ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 depresioni,kjo semnudje e shpesht shpirterore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
psikologia
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve : 107
Registration date : 19/05/2008

MesazhTitulli: depresioni,kjo semnudje e shpesht shpirterore   Thu May 22, 2008 12:59 pm

Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtė) ėshtė njė nocion komplex pėr simptome tė shumėllojshme. Depresioni pėrfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjėndjen vegetative. Depresioni ėshtė gjendje sėmundjeje, gjatė tė cilės vjen deri tek njė mėrzi e pikėlluar e lidhur me gjendje frike, shqetėsim i brendshėm si dhe pengesa nė tė menduarit dhe nė gjumė. Tė menduarit ėshtė i ngadalėsuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth njė teme. Zakonisht rreth temės sė shikimit tė ēdogjėje nga ana negative, pra domethėnė rreth asaj, se sa keq ėshtė, se sa e dėshprueshme ėshtė situata e tanishme, nė tė cilen gjindet njė pėrson, dhe sa e pashpresė ėshtė ardhmėria. Shumė persona depresiv kanė ndjenja faji dhe mendime, ide tė mėkatimit, tė cilat mund tė ngriten deri nė gjendje delusive. Flasim edhe pėr detyrim tė brengosjes, sepse detyrimisht mendohet pėrherė rreth mendimeve tė njėjta negative. Pengesat nė gjumė nė njėrėn anė shprehen nė vėshtirėsi pėr tė fjetur, nė njė sjellje tė penguar tė fjetjes pa ndėrprerje me zgjuarje tė pėrsėritur dhe nė anėn tjetėr me zgjuarje tė hershme. Pėr kėtė arsye gjumi pėrjetohet si i pamjaftueshėm dhe shumė sipėrfaqėsor dhe nė mėngjes nuk sjell freskim e as ēlodhje. Madja mėngjesi ėshtė shpesh koha mė e keqe pėr pacientėt depresiv, pasi qė kryesisht nė mėngjes ata ndihen veēanėrisht shumė keq. Kah dreka gjendja mund tė pėrmirėsohet dhe nė mbrėmje tė jetė relativisht e durueshme. Kjo ndjenjė veēanėrisht e mjerueshme nė mėngjes pas zgjimit psikologėt e quajnė “ulje e mėngjesit.”
Depresioni ndikon nė mėnyra tė ndryshme tek njerėzit e ndryshėm. Mund tė shkaktojė njė numėr tė madh tė simptomeve, tė cilat mund tė jenė emocionale, fizike, motivacionale, si dhe kogntive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnė mė poshtė. Pra, personat qė vuajnė nga depresioni mund:

tė ndjehen keq shpirtėrisht nė shumicėn e kohės
tė kenė mėrzi, ndjenjė urrejtje, tė jenė gjithmonė nėn tension
ndjenjė e tė qėnurit tė pavlerė dhe tė padobishėm
tė kenė mungesė tė vetėsigurisė
tė jenė tė angazhuar me mendime negative / pesimiste
tė ndjehen tė ngurrosur, ndjenjė zbrazėtie dhe tė dėshpruar
tė fajsojnė vetėvetėn dhe tė ndjehen fajtor pėr gjėra pa nevojė
kanė vėshtirėsi tė koncentrohen apo tė marrin vendime
tė jenė jashtėzakonisht tė zemėruar dhe tė padurueshėm
ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vėshtirėsia pėr te fjetur, zgjimi herėt, ose fjetja e tejzgjatur
ndryshim nė mėnyrėn e ngrėnies: hajnė shumė dhe shtojnė peshė ose nuk hajnė mirė dhe humbin peshė
nuk kėnaqen me aktivitete
tė humbin interesimin pėr marrėdhėnie seksuale
pinė mė shumė se zakonisht cigare, alkohol dhe pėrdorin droga tė tjera
kanė zvogėlim tė energjisė (kanė ndjenjė tė humbjes sė energjisė)
ulje ose humbje e interesit nė aktivitetet normale tė pėrditshme
kanė ndjenjė e tė qėnit tė lodhur gjithmonė
shkėputen nga tė tjerėt (vetėizolohen), nė vend se tė kėrkojnė ndihmė dhe pėrkrahje
kanė mendime tė shkreta dhe pesimiste
kanė ose kryejnė akte tė vetėlėndimit apo vetėvrasjes (suicid) Llojet / Tipet e depresioneve
Ērregullim sezonal (SAD)


Ky lloj i depresionit mendohet qė vjen nga mungesa e dritės sė diellit gjatė muajve tė dimrit, e cila i bėnė disa njerėz mė tė prirur tė kenė depresion. Pėr kėtė arsye trajtimi i kėti lloj depresioni behėt zakonisht me njė terapi tė quajtur, terapia e dritės. Personi duhet tė qėndroj njė kohė tė caktuar nė dritė natyrore ose artificiale. Zakonisht rreth gjysmė ore nė ditė.



Depresioni paslindjes (post-natal)


Disa nėna e pėrjetojnė depresionin pas lindjes sė foshnjės. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta tė nivelit tė hormoneve. (lexo mė shumė pėr kėtė temė)



Depresioni manik (Ērregullimi bipolar)


Kjo i shkakton njerėzit qė tė kenė episoda tė depresionit dhe manisė. Mania ėshtė gjendje ku personi ndjehet shumė i trazuar dhe me sjellje tė pakontrolluara.

Ēkaėshtė Depresioni Post-Natal?
Depresionipost-natal ėshtė lloj depresioni I cili shfaqet pas lindjes sė foshnjes. Depresioni ndonjėherė mund tė fillon gjatė shtatėzanisė, por quhet depresion post-natal vetėm nėse vazhdon pasi qė keni lindur.

Depresioni post-natal ėshtė shumė i zakonshėm dhe ėshte e ditur se dhjetė deri pesėmbėdhjetė femra nga njėqind qė lindin foshnje do ta pėrjetojnė. Numri i vėrtet mund tė jetė mė i madh sepse shumė femra nuk kėrkojnė ndihmė dhe nuk i tregojnė tė tjerėve pėr ndjenjat e tyre.

Sidallon depresioni post-natal nga depresioni i zakonshėm?
Simptomete depresionit post-natal janė tė njejta si tė ēdo depresioni. Ato pėrfshijnė mėrzitjen dhe mos interesim nė gjėrat qė zakonisht janė nė rregull. I vetmi ndryshim ėshtė se kėto ndjenja zakonisht fillojnė brenda tre muajve pasė lindjes sė foshnjes. Poashtu ėshtė e mundur qė depresioni post-natal tė fillojė mė vonė mirėpo, nėse simptomet ia fillojnė njė vit mė vonė apo mė shumė se njė vit pasė lindjes ka pak mundėsi qė tė quhet depresion post-natal.

Pasiqė depresioni post-natal ėshtė shumė i ngjajshėm me depresionin e zakonshėm, fletushkat tona ‘Depresioni udhėzues pėr vetė-ndihmė’ dhe ‘Depresioni, fletushkė informative’ mund tė jenė tė dobishme pėr ju. Kėrkoni kėto nga mjeku apo terapisti.

Lajm i mirė ėshtė se si ēdo lloji tjeter i depresionit, depresioni post-natal ėshtė shėruese me tretmane, dhe numer i madh i femrave shėrohen plotėsisht.

A ka probleme tjera post-natale me tė cilat ballafaqohen gratė?
Janė edhe dy gjendje tjera tė vėshtira emocionale te cilat femrat i pėrjetojnė pas lindjes sė fėmiut.

E para ėshtė shumė e zakonshme dhe quhet ‘Baby Blues’. Kjo ėshtė lloj i lehtė i depresionit i cili paraqitet nė ēdo tetė nga dhjetė nėna gjatė ditėve tė para tė lehonisė. Kur nėnat vuajnė nga ‘Baby Blues’ ato ndjehen shumė emocionale dhe qajnė pa ndonjė shkas tė veqantė. Nėnat pasė lindjes sė foshnjes shpesh ndjejnė ankth, tendosje dhe rraskapitje dhe mund ta kenė problem me gjumė.

Mjekėt mendojnė se ndyshimet e papritura nė nivelin e hormoneve rreth kohės sė lindjes e sjellin ‘Baby Blues’, por mund tė jenė shkaqet tjera, si traumat nga vetė lindja dhe shqetėsimet qė foshnja sjell. Ėshtė koha kur ju duhet pushimi i mjaftueshėm pėr tu forcuar por ėshtė koha mė e vėshtirė qė mund tė pushoni.

‘Baby Blues’ zakonisht zgjat njė ose dy ditė dhe zhduket aq shpejt sa vjen. Nuk ka nevojė pėr brengosje pėrveq nėse ndjenjat vazhdojnė tė keqėsohen, nė kėtė rast mund tė jetė fillimi i depresionit post-natal.

Psikozat e Lehonisė

Problemi i dytė i cili lajmėrohet ndonjėherė te femrat pas lindjes sė foshnjes ėshtė mė pak i zakonshme. Quhet Psikoze e Lehonise. Kjo shfaqet nė njė nėnė nga ēdo njėmijė dhe ėshtė mė serioze se depresioni post-natal. Problemi zakonisht fillon papritur gjatė dy javėve tė para tė lehonisė,me ērregullim tė thellė tė gjendjes shpirtėrore dhe te sjelljeve. Femrat me Psikozė tė Lehonisė mund tė bėhen shumė tė nevrikosura dhe tė hutuara dhe shpesh kanė besime tė pazakonshme dhe tronditėse pėr veten dhe foshnjen e tyre.

Kjo fletushkė nuk i synon femrat me kėtė lloj problemi. Atyre ju duhet ndihmė specialiste nga psikiatri dhe duhet tė kėrkojnė ndihmė nga mjeku menjėherė. Tretman i zakonshėm pėr kėtė gjendje janė ilaqet dhe qėndrim i shkurtėr nė repartin pėr nėna dhe foshnje. Ėshtė me rėndėsi tė mbani nė mend se edhe pse Psikozat e Lehonisė mund tė jetė gjendje e frikshme dhe e brengosur pėr nėnėn dhe familjen e saj, tretmani ėshtė shumė efektiv dhe gratė shėrohen plotėsisht.

Cilat janė simptomet e depresionit post-natal?
Femrat i pėrshkruajnė njė numėr tė simptomeve, shumė prej tyre janė tė pėrmendura mė poshtė. Kėto simptome mund tė jenė tė tejkalueshme nė kohėn kur foshnjės tuaj i duhet shumė kujdes dhe vėmendje.

Kėto janė disa nga shenjat e simptomeve qė ju mund t’i pėrjetoni nėse vuani nga depresioni post-natal.

Ndjenjat apo emocionet
Pikėllim, shqetėsim, dėshprim
Qani shumė apo nuk mund tė qani
Ndjeheni tė pavlefshme
Gjendja shpirtėrore ndryshon shpesh
Ndjeheni fajtore
Nuk ndjeheni tė interesuara
Humbje tė kėnaqėsisė
Ndjeheni tė shqetėsuara apo me panik dhe brenga
Ndjeheni tė nevrikosura dhe tė zemruara
Nuk ndjeheni ashtu si dėshironi pėr foshnjen tuaj
Shenjat trupore dhe fizike
Mungesė tė energjisė dhe rraskapitje
Shqetėsime gjatė gjumit
Ēdo gjė e bėni nė mėnyrė tė ngadalėsuar, apo
Tė shpejtuar, jeni tė nevrikosura dhe nuk mund tė relaksoheni
Mos intersim nė marrėdhėnie seksuale
Ndryshim nė oreks – hani shumė apo nuk hani sa duhet
Mendimet – kur njerėzit janė nė depresion, ata bėhen ‘ekspertė’ nė mėnyrėn si mendojnė, gjithmonė nė mėnyrė negative dhe tė zymtė.

Kritikoni vetėveten – si ‘unė jam nėnė e padobishme’, ‘dukem keq’, nuk e kuptoj kėtė fletushkė unė jam budallaqe!’
Brengosje si – ‘foshnja nuk ushqehet mirė’
Fajsoni vetėn si – ‘unė i kam fajet’
Paramendoni mė tė kėqijat si – ‘Ēdo gjė do tė bėhet keq – asgjė nuk do tė ndryshojė kurrė’
Mendime pa shpresė si – ‘Ēdo gjė mė shtė pa shpresė. Ndonjherė mendoj qė tė gjithė do tė kishin kaluar mė mirė pa mua’
Mendimet pėr tė tjerėt si – ‘Ēdokush kalon mirė. Askush nuk kujdeset pėr mua’
Dhe bota – ‘Vend i tmershėm pėr tė rritur fėmijėt...’
Mendja – poashtu nga depresioni ndikon nė mėnyra tė tjera.

Koncentrim i dobėt
Mos mundėsia pėr tė marrė vendime
mendime tė koklavitura dhe tė hutuara
Sjelljet
Mos dėshira pėr tu takuar me njerėz tjerė dhe pėr tė dal
Moskėnaqsi pėr gjėrat qė ju kanė pėlqyer
Tė bėni shumė gjėra gjatė ditės apo nuk bėni asgjė nga detyrat ditore
Nuk merrni vendime tė duhura me kohė
Fjaloseni mė shpesh, bėrtisni, humbni kontrollin
Nėse i keni njė numėr tė kėtyre sjelljeve dhe mendimeve mė lartė gjatė shumtėn e kohės, gjatė dy javėve apo mė gjatė, ėshtė e mundshme qė ju vuani nga njė form tė depresionit. Nėse kėto kanė filluar brenda disa javėve apo muajve qyshse keni lindur foshnjen, atėhere ėshtė e mundshme qė ju keni ndonjė form tė depresionit post-natal.

A duhet tė kėrkoj ndihmė?
Nėse vuani nga depresioni post-natal ėshtė me rėndėsi qė ta pranoni dhe kėrkoni ndihmė.

Njerėzit shpesh nuk e njohin depresionin post-natal. Kjo ndodh nė kohėn kur shumė ndryshime ndodhin dhe nėnat shpesh nuk e dinė ēka ėshtė normal dhe ēka pritet. Problemi mund tė filloj ngadalė dhe shpesh nėnat mendojnė se nuk mund tė pėrballojnė nė vend qė ta njohin se ato janė duke vuajtur nga depresioni post-natal.

Poashtu, shumė femra me depresion post-natal ndjehen tė turpruara dhe i fshehin simptomet e tyre nga tė tjerėt.

Sa mė herėt aq mė mirė ėshtė ta dalloni qė e keni depresionin post-natal pėr tė marrė hapa pėr ti ndihmuar vetėvetes dhe pėr tretmane efektive.

Mbajeni nė mend depresioni post-natal ėshtė shumė i zakonshėm dhe ka mundėsi qė ndodh nė njė nga ēdo pesė femrave. Kėshtu qė ju lutemi bisedoni dhe kėrkoni ndihmė nga anėtarėt e familjes tuaj, infermieren e shėndetit apo mjekut.

Kush ėshtė e rrezikuar nga depresioni post-natal?
Ēdokush qė lind fėmijė mund tė zhvillon depresionin post-natal. Mirėpo, ekzistojnė disa faktor tė cilėt do te ndikojnė mė shumė. Kėto janė:

Nėse keni pėrjetuar depresion mė parė
Nėse lindja e fėmijut ka qenė posaqėrisht e vėshtirė dhe traumatike pėr ju
Nėse keni probleme me marrėdhenie
Nėse jeni duke pėrjetuar ngjarje tė tjera tė vėshtira nė jetėn tuaj
Nėse jeni e izoluar nga shoqėria, pa familje dhe shoqėri tė cilėt mund tė ju ndihmojnė
Nėse nėna juaj nuk ėshtė afėr tė ju pėrkrah dhe ndihmojė
Mirėpo, kjo sdo tė thotė se ēdokush qė i pėrjeton kėto vėshtėrsi do tė vuaj nga depresionin post-natal.

Ēka e shkakton depresionin post-natal?
Lindja e fėmijės ėshtė kohė kur bėhen ndryshime tė mėdha. Nėnat pėrjetojnė ndryshime biologjike, fizike, emocionale dhe sociale. Mund tė ndodhė se depresioni post-natal shkaktohet nga pėrzierja a tėgjitha ndryshimeve. Edhe ndodhitė tjera tė vėshtira nė tė njejtėn kohė mund tė kontribojnė.

Ndryshimet biologjike
Lindja e fėmijės sjell ndyshime tė hormoneve nė trupin tuaj. Depresioni post-natal mund tė jetė i lidhur me kėto ndryshime. Por edhe pse kjo mund tė jetė shkaku dėshmitė sygjerojnė se hormonet nuk janė shkaktar tė vetėm. Rrethanat tuaja individuale dhe sociale janė poashtu me rėndėsi.

Megjithatė, ilaqet kundėr depresionit dhe ilaqet e tjera mund tė ju ndihmojnė. Bisedoni me mjekun pėr kėto.

Ndryshimet fizike
Lindja e fėmiut ėshtė rraskapitėse dhe ndonjėhere mund tė shkaktojė probleme fizike p.sh. nėse keni lindur fėmiun me operacion, dhėmbjet pas operacionit. Shėrimi pas operacionit nuk ėshtė gjithmonė i lehtė. Kujdesi pėr foshnje e bėnė tė vėshtirė qė ju tė pushoni dhe tė fleni sa duhet. Nėse keni fėmijė tė tjerė ata mund tė reagojnė duke kėrkuar nga ju vemendje mė tė madhe. Kjo mund tė ju bėjė mė tė lodhur.

Ndoshta ju nuk keni oreks tė mirė dhe nuk hani sa duhet. Kur kjo ndodh ėshtė shumė lehtė tė lodheni pa masė. Disa femra poashhtu ndjehen tė pa sigurta dhe jo-atraktive pėrshkak se forma e tyre e trupit ndryshon dhe nuk kanė kohė tė kujdesen pėr veten. Nė tė njejtėn kohė disa femra tė cilat vuajnė nga depresioni post-natal kujdesen pėr veten dhe foshnjen e tyre posaqrisht mė shumė pėr tė fshehur ndjenjat e dėshtimit qė ndjejnė pėr shkak tė depresionit. Kjo shkakton mė shumė lodhje fizike.

Ndryshimet emocionale
Femrat shpesh nuk i pėrjetojnė ndjenjat qė i kanė paramenduar kur lindin foshnjen. Kur ato marrin nė duar foshnjen e tyre pėr tė parėn herė, njė numėr i madh i tyre nuk ndjenė atė emocione tė nxituar tė ‘dashurisė sė nėnės’. Ato vetėm ndjehen tė lodhura dhe pak tė shkėputura. Kjo ėshtė normale. Disa nėna e duan fėmijėn nė shikim tė parė por disa mėsohen ta duan fėmijėn gradualisht.

Por kryesorja ėshtė qė mos tė brengoseni apo tė zghėnjeheni nėse lindja e fėmiut nuk ėshtė si e keni paramenduar. Dhe ėshtė e vėrtet se shumė femra thonė se pas lindjes sė fėmiut ndjehen mė tė emocionuara kėshtu qė kur gjėrat nuk shkojnė mirė atėhere duken shumė mė keq se zakonisht.

Ndryshimet sociale
Lindja e fėmiut mund tė shkaktojė shumė ndryshime. Nevojat e foshnjes vėshtėrsojnė vazhdoni jetė aktive shoqėrore. Poashtu mund tė shkaktojė tendosje nė marrėdhėniet e prindit sepse ėshtė vėshtirė tė kalojnė kohė sė bashku si ēift.

Pėr shkak se shumė njerėz nuk jetojnė afėr anėtarėve tė familjeve tė tyre, prindėt mund tė ndjehen tė izoluar dhe nėnat nuk kanė ndihmė nga njerėzit e tjerė. Posaqėrisht ato tė cilat nuk i kanė nėnat e tyre afėr tė ju ndihmojnė gjatė kėsaj kohe tė vėshtirė. Edhe ato qė kanė familjet afėr mund tė kenė vėshtėrsi tė kėrkojnė ndihmė praktike.

Gazetat, revistat dhe programet televizive thonė se tė lind fėmijė ėshtė pėrvojė e mrekullueshme por shpesh nuk pėrmendin pjesėt e vėshtira. Pėr shkak se ēka dėgjojmė nga mediat dhe se ēka njerėzit tjerė tregojnė pėr lindjen e fėmiut, femrat ndonjėherė ndjehen se kjo kohė duhet tė jetė e pėrkryer. Ato mendojnė qė ēdokush tjetėr ia del mbanė tė lind fėmiun nė mėnyrė natyrale dhe lehtė dhe menjėhere bėhet nėnė e pėrkryer. Kjo ndikon tė keni vėshtirė tė kėrkoni ndihmė.

Por ky mit pėr amėsinė ėshtė larg nga e vėrteta pėr shumė njerėz. Lindja e fėmiut mund tė jetė shumė e vėshtirė dhe tė bėheni nėnė ėshtė rol i ri qė mėsohet nė jetė.

Femrat kėto ditė kanė mė shumė kėrkesa se nėnat e tė kaluarės. Ato ndoshta janė mėsuar tė dalin tė punojnė dhe tani ndjehen tė izoluara nė shtėpi dhe i mungon takimi me kolegėt e tyre. Por nėse vendosin tė kthehen nė punė ato mund tė ballafaqohen me shumė mundime.

Ndodhitė e vėshtira jetėsore
Ne gjithashtu njohim se njerėzit tė cilėt kanė pėrjetuar apo perjetojne jete me ndodhi tė mundueshme mund tė ju shfaqet depresionin post-natal pas lindjes. Pėr shembull, abortimet spontane nė tė kaluarėn, vdekja e nėnės, probleme financiare, vėshtėrsi me banim. Pėrfundimisht ėshtė me rėndėsi tė mbani mend se njėra prej shkaqeve mė tė zakonshme tė stresit janė ndryshimet nė jetė, dhe asgjė mė shumė se lindja e fėmiut nuk e ndryshon jeten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
psikologia
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve : 107
Registration date : 19/05/2008

MesazhTitulli: Re: depresioni,kjo semnudje e shpesht shpirterore   Thu May 22, 2008 1:04 pm

Trajtimi / Tretmanet



Qė nga zbulimi i barnava qė ndriēojnė disponimin, tė ashtuquajturat antidepresivė, depresionet e ēdo lloji munden tė trajtohen edhe nė mėnyrė medikamentoze. Kjo ėshtė njėra nga mundėsitė e trajtimit qė veprojnė mė intensivisht dhe mė shpejtė. Antidepresivėt e ndryshėm ndikojnė nė mėnyra tė ndryshme tek njerėzit e ndryshėm. Nėse ilaēi i shkruar pas disa javėsh sipas mendimit tuaj ndikon tejet pak ose ka reaksione tejet tė pakėndshme, mos ngurroni qė tė flitni me mjekun pėr kėtė. Falė lajmėrimit tuaj ai mund tė zgjedhė njė ilaē mė tė pėrshtatshėm.Depresioni nuk ėshtė njė pjesė normale e jetės por ėshtė njė sėmundje qė duhet kuruar sa mė shpejtė. Njė nga mėnyrat e kurimit ėshtė ajo nepermjet ilaceve antidepresive. Shumica e pacienteve mund i perdorin ilacet per kohen e caktuar, rezultatet e ilaceve mund te vonojne deri ne dy jave.Ėshtė ironike qė kur kėrkoni ndihmė pėr depresion, mund tė duket si peshė e shtuar qė tė zgjidhni nga llojet e ndryshme tė tretmaneve nė kohė kur ju e keni vėshtirė tė merrni vendime. Ka lloje tė ndryshme nė dizpozicion pėr tretmane tė depresionit. Megjithėatė dizpozicioni i disa tretmaneve mund tė jetė e kufizuar, varet se ku jetoni. Njerėzit qė e pėrjetojnė depresionin ishin duhur tė zgjedhin lirisht nė mes tė llojeve tė tretmaneve ose kombinimeve tė tretmaneve. Praktikisht shumica e njerėzve qė shkojnė te mjeku i tyre i pėrgjithshėm, atyre ju ofrohen ilaqe kundėr depresionit si zgjidhje e parė tretmani. Kombinimi i tretmaneve nė formė tė bisedės dhe ilaqeve (medikamenteve antidepresive) kundėr depresionit pėr shumė njerėz ėshtė mėnyra mė efektive pėr ta pėrballuar depresionin.

Pa dyshim se ka sherim depresioni si i tille,permes terapive te ndryshme,edhe ate terapi permes barerave qetesues(antidepressiva),te cilat varesisht se nga ēfare lloj depresioni vuan personi,jepen ne doza te ndryshme.
Mirepo,perpos ketyre metodave mjeksore,pastaj metodat terapike tek psikologu,kemi edhe metoda natyrale te sherimit te depresionit.
Nje metode mjaft efikase eshte metoda e perpjekjes se personit depresiv,te njohe Zotin.gjate perpjekjeve per te hulumtuar se cila eshte e verteta mbi Zotin,njeriu nuk ka kohe te merret shume me mendimet negative destruktive qe ia zotojne mendjen gjate depresioneve.Ai ne menyra te ndryshme gjen prehje,me pas kemi metoden e qendrimit ne natyre,larg streseve te se perditshmes,larg streseve te punes,obligimeve te perditshme.Natyra eshte nje nder metodat me efikase te sherimit te semundjeve depresive,pasi sipas shume studimeve,ne natyre mbizoteron ngjyra e gjelber,e ajo ngjyre eshte pushim per syrin,e syri eshte pasqyre e shpirtit
Prandaj shpesh rekomandohet,nese jeton ne nje qytet me frekuentim te madh te njerezve,dhe strese te larta,atehere se paku 1 here ne muaj te dalish ne camping,diku lart ne mal,ku do mund te qetesohesh mentalisht,e do mundesohet qe ajri i paster te deperton ne qelizat trurore,per te te kthjellur sadopak mendimin negativ mbi jeten...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 1338
Registration date : 11/08/2007

MesazhTitulli: Re: depresioni,kjo semnudje e shpesht shpirterore   Thu May 22, 2008 9:21 pm

pėrgėzime psikologjia pėr kėto tema qė ke sjellur kėtu,besoj se gjėra tė tilla janė nė interes tė lexuesėve dhe shumė tė nevojshme tė i njohim,luteni tė vazhdoni kėshtu
ju dėshirojmė punė tė mbarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: depresioni,kjo semnudje e shpesht shpirterore   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
depresioni,kjo semnudje e shpesht shpirterore
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Psikologji-
Kėrce tek: