ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sa shpesh ndryshojmė mendim?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Sa shpesh ndryshojmė mendim?   Sun Mar 30, 2008 3:39 pm

ėshilla mė e mirė e mundshme: tė jemi elastikė

Sa herė keni ndryshuar mendim vitin e fundit? Natyrisht, bėhet fjalė pėr problemet e rėndėsishme, jo pėr ēėshtje banale, si pėr shembull zgjedhja e njė ėmbėlsire nė restorant. Pėr t‘u kuptuar mė mirė: mendimin qė keni pėr njė mik, apo koleg; qėndrimin kundrejt njė teme etike si aborti; informimin mbi njė zhanėr muzike tė caktuar. Mos u ēudisni nėse zbuloni se diēka e tillė u ka ndodhur pak herė. Nė fakt, pėr shkencėtarėt njeriu ėshtė nė thellėsi njė konservator.

Ekuilibėr dhe koherencė

Zakonisht nuk na pėlqen tė ndryshojmė mendim, sidomos kur bėhet fjalė pėr tė pėrmbysur tėrėsisht pozicionin tonė. Ndaj kjo gjė ndodh rrallėherė, pavarėsisht tė dhėnave dhe informacioneve qė kemi kundėr bindjeve tona.

Sigurisht, mund tė ndodhė. Por para se kjo gjė tė ndodhė, hyjnė nė funksion shumė kundėrshtime psikologjike. Pėr tė kuptuar arsyen duhet parė mėnyra me cilėn mendja e njeriut ndėrton opinionet e veta. "Imagjinoni njė rrjetė, tė formuar nga shumė nyje tė lidhura. Nė fakt, ēdo opinion pėrbėhet nga tė dhėna tė ndryshme, emocione, eksperienca, bindje (nyjat) qė nė mėnyrė koherente lidhen me njėra-tjetrėn, duke krijuar njė lloj "rrjete tė ekuilibruar". Pėr ne, ky ekuilibėr konjuktiv ėshtė shumė i rėndėsishėm, ndaj informacionet qė e shqetėsojnė merren rrallėherė nė konsideratė", shpjegon njė psikologe sociale.

Pėr shembull, nėse do tė dėshironim tė pasqyronim bindjen tonė, qė pėr shembull nė drekė ėshtė mirė tė mblidhet e gjithė familja, do tė zbulojmė se kjo bindje pėrbėhet nga shumė nyje pozitive ("kėshtu ndihemi mė tė bashkuar", "ėshtė njė traditė e bukur", "nė shtėpi ushqimi ėshtė mė i freskėt") dhe negative ("tė gatuash dy herė nė ditė ėshtė e bezdisshme", "tė respektosh gjithmonė oraret je i detyruar tė vraposh") etj. Po ēfarė do tė ndodhte nėse njė mėsues do na thoshte se fėmijėt qė kthehen pėr tė ngrėnė nė shtėpi janė mė tė izoluar nė krahasim me ata qė e ndajnė mensėn me shokėt e tjerė? Do tė ndodhte qė tė nesėrmen fėmija ynė do tė ushqehej nė shkollė?

Strategjia e pėrjashtimit

"Me shumė mundėsi, jo. Do tė vėmė menjėherė nė funksion njė nga strategjitė tona mbrojtėse, qė lidhet me riinterpretimin e informacioneve. Do tė themi se bėhet fjalė pėr njė pėrjashtim. Me sa duket, fėmijėt pėr tė cilėt po fliste mėsuesi ishin tė pasigurt pėr arsye tė ndryshme, nga fakti pėr t‘u kthyer nė shtėpi pėr drekė. Pas pak kohėsh do ta harrojmė se kur ka ndodhur, duke pėrdorur kėshtu njė strategji tė dytė mbrojtėse: ‘kujtesėn pėrzgjedhėse‘". Praktikisht, kujtojmė nga e shkuara kryesisht eksperiencat, sė bashku me opinionet tona tė vazhdueshme.

Strategjia e tretė quhet "shprehje pėrzgjedhėse". Njė shembull perfekt i kėsaj sjelljeje ėshtė edhe zgjedhja e gazetės. Njerėzit qė janė pėrkrahės tė sė majtės, blejnė gjithmonė gazetėn e tyre dhe anasjelltas. Pra, tė gjithėve na pėlqen qė tė tjerėt tė na japin tė drejtė, edhe atėherė kur nuk ėshtė e nevojshme. Por ē‘tė keqe ka nėse ndryshojmė mendim?

Jemi ata qė mendojmė?

"Tė ndryshosh mendim ka njė ēmim, i cili mund tė jetė shumė i lartė dhe kjo gjė na merr shumė energji, vėmendje, kohė. Pėr tė ndryshuar mendim duhen vėnė nė funksion tė gjitha nyjat e rrjetės sonė, duke i rishikuar e duke i ribashkuar edhe njė herė pėr t‘i vėnė nė njė ekuilibėr koherent", thotė psikologia.

Ndėr tė tjera, ēdo ndryshim opinioni ka njė kosto. Kjo ėshtė arsyeja qė gjithmonė na duket e vėshtirė tė ndėrrojmė punė edhe pse nuk jemi tė kėnaqur me atė qė kemi. "Gjithashtu, kostoja e tė ndryshuarit mendim ėshtė edhe emotive dhe veēanėrisht e dhimbshme. Nė fakt, disa opinione nuk janė asnjanėse, por thonė se janė me grupin nė tė cilin bėjnė pjesė: nė rast se bėhet fjalė pėr bindjet politike dhe fetare. Tė qenit praktikant katolik, ose tifozė tė ēmendur tė Interit, do tė thotė shumė pėr njė grup. Tė ndryshojmė kėtė mendim, do tė thotė tė heqim dorė nga identiteti ynė", shpjegon mė tej ajo.

Sikur tė mos mjaftonte kjo, kėto "ide tė forta", tė cilėsuara nga shkencėtarėt "identitet", sjellin me vete njė korolar opinionesh qė, ashtu si nė fillim, nuk mund tė vihen nė dyshim pa shkaktuar shqetėsim ndaj individit. Pėr shembull, nėse deklarohem ekologjik, do ta pranoj me vėshtirėsi qė mė ka pėlqyer tė bėj njė xhiro me makinė nė mal, apo edhe pse diēka e tillė nuk ka tė bėjė fare, e di qė njerėzit qė mė rrethojnė do tė presin nga unė qė tė lexoj libra "seriozė", qė tė preferoj mė shumė xhinset se rrobat e shtrenjta. "Koherenca ėshtė konsideruar njė virtyt jashtėzakonisht pozitiv nė kulturėn e njė individi, ndaj tė ndryshosh mendim ėshtė edhe mė e vėshtirė, nėse mė parė nė publik kemi shprehur njė opinion tjetėr".

"Themata": mendimet e pathyeshme

Ide tė tjera tė papėrshkueshme ndaj ndryshimit janė ato qė fizikani dhe historiani i shkencės Gerald Holton i quan "themata". Bėhet fjalė pėr ēėshtje tė rėndėsishme, tė cilat nuk thyhen nga njė dėgjim ose gjykim logjik, por qė ndikojnė nė mėnyrėn tonė se si e shohim realitetin. Pra, a ka njė shpjegim konkret apo jo? Bota do tė vazhdojė tė ekzistojė apo jo? Kėto lloj mendimesh varen jo vetėm nga teoritė shkencore, por edhe nga shumė opinione tė tjera, duke vėnė kėshtu nė funksion sjellje tė ndryshme, tė cilat lidhen si me punėn, ashtu edhe me jetėn personale.

Edhe mendimet qė kemi kundrejt njerėzve (miqve, kolegėve, partnerit) janė shumė rezistente ndaj ndryshimit. "Zakonisht kur takojmė njė njeri qė nuk e njohim, duhet tė krijojmė me shpejtėsi njė mendim dhe ta pozicionojmė nė kategorinė e duhur. Ja shembulli mė banal: burrė/grua; i bardhė/i zi; i ri/plak; mė pas: simpatik/i shėmtuar; i qeshur/serioz etj. Nė fakt, tė gjithė njerėzit janė tė pritur ta gjykojnė personin qė kanė pėrballė nga pamja e parė, gjė e cila nuk i ndihmon kurrė".

Kėshtu, nėse njohim dikė, kemi nevojė tė regjistrojmė shumė informacione pėr tė ndryshuar gjykimin tonė tė parė, ose ky njeri duhet medoemos tė na bėjė tė jetojmė njė eksperiencė tė magjishme pėr tė ndryshuar rrėnjėsisht pėrshtypjen e parė. Ja njė shembull. Imagjinoni sikur nė takimin e parė keni dalė me vajzėn/djalin qė ju pėlqen dhe ju duket shumė e/i ėmbėl. Pas pak sekondash ju pėshpėrit nė vesh duke ju thėnė ka njė pasion tė zjarrtė pėr tė bėrė seks oral, apo se ka qenė i/e arrestuar pėr ēėshtje banale...

Fazat e ndryshimit

Tė bombardohemi pėr njė kohė tė gjatė nga informacione qė vėnė nė krizė bindjet tona, apo tė jetojmė njė eksperiencė tė frikshme, kjo do tė na tjetėrsonte. Pėr njė psikolog tė famshėm amerikan, faktorėt qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ndryshim e opinionit janė racizmi, mendjemadhėsia, injoranca, frika e shumė tė tjera.

Pėrmbysje dhe shkėlqime

Faktorė tė tjerė qė psikologu i quan "rezonancė" ndikojnė nė prekshmėrinė e lartė. Ėshtė rasti kur njerėzit magjepsen nga njė mendim i ri dhe tronditės, i cili ju duket menjėherė i gjetur dhe i pėrshtatshėm, pa i ditur nė fakt arsyet. Kėto lloj ndryshimesh hasen shpesh kur bėhet fjalė pėr artin ose muzikėn. Nė fakt, pėr psikologun, tė ndryshosh mendim pėr dikė apo diēka tė caktuar, ėshtė e pamundur.

Sipas tij, ka edhe nga ata njerėz qė janė tė gatshėm tė ndryshojnė. Nga njėra anė elasticiteti i madh ose i vogėl varet nga mosha. Pėr shembull, adoleshentėt, duke jetuar njė fazė eksplorimi tė botės dhe vetes, janė mė tė hapur ndaj ideve tė reja; ndėrsa duke u plakur, njeriu sa vjen e bėhet mė konservator. Nga krahu tjetėr ka anė tė personalitetit qė tė shtyjnė drejt ndryshimit, ose tė bėjnė t‘u qėndrosh besnik bindjeve tė mėparshme. Njė prej tyre ėshtė "tendenca e vetėkontrollit". Pėr shembull, njerėzit me njė vetėkontroll tė lartė kėrkojnė gjithmonė tė vishen nė mėnyrėn e pėrshtatshme pėr vendin dhe rastin e duhur, ndėrsa ata qė e kanė kaq tė theksuar kėtė virtyt, ndiejnė se duhet tė veshin xhinse edhe nė njė festė ose dasmė.

Zakonisht "ekstremistėt" kanė tipare personaliteti tė forta dhe dogmatike. Nėse ndryshojnė, atėherė bėhet fjalė "pėr njė ndriēim hyjnor".

Gjimnastikė mentale

Ja njė kėshillė e vlefshme pėr tė gjithė: duhet tė jemi shumė elastikė. Duhet tė arsyetojmė gjithmonė pėr zgjedhjet tona, duke studiuar me hollėsi ēdo detaj, duke i vlerėsuar pro dhe kundėr.

Gjithashtu duhet tė jemi tė kujdesshėm edhe me ata qė nuk mendojnė njėsoj si ne.

Edhe ndjeshmėria jonė emocionale duhet mbajtur e aktivizuar. Por si? Duke eksploruar fusha tė reja nė muzikė, art dhe marrėdhėniet sociale, duke u dhėnė pak nga vetja edhe njerėzve qė pėr ne janė "tė trashė".


Ēdo opinion i yni tregon se kush jemi. Ta ndryshojmė atė, do tė thotė tė jemi jokoherentė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bardh
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 32
Registration date : 03/03/2008

MesazhTitulli: Re: Sa shpesh ndryshojmė mendim?   Mon Mar 31, 2008 12:34 pm

Njeriu duhet t' i ndryshojė mendimet natyrisht duke i pasuruar ato pozitivisht dhe nė aspekte tė ndryshme jetėsore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Sa shpesh ndryshojmė mendim?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Psikologji-
Kėrce tek: