ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arbana Osmani flet pėr Big Brother(Interviste)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Arbana Osmani flet pėr Big Brother(Interviste)   Mon Apr 21, 2008 8:35 pm


Arbana Osmani, njė nga prezantueset mė tė njohura tė ekranit shqiptar, nė njė eksperiencė tė re shumė origjinale, duke vėzhguar dhe monitoruar jetėn e pėrbashkėt tė banorėve tė shtėpisė sė Big Brother, njė spektakėl i ri i Top Channel, ku Arbana po kalon njė tjetėr provė tė profesionalizmit. Nė intervistėn e dhėnė pėr revistėn “Shqip”, ajo tregon sekretet e suksesit tė shtėpisė mė tė famshme tė momentit, “Big Brother”, por na beson ne edhe disa sekrete private tė saj. Dėshiron shumė tė mos jetė nė qendėr tė vėmendjes sė botės sė show biz-it, megjithėse prej vitesh i ėshtė pėrkushtuar njė karriere interesante nė radio dhe televizion. Ka zgjedhur njė profesion qė e do dhe respekton, atė tė gazetares dhe prezantueses dhe dėshiron tė tėrheqė vėmendjen vetėm me punėn qė bėn dhe asnjė faktor tjetėr rrethanor. I kanė besuar tė drejtojė programin mė tė fuqishėm tė “Top Channel” pėr momentin, “Big Brother”, njė sprovė e parė kjo si pėr televizionin, ashtu edhe pėr vetė Arbanėn, qė deri tani duket se po ecėn nė rrugė tė mbarė.

“Asgjė tjetėr nuk tė bėn tė suksesshėm, vetėm gjėrat qė njeriu bėn me pėrkushtim dhe pasion”, shprehet ajo. Dhe kėtė pasion Arbana Osmani e ka brenda vetes, ushqehet me tė dhe ia del tė ushqejė dita ditės edhe publikun e gjerė. Njė vajzė interesante, qė famėn e njeriut mediatik e lė tek dera e televizonit dhe pjesėn tjetėr tė jetės kėrkon ta ketė tė shtruar, tė qetė, pa bujė e zhurma tė kota, pranė njeriut qė dashuron dhe miqve tė mirė. Njė sukses i menaxhuar ndryshe. Vajza qė ka nisur karrierėn 16 vjeē nė “Top Albania Radio”, pas drejtimit tė suksesshėm tė “Top Fest”, apo “Super Model of the World”, tani po zhvillon njė projekt tė rėndėsishėm televiziv, duke treguar se asgjė nuk ėshtė e pamundur pėr tė. Imazhi i ri i njė prezantueseje shqiptare. Dhe kjo vetėm nė “Top Channel”, televizioni i vetėm ku Arbana Osmani mendon se njė gazetar mund tė realizohet plotėsisht.

Arbana, sa e shikoni tė suksesshėm edicionin e parė tė “Big Brother”?

Arbana: Unė e gjykoj tė suksesshėm pėr nga shkalla e lartė e shikueshmėrisė qė rezulton nga sondazhet e kryera, impakti pozitiv qė ka patur tek njerėzit dhe fjalėt e mira qė degjojmė ēdo ditė. Ky reality show erdhi nė formėn mė tė mirė origjinale nė Shqipėri, pėr tė cilin investimi ka qenė maksimal dhe realizimi ka qenė gjithashtu i njė cilėsie tepėr tė lartė.

Sipas jush cilat janė pėrjetimet qė marrin njerėzit kur shohin “Big Brother”?
Arbana: Unė kam vėnė re qė njerėzit identifikohen me personazhet dhe kjo gjė ndodh me shfaqjet reale, me telenovelat, apo me filmat. Shikojnė “Big Brother” sepse pėrmes atyre personazheve shohin veten: Pėr shembull paralelizma tė tipit: si reagon Najada dhe si do tė reagoja unė po tė isha nė vend tė saj? Gjithashtu thashethemet dhe sjellja mbrapa krahėve dhe e fshehtė, qė bėjnė “aktorėt e Big Brother” nė njė ambient aq tė ngushtė dhe nė afrimitet me njėri- tjetrin, pėrbėn njė element tėrheqės tė lojės. Prandaj ky reality show ėshtė kaq i suksesshėm, sepse ata janė njerėz tė panjohur tė cilėt marrin formė pėrgjithėsuese, janė njerėz qė shprehin karakteristika qė ne i kemi dhe i shohim nėpėrmjet lojės sė tyre.

Sa i takon pėrzgjedhjes sė banorėve keni deklaruar se jeni munduar tė jeni gjithėpėrfshirės. Vėrtet keni arritur tė jeni gjithėpėrfshirės dhe nėse po, a ėshtė diēka pozitive tė pėfshish kaq njerėz tė ndryshėm nė bashkėjetesė?
Arbana: Eshtė e pamundur tė pėrfaqėsosh njė popull vetėm nga 14 persona. Falė personazheve qė janė nė shtėpinė e Big Brother kanė dalė nė pah disa nga cilėsitė qė na karakterizojnė neve si shqiptarė, si karakteri i fortė, thėnia e gjėrave nė sy drejtpėrdrejtė, e tė tjerė. Eshtė marrė parasysh ideja e tė qenit tė ndryshėm nga njeri tjetri pėr tė pėrfshirė sa mė tepėr karaktere, pėr tė dhėnė mundėsinė e bashkėveprimit sa me tė gjallė me njėri tjetrin. Pra mund tė themi qė secili ėshtė i ndryshėm, por kurresesi qė grupi ėshtė gjithėpėrfshirės pėr shkak tė shkallės tepėr tė lartė tė tipeve tė racės njerėzore.

Ju thatė qė banorėt janė tė drejtpėrdrejtė. Po a nuk ju duken nė njė masė tė madhe hipokritė, duke u marrė me biseda tė vogla pas krahėve tė njėri tjetrit?
Arbana: Ai spektakėl ėshtė jetė reale. Gjatė ditėve tė para lojtarėt mundohen tė zgjedhin fjalorin dhe janė pėrgjithėsisht mė tė kujdesshėm nė veprimet apo mosveprimet e tyre, ndėrkohė qė mė pas, duket qartė njė lloj ēlirimi nė sjelljen e tyre qė pėrafrohet shumė me atė qė ata pėrfaqėsojnė nė jetėn e tyre tė pėrditshme jashte ekranit. Ne duhet tė mendojmė sesi do tė ishim ne nė ato kushte dhe se si jemi ne nė jetėn reale. Tė gjithė ne flasim gjėra drejtpėrdrejtė, por bėjmė edhe thashetheme. Ka nga ata qė e kanė tė vėshtirė tė pranojnė realitetin ashtu siē ėshtė nė “Big Brother”, ka ende njerėz qė nuk durojnė dot kur dikush flet me zhargon, apo nė inat e sipėr thotė njė shprehje banale brenda nė shtėpi. Apo ka nga ata qė skandalizohen nga njė puthje…

Po kjo gjė a ndodh nė jetėn reale kur nuk ka kamera? Lakmia pėr para, pėr famė apo ēfarė tjetėr mendoni se i ka shtyrė personazhet tė hyjnė nė shtėpinė e Big Brother?

Arbana: Them se sensi i protagonizmit. Pastaj jeta kėtu nuk ofron shumė zgjedhje qė tė provosh eksperienca tė ndryshme qė tė mbushin shpirtėrisht. Pėr para patjetėr. Pesėdhjetė mijė euro ėshtė njė shumė e madhe qė do t’i marrė mė i miri…

Dhe qė Arbėri ka thėnė se do i japė pėr bamirėsi….
Arbana: Kjo ėshtė njė zgjedhje e tij qė e respektoj.

Cili ėshtė momenti mė i vėshtirė pėr ju gjatė realizmit tė “Big Brother”? Si e morėt vendimin pėr t’i lėvizur? Cili ishte mendimi i parė kur ndodhi shpėrthimi?
Arbana: Momenti mė i vėshtirė ka qenė shpėrthimi nė fshatin Gėrdec. Ishte njė moment i vėshtirė pėr tė gjithė stafin, tė cilėt mė lejoni t’i pėrgėzoj qė me gjithė tmerrin qė kanė pėrjetuar, kanė menduar vetėm pėr shfaqjen, duke respektuar rregullat e kompanisė “Endemol” dhe duke siguruar strehimin e menjėhershėm tė banorėve si dhe monitorimin e tyre kudo me kamera. 13 konkurrentėt janė dėrguar nė njė hotel, ku janė ndarė nė dhoma tė veēanta. “Top Channel” ka filmuar ēdo moment tė tyre, megjithėse atė natė kameramanėt duhet tė ishin tė gjithė nė Gėrdec. Tė gjithė konkurrentėve iu ėshtė lejuar tė bėnin nga njė telefonatė prej 30 sekondash me njėrin nga familjarėt qė kanė dashur ata, pėr tė vertetuar qė janė mirė. Pėrpos kėsaj, nė dhomat e konkurrentėve kanė qėndruar autorėt e programit, tė cilėt nuk kanė lejuar asnjė prishje tė rregullit. Ne kemi transmetuar disa nga kėto momente, por duke qenė se situata ishte vėrtet tragjike jashtė dhe konkurrentėt ende nuk e kishin kuptuar rėndėsinė e kėsaj tragjedie, ishte jo e kėndshme qė atė natė kur e gjithė Shqipėria ishte nė lot, ne tė transmetonim pamje nga grupi i “Big Brother”, tė cilėt vazhdonin tė qeshnin e luanin si gjithmonė. Pėr kėtė jam e bindur qė publiku na ka mirėkuptuar.

Vetė ju a kaloni orė pa gjumė duke ndjekur jetėn e banorėve?

Arbana: Mos mė fol! Fle, kur flenė ata, (qė ndonjėherė shkon edhe ora 3-4) dhe kur zgjohem janė zgjuar para meje. Nuk e di si ia bėjnė vėrtet, po me oraret e gjumit nuk po ia dal dot mė! Por tė paktėn janė interesantė dhe t’i ndjekėsh ėshtė njė kėnaqėsi.

A ka sekrete tė banorėve qė nuk janė bėrė transparente pėr publikun e gjerė?

Arbana: Jo. Nuk na intereson tė mos i tregojmė sekretet, afėrmendsh!

Ju vetė do tė hynit nė shtėpinė e “Big Brother”?

Arbana: Jo, sepse puna qė unė bėj mė kushtėzon qė unė tė jem para kamerave. Prandaj atė pjesė qė e kam jashtė kamerave dua ta mbroj me fanatizėm. Ajo pjesė ėshtė vetėm e imja. Ndoshta po tė mos bėja kėtė punė dhe tė kisha njė profesion tjetėr, do ta mendoja. Fundja kush nuk po e mendon sot si do kishte qenė po tė ishte futur aty brenda?

Keni deklaruar se e keni ndjekur prej vitesh programin “Grande Fratello” nė Itali dhe se ju ka pėlqyer prezantuesja e parė e tij, Daria Bignardi…

Arbana: Unė nuk kam modele tė pėrcaktuara, mė pėlqejnė disa gazetarė italianė, disa amerikanė, apo francezė. Mė pėlqen gazetaria e bėrė mirė dhe Daria Bignardi nuk ėshtė thjesht njė prezantuese, ėshtė njė gazetare, tė cilėn e kam vlerėsuar mė tepėr, nė mėnyrė tė veēantė pėr pyetjet e zgjuara qė ajo bėn. Nė fillim te “Tempi moderni”, qė ka qenė programi i saj, pastaj te “Grande Fratello”, deri te programi qė bėn aktualisht nė “La 7”, “Le invasioni barbariche”. Pra nuk vlerėsoj vetėm drejtimin nga ana e saj tė “Grande Fratello”-s, por edhe shumė tė tjera qė ajo ka bėrė. Gjėja qė mė pėlqen mė tepėr ėshtė sensi i intuitės nė pyetjet dhe komentet qė bėn. Por televizioni italian nuk ėshtė kurrsesi modeli mė i mirė televiziv. Pėrpos skenografive mahnitėse dhe dritave marramendėse, mesazhet qė ai po pėrēon, sidomos vitet e fundit janė pak si tė thuhet banale.

Ndėrkohė e ndiqni drejtuesen aktuale, Alessia Marcuzzi nė drejtimin e “Grande Fratello”-s?
Arbana: Jo, nuk e shoh sepse e kam ndjekur shumė kėtė spektakėl. Ēfarė kam pasur pėr ta marrė, e kam marrė pėrmes televizionit. Po qe se do ta ndiqja aktualisht, edhe pa dashur, do tė marr diēka nga ajo dhe nė njė farė mėnyre do ta kopjoja, gjė tė cilėn preferoj tė mos e bėj.

Duke qenė kaq e pranishme nė televizion gjatė viteve tė fundit, nuk ju duket se po e lini pas dore radion, nga ku ka nisur karriera juaj?

Arbana: Kėshtu mendojnė tė gjithė, por unė kam ende shumė njerėz qė kur i takoj mė bėjnė komplimente pėr emisionet tė radio, tė cilat vazhdoj t’i realizoj me tė njėjtin pasion si mė parė.

Megjithatė mes eksperiencave tė deritanishme, cila ka qenė mė e mira pėr ju?
Arbana: Tė gjitha janė shumė tė bukura. Do veēoja “Top Fest”-in qė ėshtė njė spektakėl qė mė ka dhėnė shumė dhe mė ka mbushur shpirtėrisht. Sepse duke pasur kontakte tė drejtpėrdrejta me muzikėn, qė ėshtė njė pasion i imi i madh, nė “Top Fest” isha kokė e kėmbė brenda, ashtu siē kam qenė nė tė gjitha gjėrat. I tillė ka qenė edhe spektakli “Super Model of the World” nė tė cilin kam kuptuar sesi funksionojnė mekanizmat nė bisnesin e modės pėr tė cilin mė parė nuk kisha kaq shumė informacion. Aty gjithashtu kam njohur nga afėr njė profesionist dhe njė njeri tė shkėlqyer, siē ėshtė Fadil Berisha. Pėr mrekulli po ndihem edhe nė “Big Brother” ku ka marrėdhėnie njerėzore shumė tė fuqishme, por edhe shumė delikate, qė mua mė bėjnė mė tė kujdesshme nė mėnyrėn sesi sillem dhe prezantoj.

Si e ndieni mė shumė veten, si prezantuese apo gazetare?
Arbana: Unė kam mbaruar studimet pėr gazetari nė universitet. Pėr mua nuk ka rėndėsi pėrcaktimi prezantuese, apo gazetare. Mjaft qė unė veten e ndiej mirė kur njerėzit mė shohin, mė dėgjojnė dhe mė pėlqejnė. E rėndėsishme ėshtė qė punėn time ta bėj sa mė mirė.

Ju vjen keq qė e keni lėnė pėrkohėsisht “Top Fest”-in?
Arbana: Mė shumė mė vjen keq qė nuk ndihet fare mungesa ime, se ata e bėjnė punėn shumė mirė dhe pėr kėtė i kam marrė shumė inat. (bėj shaka! (qesh). Mė vjen keq, por unė nuk jam shkėputur totalisht nga “Top Fest”-i. Unė vazhdoj, duke pasur mik shumė tė mirė Bojkenin, tė komentoj, tė jap mendimet e mia, gjykimin mbi kėngėt, pra nuk jam shkėputur totalisht nga “Top Fest”-i, nuk do tė mundesha kurrsesi.

Nėse i dashuri i juaj do tė ishte nė Big Brother dhe do tė flinte me ndonjėrėn nga vajzat, siē ndodh me Olsin dhe Najadėn, ju vetė si do reagonit?
Arbana: I dashuri im nuk do tė hynte nė “Big Brother” pėr 100 vjet sepse nuk i pėlqen tė jetė protagonist nė ekran, e pėr mė tepėr nė Big Brother. Eshtė jashtė natyrės sė tij.

Ju kemi parė sė fundmi nė fotografitė e shtypit rozė nė krahėt e tij. Deri tani nuk kishte shumė informacion pėr jetėn tuaj private, ndėrsa tani diēka po fillon tė duket…..
Arbana: Unė kam dashur ta mbaj gjithmonė larg kamerave dhe fotografėve, atė dhe miqtė e mi, tė cilėt nuk bėjnė pjesė nė show biz. Dhe ai e ka vlerėsuar shumė kėtė gjė. Mua do tė mė vinte shumė keq nėse do tė vazhdohet tė flitet pėr kėtė histori, aq mė tepėr qė tani ka mė shumė se kurrė mundėsi tė flitet pėr punėn time dhe jo pėr historinė time tė dashurisė…Nuk dua tė abuzohet me kėtė gjė.

Megjithatė kjo ėshtė njė kosto qė duhet ta paguajnė tė gjithė njerėzit e show biz-it….
Arbana: Njerėzit qė mė vlerėsojnė jam e bindur qė mė kuptojnė dhe e respektojnė kėtė zgjedhje; pastaj ngadalė se nuk ėshtė sekret shtetėror siē po e bėni ju!

Pra s’do na tregoni asgjė pėr tė dashurin?
Arbana: (qesh)Jo, nuk ėshtė momenti.

Jeni xheloze?

Arbana: Ju dukem qė s’jam?! (qesh)

Si ndihet i dashuri juaj qė Arbana ėshtė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes?
Arbana: Ai nuk e ndien shumė kėtė gjė, sepse unė bėj njė jetė shumė normale, domethėnė nuk ka asgjė pėr tė qenė e jashtėzakonshme. Arbana mbaron shfaqjen, vjen ai e merr, rri me tė. Lokalet e natės nuk i frekuentojmė shumė, por edhe kur i frekuentojmė, e bėjmė me njė rreth shumė tė ngushtė shoqėror nė ndonjė bar ku ndihemi rehat. Njerėzit e panjohur nė rrugė kur mė flasin me drejtohen si tė mė kenė njeri tė familjes dhe kjo qė mė bėn tė ndihem akoma mė e thjeshtė. Kėshtu qė edhe ai ėshtė i qetė pėr sa i pėrket kėsaj.

Ai ju bėn vėrejtje pėr programet?
Arbana: Rrallė i sheh.(qesh) Ok, “Big Brother”-in e sheh, mblidhet me miqtė tek shtėpia jonė, ose tek shtėpia e ndonjėrit prej tyre dhe e shohin ndonjėherė duke bėrė edhe komente. Po, mė bėn vėrejtje dhe unė i mirėpres gjithmonė vėrejtjet e tij. Nė fillim nuk i pranoj, por mė vonė i mendoj. Pėrgjithėsisht nuk flasim shumė pėr botėn e televizionit, as me tė dhe as me miqtė tane mė tė ngushtė. Bėjmė biseda tė tjera, sikundėr shumė prej tyre nuk kanė lidhje me televizionin.

A ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh dashuri dhe mirėkuptim tek njė njeri qė nuk ka lidhje fare me atė qė bėn ēdo ditė?
Arbana: (Qesh). Megjithė profesionit krejt tė kundėrt nga imi, ai ėshtė shumė mė i pjekur dhe mė artist se unė, mė besoni.

Si ju duket bashkėjetesa me tė dashurin tuaj?

Arbana: Kemi njė lidhje shumė tė gjatė dhe ishim tė dėshiruar pėr tė jetuar bashkė.

I ngjan folesė sė Big Brother?

Arbana: Jo, sepse nuk ka kamera. Dhe nuk bėjmė thashetheme pėr njėri tjetrin. (qesh)

Nėse do tė kishte kamera, cilėn pjesė do kishe dėshirė t’ia tregonim publikut?
Arbana: Asnjėrėn. (qesh)

Ē’mendoni pėr modėn mė tė re tė programeve reality show qė kanė filluar tė shfaqen edhe nė Shqipėri?
Arbana: Nė televizion ka vend pėr tė gjitha. Ne televizionin shqiptar uroj qė tė tilla shfaqje reale tė ndihmojnė nė ēlirimin e ndrydhjeve tė mentalitetit, qė fatkeqėsisht i kemi tė trashėguara nga e kaluara.

Po nė njė reality show me njerėz vip do merrnit pjesė?
Arbana: Unė nuk e besoj se nė Shqipėri do tė kishte sukses ndonjė program me njerėz vip, pasi kėtu nuk ka akoma vip-a, pėr tė cilėt njerėzit normalė duhet tė ndihen kuriozė pėr jetėn qė bėjnė. Njerėzit e ekranit i takon nė rrugė, nė ambiente publike, nė bare, restorante, sepse kėtu nuk ekzistojnė ambiente tė posaēme vetėm pėr vip-a. Shqipėria nuk ėshtė akoma gati.

Cili ėshtė ai program qė nuk e keni bėrė akoma dhe do donit ta bėnit?
Arbana: Kam disa projekte qė kam dashur t’i zhvilloj nė televizion, tė cilėt nuk dua t’i tregoj, sepse mund zhvillohen nė fund tė 2008-ės. Gjithashtu unė jam shumė e apasionuar pas filmit dhe njė ndėr dėshirat e mia mė tė mėdha dhe qė shpresoj tė bėhet realitet, kur unė tė kem edhe eksperiencėn dhe shkollimin e duhur, ėshtė tė bėj njė film. Nė shtator dua tė filloj studimet, pėr regji filmi. Skenarin e filmit tė parė e kam gati. Ėshtė njė libėr i njė autori shqiptar, qė unė e pėlqej shumė dhe qė s’dua ta zbuloj.

Udhėtoni shpesh?
Arbana: Udhėtoj, sa herė qė mundem. Mė pėlqen eksplorimi i vendeve tė reja. Udhėtimi tė jep dimensione tė reja, frymėzim dhe njė qetėsi tė jashtėzakonshme. /shqip/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
shaban cakolli
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 1338
Registration date : 11/08/2007

MesazhTitulli: Re: Arbana Osmani flet pėr Big Brother(Interviste)   Tue Apr 22, 2008 3:56 pm

Tė lumtė znj.Wendi pėr kėtė intervistė tė bukur qe solle kėtu,me pelqeu shumė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Arbana Osmani flet pėr Big Brother(Interviste)   Tue Apr 22, 2008 4:05 pm

te pershendes nga zemra motrushe Wendi se me te vertet po i bjen ne forum intervista te bukura shqipetar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Arbana Osmani flet pėr Big Brother(Interviste)   Wed Apr 23, 2008 2:07 am

mu ba qefi shum qe nxoren ate llafazanen nga vlora
ajo na e shpifi , ajo munde te jet njeriu me injorante qe me kan par syt ndonjeher
, ajo nuk meriton te jetoj ,,, e jo te marrin pjes ne bigbrother qe eshte emisioni ma i shikuar ne shqiperi
e'né diaspor, nuk e di se si e kan futur brenda
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Arbana Osmani flet pėr Big Brother(Interviste)   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Arbana Osmani flet pėr Big Brother(Interviste)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arbana Xharra:"Bac u kry", tė gjithė po ikin
» S.Osmani dhe M.Krasniqi:Isa Mustafa: Rinia gjithherė ka qenė me Titon dhe pėr Titon (Foto)
» Murat Jashari: Kosova drejt humnerės
» Sokol Demaku: Bisedė mė Vera Kurti, mėsuese e edukimit special mė fėmijėt...
» Flet Eroll Vitaku: Nė emėr tė komandantėve kam paguar haraē me vite tė tėra (Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: