", The
Psychology of Religion Theoretical Aproaches Edited By Bernard Spilka and Daniel N. McIntosh,
University of Denver, Copyright and Publishing by Westview Press, Oxford 1997, f. 3.
30 Hökelekli, po aty, f. 6-7.
31 Peker, po aty, f. 24.
32 Hökelekli, po aty, f. 8.
33 Hökelekli, po aty, f. 68.
34 Armaner, po aty, f. 13-14.
35 Peker, po aty, f. 25.
36 Recep Yaparel, "Din Psikolojisi-Sosyal Psikoloji Iliskisi", Dokuz Eylül Üniversitesi Ilahiyat
Fakültesi, Shėnime Mėsimore nė Lidhje me Psikologjinė e Religjionit, Izmir 1995, f. 2-3.
37 Muzaffer Sherif, W. Carolyn, Sosyal Psikolojiye Giris, Sosyal Yayinlari, Stamboll 1996, f. 4.
39 Dogan Cüceloglu, Insan ve Davranisi, Remzi Kitabevi, Botimi i Pestė, Stamboll 1994, f. 514.
40 Cüceloglu, po aty, f. 514.
41 Kagitēibasi, Ēigdem; Insan ve Insanlar, Botimi i Nėntė, Evrim Basim Yayin Dagitim, Stamboll
1996, f. 23.
42 Hökelekli, po aty, f. 73.
43 Armaner, po aty, f. 9-10.
44 Nurettin Topēu, Din Psikolojisi Bahisleri, Erzurum 1995, f. 19.
45 Turgut I. Ulusoy, Din Psikolojisi, Hisar Yayinevi Stamboll 1970, f. 13-14; Ali Murat Daryal, Dinī
Hayatin Psiko-Sosyal Temelleri, M.Ü, Ilahiyat Fakültesi VakfiYayinlari, Stamboll 1994, f. 67-68.
46 Hökelekli, po aty, f. 74.
47 Peker, po aty, f. 67.
48 Vuko Pavicevic, Sociologija Religije, Beogradski Izdavacko-Graficki Zavod, Beograd 1988, f.
15.
49 Peker, po aty, f. 67.
50 Pavicevic, po aty, f. 16.
51 Peker, po aty, f. 68.
52 Hökelekli, po aty, f. 74.
53 Johan Unger, On Religious Experience A Psychological Study, Uppsala 1976, f. 61; Uysal, Dinī
Tutum..., f. 24.
54 Fr. Schleiermacher; Über die Religion, Stuttgart 1969, f. 46, marrė nga Peker, po aty, f. 62.
55 Pavicevic, po aty, f. 15; Batson, Daniel C. and Ventis, Larry W, The Religuous Experience A
Social-Psychological Perspective, Oxford University Press, Oxford 1982, f. 63-64.
56 Gazzali, Kitabu'l- Arbain, Botimi i Dytė, Kajro 1952, f. 23.
57 Köktas, po aty, f. 54.
58 Allport G. W, "The Religious context of prejudice", Journal for the Scientific Study of Religion,
1966, 5(3), f. 447-457.
59 Nė lidhje me kėtė shih. Pantic, po aty, f. 17-18.
60 Pėr njohuri mė tė gjera nė lidhje me kėtė shih, Pavicevic, po aty, f. 16-17
61 Stark, Rodney and Bainbridge S. William; Toward a Theory of Religion; “Religious
Commitment", The Psychology of Religion Theoretical Approaches, Edited by Bernard Spilka and
Daniel N. McIntosh, University of Denver, Westview Press, A division of Harper Collins
Publishers, Oxford 1997, f. 9-40; Pavicevic, po aty, f. 17.
62 Köktas, po aty, f. 49-50.
63 Lidhur me historikun e kėtyre punimeve shih Pantic, po aty, f. 20-21.
64 Lidhur me kėtė shih Vergote, po aty, f. 21.
65 Esad Cimic, Socijalisticko Društvo i Religija, Svjetlost, Sarajevė 1966, f. 55.
66 Pantic, po aty, f. 55-59.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: psikologjia dhe feja   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
psikologjia dhe feja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Psikologji-
Kėrce tek: