ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nexhmije Pagarusha - Urime 75 vjetorin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Nexhmije Pagarusha - Urime 75 vjetorin   Tue May 13, 2008 6:52 pm

Nexhmije Pagarusha

Mė 7 Maj
ka mbushur 75 vite. Njė festė qė e ka kaluar nėn shoqėrinė e
telefonatave tė panumėrta tė artdashėsve, tė afėrmve dhe emotivitetit
tė saj tė theksuar. Shprehet se e festoi ditėlindjen si gjithė herėve
tė tjera, ku pėrveē adhuruesve e vizitoi nė shtėpinė e saj dhe ministri
aktual i Kulturės sė Kosovės, zoti Valton Beqiri, edhe pse nuk kishte
ndonjė organizim tė veēantė pėr tė. Zonja Pagarusha jeton nė njė
apartament tė vogėl nė Prishtinė qė nuk i kalon tė 40 metėr katrorėt.
Prej kohėsh ajo ėshtė anėtare e shoqatės sė Handikapėve nė Kosovė ku
jep njė kontribut tejet aktiv. Vazhdon tė jetė njė grua shumė e dashur,
mikpritėse dhe e mbushur me emocione shpėrthyese. Ėshtė njė nga
kėngėtaret mė tė njohura tė Kosovės, e vlerėsuar me ēmime shumė
domethėnėse ndėr tė cilėt mund tė theksohen ”Bylbyli i Kosovės”,
“Kėngėtarja e Shekullit”.
“Historia ime e jetės”

Nė moshėn 4-vjeēare mbetet pa nėnė. Shprehet se nuk e kujton atė
periudhė tė vėshtirė, ndoshta dhe pėr faktin qė babai i saj, Vesel
Pagarusha, pas dy vitesh u martua me njė grua shumė tė mirė dhe njerka
ia mbushi plotėsisht boshllėkun e nėnės me dashurinė dhe pėrkujdesjen e
saj. I dha dhe katėr vėllezėr me tė cilėt gjatė gjithė jetės do jetė
shumė e lidhur dhe shpesh ato do e ndihmojnė tė kapėrcejė vėshtirėsitė
e jetės, sėmundjet dhe vetminė e saj. Me hapjen e Radio Prishtinės ajo
do jetė e para kėngėtare qė do kėndojė dhe do jetė pikėrisht ky ambient
ku ajo do tė njohė burrin e jetės sė saj kompozitorin Rexho Muliqin.
Ishte ky i fundit krahu i saj i djathtė qė e ka ndihmuar gjithnjė tė
promovojė vlerat dhe t’i pėrshtatet aq bukur natyrės sė kėngės. Djali i
Nexhmijes quhet Leonard, ėshtė kameraman, dhe jeton me katėr fėmijėt e
tij nė Zvicėr. Largėsinė me to e sfidon nėpėrmjet njė kontakti tė
vazhdueshėm.

“Nuk jam e pasur”


Nuk ka asnjė album tė mirėfilltė tė vetin por nė Radio Prishtina
numėrohen rreth 150 incizime tė kėngėve tė saja. Dhe pse ėshtė larguar
shumė e re nga kėnga, 51 vjeēe, pėr shkak tė problemeve tė kordave
vokale, tregon se nuk i pėlqen dhe aq shumė tė kėndojė pėr shkak tė
playbekeve qė praktikohen sot nėpėr skena. Faktin qė ajo sot duhet tė
ishte e pasur nėpėrmjet kėngės thotė se nuk e pėrfill. Pėr faktin se
gjatė jetės ka marrė me miliona duartrokitje. Sot, lumturia mė e madhe
qė ndjen ėshtė respekti dhe mirėnjohja e njerėzve.

Intervista dhėnė pėr gazetėn “Panorama”:

Si e festoi pėrvjetorin e 75-tė tė lindjes kėngėtarja e mirėnjohur Nexhmije Pagarusha?

Nexhmije Pagarusha: Si dhe herėt e tjera. Nė RTK u
dhanė disa kėngė tė miat si dhe njė dokumentar radiofonik, prej 26
minutash. Pėrveē adhuruesve tė kėngės qė gjithnjė mė telefonojnė e mė
dėrgojnė lule mė uroi dhe ministri i Kulturės , Valton Beqiri.
Gjithsesi nuk pati ndonjė organizim tė veēantė. Unė gjej rastin tė
falėnderoj ish-ministrin zotin Haraēia por dhe ministrin e tashėm
z.Beqiri, sepse ishin tė vetmit pėrfaqėsues qė u kujtuan tė mė urojnė
dhe tė mė vizitojnė. Mė vjen mirė qė kam lėnė diēka nė kulturėn e
popullit tim. Mund tė them se kam pasur dhe shumė mysafirė qė mė
nderuan.

Kush kujdeset pėr ju?

Nexhmije Pagarusha: Kam njė vėlla qė jeton afėr banesės sime. Ai bashkė me gruan e tij kujdesen kur kam nevojė.

Ndonėse keni dalė prej kohėsh nė pension, jeni shumė aktive. Thuhet se akoma punoni. Cilat janė aktivitetet tuaja?
Nexhmije Pagarusha: Persona tė
caktuar kanė menduar tė mos mė lanė pa punė duke mė caktuar kėshilltare
e jashtme e muzikės nė Radio Kosova, njė mėnyrė me m'caktu njė rrogė.
Ėshtė njė punė qė mė pėlqen. Kėnga shpreh vlera tė traditės kombėtare
dhe ka njė rėndėsi tė veēantė pėr vlerat e njė kombi. Duke i qenė
mirėnjohės tė parėve tanė mendoj se duhet me e rujtė dhe ne. Porosia
ime ėshtė qė vlerat tė mbesin vlera por edhe t'i kultivojmė e jo tė
ikim nga ato vlera. Pse tė hyjmė nė lėkurėn e tjetėrkujt pėr ēka nuk ka
nevojė. Ne kemi njė pasuri tė madhe tė folklorit tonė. Pėrveē si
kėshilltare qė jam emėruar, unė shpesh vij kėtu nė diskotekė ku e ndiej
veten shumė tė lumtur mes kėtyre shiritave nė tė cilėt ėshtė puna ime
45-vjeēare, kontributi i kompozitorėve dhe kėngėtarėve. Dhe puna ime ka
tė bėjė pikėrisht me pėrcaktimin e kėtyre vlerave burimore tė muzikės
shqiptare. I vlerėsoj drejtuesit e Radio Kosovės sepse e di qė ėshtė
njė vlerėsim dhe respekt i tyre pėr mua dhe njė mėnyrė pėr tė ma bėrė
jetėn mė tė mirė.

Jeni gjithashtu shumė e lidhur me handikapėt e Kosovės. Qė do tė thotė se i jeni pėrkushtuar bamirėsisė?


Nexhmije Pagarusha: Kam qenė gjithnjė
pėrkrah njerėzve nė nevojė. Por u jap pėrkrahje vetėm nga ana morale,
ndihmė materiale ē'ka do dėshiroja unė, nuk kam ē’t’iu jap. Mendoj
vazhdimisht pėr ta dhe u jam pranė sa herė tė jetė nevoja.

Djali juaj i vetėm, Leonardi jeton larg jush nė Zvicėr. E vuani largėsinė?

Nexhmije Pagarusha: E
vuaj shumė edhe pse kemi komunikim tė rregullt mė shumė pėrmes
telefonit. Gruaja dhe fėmijėt e tij vijnė shpesh pėr vizitė nė
Prishtinė, ndėrsa im bir jo, pėr shkak tė dokumentacionit. Me ndihmėn e
vėllait tim qė jeton nė Belgjikė kam mundur t'i shkoj pėr vizitė nė
Zvicėr.

Mbesa juaj kėndon. Jeni e lumtur qė do tė trashėgoheni nė muzikė?


Nexhmije Pagarusha: Shumė. Mė duket se
ka dhe pamjen time nė skenė. Ka publikuar njė album dhe videospoti i
saj jepet shpesh nė televizionet e Kosovės.

Ju kemi parė shpesh nė aktivitete kulturore. Nė Tiranė keni ardhur tek
"Kėnga Magjike" e Ardit Gjebresė para disa vitesh dhe pėr herė tė
fundit keni qenė me rastin e 80-vjetorit tė lindjes sė kėngėtarit Avni
Mula. Pse kėto pėrzgjedhje?

Nexhmije Pagarusha:
Nė rastin e parė me Ardit Gjebrean nuk e di si mu mbush mendja. Unė jam
shumė emotive, vuaj pak nga ankthi dhe emocionohem pėr gjėnė mė tė
vogėl, dhe nuk kam fort qejf me lėviz nga shtėpia. Ka qenė njė rikthim
dhe nė skenė, pėr tė cilėn nuk isha e pėrgatitur. Edhe tek ftesa e
Invės, nuk mund tė mungoja. E kam njohur Avni Mulėn qė gjatė vizitės
sime tė parė nė Shqipni. Unė kam qenė kėngėtarja e parė kosovare qė kam
ardhur nė Shqipni dhe aty kam gjetur mbėshtetjen e shumė artistėve
shqiptarė veēanėrisht tė familjes Mula. Invėn e mbaj mend qė tė vogėl
dhe e kam ndjekur gjithnjė me kėnaqėsi suksesin e saj. Por siē e patė
dhe ju gjatė gjithė kohės sė koncertit vetėm kam qarė. Ishte njė
eveniment i mrekullueshėm.

Njė karrierė e vėshtirė kjo e juaja. Si do e pėrkufizonit?


Nexhmije Pagarusha: E kam thėnė dhe
nėpėr intervista tė tjera qė karriera ime ka qenė sikur ta hedhėsh nė
det njė fėmijė i cili nuk di tė notojė, nuk fundoset por mėson aty pėr
aty notin. Kam nisė nė vitin 1948 si kėngėtare nė Radio Kosova, krejt
rastėsisht ndėrsa vazhdoja liceun dhe mė pas koncerte dhe angazhime pa
fund. Ka qenė njė punė e stėrmundimshme.

Quheni bilbili i Kosovės. Si e arritėt gjithė kėtė famė?


Nexhmije Pagarusha:Njė shprehje e
Alighierit thotė:"Rruga qė shpie drejt famės asnjėherė nuk ėshtė e
mbushur me lule". Mendoj se pėrcakton mirė dhe karrierėn time.

Ka pasur njė armė tė fortė ky suksesi juaj?


Nexhmije Pagarusha: Kam kėnduar me gjithė shpirt dhe mbi tė gjitha kam pėrdorur gjuhėn e popullit tim. Unė besoj shumė nė kėngėn popullore.

Ndėrkohė qė ju keni pasur probleme tė mėdha nė jetė. Kur
ishit vetėm 51 vjeēe nė kulmin e karrierės, zėri juaj humbi. Si e
jetuat atė moment?


Nexhmije Pagarusha: Ka qenė moment i
dhimbshėm. Por unė nuk e kisha lidhur jetėn vetėm me skenėn. Kur s'bėn,
s'bėn. Pata guximin tė largohesha me dinjitet.

Pse ndodhi e gjitha kjo?

Nexhmije Pagarusha:
Pėr shumė arsye. Ka ndikuar nė kėtė jeta private hallet, vitet e punės…
Sidoqoftė jam e lumtur qė e kam ndėrprerė pikėrisht kur duhej. Kur nuk
shkon duhet ta lėsh! Unė nuk vuaj pėr kėtė, vetėm mė ka ngelė peng qė
nuk kam bėrė njė koncert pėrmbyllės.

Arsye qė kishin tė bėnin dhe me presionet e jugosllavėve pėr tė kundėrshtuar publikisht lėvizjen e ‘81-it?


Nexhmije Pagarusha:Kanė qenė shumė arsye. Nė jetė kam humbur shumė njerėz tė shtrenjtė.

Jeni shumė modeste dhe bėni njė jetė tė thjeshtė. Ju vjen keq qė vlerat e zėrit tuaj nuk u konvertuan nė para?


Nexhmije Pagarusha: Pėr mua nuk ka
vlerė paraja. Unė jam e pasur. Jam e pasur me duartrokitje dhe
mirėnjohje. Tė gjithė njerėzit mė thonė fjalė tė mira e mė ftojnė kudo.
Kam marrė dhe shumė ēmime e vlerėsime. Ēka do me thanė se puna ime ia
ka vlejtė diēka!

Jeni vlerėsuar si kėngėtarja e shekullit tė kaluar. Ka qenė moment i veēantė ky vlerėsim?


Nexhmije Pagarusha: E
kam mirėprit ēdo vlerėsim. Jam gėzuar shumė dhe jam befasuar. Unė pėr
40 vjet punė qė kam bė, kam dyshuar nė talentin tim. Publiku mė ka
pėrkrahur dhe mė mbrapa kritikėt e gazetarėt. Mendoj se asht mrekulli
qė kam marrė gjithė kėto vlerėsime, dhe pse kurrė nuk kam mbajt
evidenca.

Ndėrkohė qė jeni njė kėngėtare e madhe qė nuk ka album?


Nexhmije Pagarusha: Jam e vetmja
kėngėtare e Kosovės qė nuk kam njė album timin. E kam peng qė nuk mund
tė realizojė incizimin e dy CD-ve ose tė njė emisioni kolazh me kėngėt
e mia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Re: Nexhmije Pagarusha - Urime 75 vjetorin   Wed May 14, 2008 6:51 pm

I uroj edhe 100 kesaj dive te muzikes shqiptare dhe i uroj qe te mos plaket asnjhere sepse deri tani eshte mjaft mire
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 116
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Re: Nexhmije Pagarusha - Urime 75 vjetorin   Wed May 14, 2008 7:02 pm

githashtu urime dhe u befte 175 vjec
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Nexhmije Pagarusha - Urime 75 vjetorin   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Nexhmije Pagarusha - Urime 75 vjetorin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mentor Thaqi:URIME DHE GĖZUAR DITĖLINDJEN VLERĖ, O MBESA IME PLOT VLERĖ!
» Urime pėr Ditėlindje!
» Agim Gashi: URIME DITĖLINDJEN NXHMIJE PAGARUSHA - BILBILI I KĖNGĖS
» PĖRSHĖNDETJE, URIME dhe SUKSESE nė JETĖN TUAJ tė LAVDISHME
» Hapja e Shkollės Shqipe nė 2-vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės, nė Staten Island, dritėz Mėmėdheu pėr fėmijėt e Diasporės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: