ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
psikologia
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve : 107
Registration date : 19/05/2008

MesazhTitulli: Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn   Fri May 23, 2008 5:53 pm

1. Mėsoni njė gjuhė tė huaj. Ka shumė arsye pėr tė mėsuar njė gjuhė tė huaj, pėr udhėtime jashtė vendit, punė apo thjesht pėr ta sfiduar veten.

2. Lexoni pėr njė temė qė zakonisht nuk do ta preferonit. Kjo ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė zhvilluar pikėpamjet ndaj botės. Gjithashtu do t'ju bėjė mė interesantė si persona.

3. Hapni njė "blog" nė internet. Tregojini botės se ēfarė keni nė mendje, zhvilloni njė ide dhe shihni progresin tuaj. Mundėsitė janė tė pafundme.

4. Fikni televizorin. Televizioni duket se ka njė efekt pasiv dhe hipnotik tek njerėzit. Ky ėshtė njė shqetėsim nėse merrni parasysh se pjesa mė e madhe e programeve kanė tė bėjnė me dhunėn, telenovelat pa kuptim dhe reklamat mbushamendėse. Pėr mė tepėr, orėt para televizorit mund t'i bėni duke bėrė diēka tė vlefshme.

5. Zgjohuni herėt. Pėrdoreni kėtė kohė pėr tė ecur apo pėr tė lexuar libra frymėzues, rishqyrtoni qėllimet tuaj dhe krijoni njė vizion pėr jetėn qė doni.

6. Jini nė formė. Rritja e forcės, qartėsisė mendore dhe besimit nė vete janė vetėm disa nga pėrfitimet e pėrmirėsimit tė fitnesit fizik. Nė kėtė mėnyrė do tė jetoni edhe mė gjatė.

7. Tregojini tė dashurve se ēfarė ndjeni pėr ta. Pėrse tė prisni derisa tė jetė vonė pėr t'i thėnė tė dashurve tuaj se sa shumė i doni?

8. Martohuni. Me siguri nuk ėshtė e domosdoshme tė martoheni nė kėto kohė, por ėshtė njė shenjė e mirė kur angazhoheni me njėri-tjetrin.

9. Jepini fund marrėdhėnieve tė kėqija. Ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė kur ngecni nė njė marrėdhėnie tė keqe. Nėse nuk mund tė shihni asnjė tė ardhme me dikė, atėherė pėrse tė mos i jepni fund humbjeve dhe tė lėvizni pėrpara?

10. Filloni njė buxhet. Njė buxhet ėshtė njė plan qė llogarit tė ardhurat kundrejt shpenzimeve, kursimeve, investimeve dhe borxheve. Ato nuk kanė pse tė jenė tė ashpra dhe tė komplikuara.

11. Bėhuni prindėr. Kjo ėshtė njė mėnyrė e garantuar pėr tė ndryshuar mėnyrėn si e shikoni jetėn. Kur tė kuptoni se ju duhet tė kujdeseni pėr dikė dhe tė bėheni model ndaj njė qenieje tjetėr njerėzore, atėherė do tė bėheni personi mė i mirė qė mund tė bėheni.

12. Pini mė pak alkool. Kjo do tė pėrmirėsojė shėndetin fizik, mendor dhe financiar.

13. Rregulloni jetėn tuaj. Ėshtė e lehtė tė pushtoheni nga parregullsia, mendore dhe fizike. Rregulloni ambientin tuaj fizik duke pastruar veshjet apo sendet e tjera qė tashmė nuk ju duhen. Shitini apo falini. Rrėmuja mendore ka tė bėjė me projektet e papėrfunduara, programi i ngjeshur apo njerėzit negativė qė ju thajnė energjinė. Mund ta pastroni mendjen duke listuar gjithēka qė ju turbullon dhe duke menduar mėnyra pėr t'i braktisur.

14. Krijoni njė vizion nė dėrrasė. Kjo ėshtė njė prej mėnyrave mė tė fuqishme nė mėnyrė qė Ligji i Tėrheqjes tė punojė nė jetėn tuaj. Njė dėrrasė vizionesh ėshtė njė kolazh pikturash qė qėllimeve dhe ėndrrave qė doni tė tėrhiqni nė jetėn tuaj.

15. Telefonojini njė miku. Ndonjėherė lidhjet njerėzore mund tė humbasin gjatė mesazheve elektronike. Pėrse tė mos merrni telefonin dhe tė flisni me njė mik.

16. Udhėtoni. Udhėtimet do t'ju ekspozojnė ndaj vendeve tė reja, kulturave tė reja, njerėzve tė rinj dhe ideve tė reja.

17. Mjaft me gėnjeshtra. Do tė shihni se do tė pėrfitoni jashtė mase shumė nėse tregoheni tė sinqertė me veten dhe tė tjerėt.

18. Merruni me fotografi. Njė interes nė fotografinė do tė ndryshojė mėnyrėn si e shihni botėn. Do tė filloni tė vini re detajet e rrethinave tuaja, do tė vlerėsoni bukurinė e botės dhe gjėrat e ēuditshme nė jetėn e pėrditshme.

19. Hani ushqime tė shėndetshme. Ushqimi i shėndetshėm ushqen trupin dhe ju jep energji pėr gjithė ditėn. Nėse nuk dini ēfarė tė hani dhe si tė gatuani, kėrkoni informacione pėr listėn e pjatave tė shėndetshme.

20. Kurrė mos hani vetėm. Kjo ide e thjeshtė ėshtė njė mėnyrė pėr tė mos u ndjerė tė vetmuar dhe tė dėshpėruar.

21. Ruani 10-20% tė tė ardhurave tuaja. Mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė kėtė ėshtė tė tregoni kujdes me shpenzimet e panevojshme.

22. Pėrmirėsoni kujtesėn. Njė kujtesė e mirė ėshtė njė mjet i fuqishėm dhe i vlefshėm. Lojėrat e trurit, ushtrimet dhe leximi janė disa prej mėnyrave pėr ta mbajtur kujtesėn tė fortė.

23. Studioni. Studimi formal dhe informal ka me mijėra pėrfitime. Disa prej tyre janė: nxitja e perspektivave nė karrierė, zhvillimi i aftėsive dhe njohuria nė subjekte tė ndryshme, rritja dhe kėnaqėsia personale.

24. Nisni njė biznes. Nėse njė ditė doni tė bėheni njė milioner, mund tė merrni parasysh si tė vetėpunėsoheni.

25. Shkruajini qėllimet qė keni nė tė ardhmen e afėrt, mesatare dhe tė largėt. Akti i shkruajtjes sė synimeve i bėn ato mė tė lehta pėr t'u realizuar.

26. Jini krijues. Tė gjithė posedojmė potencialin pėr shprehje krijuese. Pjesa mė e madhe prej nesh besojnė se jemi krijues, por nuk dimė si ta shprehim krijimtarinė. Nuk kemi pse tė pikturojmė njė pikturė pėr tė qenė krijues, por kjo tregohet edhe nė rutinėn e pėrditshme, pėr shembull ndėrsa gatuajmė, bėjmė njė prezantim nė punė apo vishemi nė njė mėnyrė krijuese.

27. Kėrkoni pėr njė rritje rroge. Shumė njerėz ndjejnė se paguhen mė pak se ajo qė bėjnė. Por a kanė kėrkuar ata ndonjėherė ndonjė rritje nė rrogė? Nėse edhe ju pėrfshiheni nė kėtė kategori, sigurohuni qė ta kėrkoni nė mėnyrėn e duhur.

28. Nisni njė bashkėbisedim me njė tė huaj. Ndėrsa prisni autobusin, qėndroni nė radhė apo ndodheni nė ashensor, nė tė gjitha kėto raste mund tė nisni njė bashkėbisedim me njė tė huaj. Ky ėshtė njė rast mė shumė pėr t'u lidhur me njė qenie njerėzore. Ndonjėherė njė i huaj mund t'jua ndryshojė jetėn nė mėnyra qė kurrė s'i imagjinonit.

29. Pėrmirėsoni pamjen e jashtme. Kur dukeni mirė, ndiheni mirė. Kjo ėshtė mė se e ditur.
30. Bėni udhėtime. Do tė ishte mirė qė tė mos shkonit shpesh nė tė njėjtin vend, por udhėtimet tuaja tė kenė varietet.

31. Investoni. Investimi i parave ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pėrmbushur objektivat afatgjata financiare. Ėshtė shumė e lehtė tė filloni tė investoni, mund tė filloni edhe me pak.

32. Mėsoni tė kėrceni. Kjo do t'ju ndihmojė tė njihni njerėz tė rinj, tė jini nė formė, tė kaloni turpin dhe tė ndiheni rehat nė situata shoqėrore.

33. Bėjeni ēdo person me tė cilin keni kontakt tė ndihet mė mirė nga sa ishte mė parė. Madje dhe diēka e thjeshtė si buzėqeshja apo njė kompliment mund tė bėjė ēudira.

34. Rishqyrtoni ditėn ēdo mbrėmje para se tė flini. Kjo do tė jetė njė mėnyrė e mirė pėr tė kuptuar nėse po e jetoni jetėn nė pėrputhje me qėllimet dhe parimet. Ky zakon ėshtė kėshilluar mė shumė nga Benjamin Franklin.

35. Gjeni qėllimin e jetės. Kėshillohuni me njerėz qė kanė autoritet nė kėtė fushė, si persona fetarė.

36. Mėsoni njė instrument muzikon. Pėrfitimet qė mėson janė disiplina, ēlirimi i stresit, ju jep njė ndjesi arritjeje.

37. Kujdesuni pėr ambientin. Ricikimi, pėrdorimi i karbonit neutral dhe i transportit publik janė vetėm disa shembuj si tė jepni kontributin nė pėrmirėsimin e mjedisit.

38. Dilni vullnetarė. Pėrveē se do tė ndryshoni jetėn e dikujt dhe do tė ndihmoni nė pėrmirėsimin e mjedisit, do tė pėrmirėsoni edhe jetėn tuaj duke njohur njerėz tė rinj, duke zhvilluar aftėsi tė reja dhe duke ndėrtuar besimin nė vete.

39. Mos jini vetėm tė mirė, jini tė shkėlqyer. Pjesa mė e madhe e njerėzve ngecin tek tė qenurit mesatarė. Mos u bėni njėri prej tyre. Synoni pėr mė tė mirėn.

40. Shkruani njė pohim tė misionit personal. Pohimi i misionit personal do tė bėhet baza e qėndrueshme e vizionit dhe vlerave tuaja. Kjo do t'ju ndryshojė pasi ju detyron tė mendoni me kujdes pėr prioritetet.

41. Siguroni tė ardhura pasive. Tė ardhurat pasive janė tė ardhurat qė nuk kėrkojnė pėrfshirjen tuaj. Shembuj familjarė janė qeraja qė vjen nga njė pronė private apo nga njė shpikje apo punė krijuese.

42. Dhuroni pėr bamirėsi. Nuk ka rėndėsi se sa tė mėdha janė telashet financiare nė tė cilat ndodheni. Gjithmonė do tė ketė njerėz qė janė mė keq se ju. Ky akt do t'ju bėjė tė ndiheni mė mirė dhe do ta bėjė botėn njė vend mė tė lumtur.

43. Bėjeni tani. Ēfarėdo qė tė jetė. Kėtė e dini vetėm ju. Por ja njė e dhėnė: ēfarė po shtyni pėr nesėr, apo javėn tjetėr, apo vitin tjetėr ...

44. Bėhuni njė folės i mirė. Edhe nėse ėshtė pėr fjalimin e njė dasme, apo njė prezantimi tė rėndėsishėm nė vendin e punės, aftėsia pėr tė kapur vėmendjen e dėgjuesit ėshtė njė aftėsi e vyer.

45. Faljani tė tjerėve dhimbjen qė ju kanė shkaktuar. Nuk ka rėndėsi se ēfarė ka bėrė dikush nė tė kaluarėn, nėse nuk mėsojmė tė falim, zemėrimi, hidhėrimi dhe dėshpėrimi do tė kontrollojė jetėn tonė.

46. Bėhuni pasionantė. Tė pasurit e njė pasioni nė jetė do t'ju sigurojė fokusin, do t'ju krijojė energjinė, do tė ushqejė krijimtarinė, do t'ju frymėzojė veprimin dhe do tė rrisė performancėn.

47. Kujtoni ndonjė histori qesharake. Tė gjithėve u pėlqen tė qeshin. Nėse ruani ndonjė histori gazmore pėr ta thėnė nė momentin e vėshtirėsisė, nuk ėshtė diēka e keqe.

48. Gjeni njė punė tė re. Mos e lejoni veten tė ziheni nė kurth nė njė punė tė mėrzitshme dhe
shkatėrruese.

49. Qetėsohuni. Stresi ka mundėsi tė shkatėrrojė shėndetin dhe marrėdhėniet tuaja. Disa mėnyra pėr t'u qetėsuar janė tė dilni pėr shėtitje, tė shtriheni nė divan dhe tė lexoni njė libėr tė mirė.

50. Kaloni mė pak kohė nė kompjuter. Mos lejoni qė interneti t'ju pushtojė jetėn. Koha e tepėrt "online" do t'ju bėjė mė pak produktivė, do tė dėmtojė marrėdhėniet dhe nuk ju bėn mirė pėr shėndetin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Re: Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn   Sun May 25, 2008 5:49 pm

waw te lumte mendoj se keto 50 menyra do tja permiresojne jeten kujtdo qe i lexon urime per informacionin e cmuar qe na ke dhene waw

_________________
Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ai qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
andie17
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve : 6
Age : 25
Registration date : 17/06/2009

MesazhTitulli: Re: Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn   Wed Jun 17, 2009 7:55 pm

un tani sapo mbarova se shkruari ne bllok informacionin tend.ishe goxha i vlefshem . shume faleminderit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Unė e dua jetėn-Ėshtė e bukur!-poezi nga-Raimonda Moisiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Psikologji-
Kėrce tek: