ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nga "Portokallia" nė njė serial humori

Shko poshtė 
AutoriMesazh
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Nga "Portokallia" nė njė serial humori   Sun Mar 30, 2008 3:33 pm

Interviste e marre diku

E pranon qė "Portokallia" nuk ėshtė spektakėl i pėrsosur. E megjithatė nuk ka si tė mos pohojė se me tė kanė lidhur jetėn e tyre, mundin, e se nė fund tė fundit kanė arritur qė njerėzit t'i shohin me ėndje. E tanimė janė kthyer sėrish. Porse kėtė radhė do tė "lėvizin" nė tė tjera "shina". E rėndėsishme ėshtė qė tė bėhen "pjesė e tavolinave" shqiptare me humorin e tyre. Duke pohuar se nė "Portokalli" mund tė ketė dy-tri thinja mes flokėve tė zinj, Llakaj megjithatė thekson se ata janė "mė tė rritur" se nė fillim.

"Mė vjen mirė qė 'Portokallia' tė paktėn nė kėtė sezon e fillon me njė trysni dhe njė presion tė publikut dhe spektatorit: kur do tė filloni? Uroj dhe kėtė ia kam thėnė edhe trupės: uroj tė mbetemi nxėnės gjithė kohėn, tė kemi ē'tė mėsojmė pėr tė dhėnė mė tė mirėn", thotė pėr "Metropol" Llakaj, ndėrsa flet edhe pėr tė "ashtuquajturin" banalitet nė humor. Ka shumė pėr tė rrėfyer mbi punėn e bėrė nė kėtė sezon tė ri, apo problemet e humorit. Por ai nuk lė pa zbuluar edhe njė pjesė tė projekteve edhe jashtė "Portokallisė". I tillė ėshtė edhe ai i shfaqjes sė njė telenovele tė humorit nė repartin e njė policie...

Ka vetėm pak qė ka filluar sezoni i ri i "Portokalli"-sė. Nė ē'mėnyrė i keni konceptuar tė vijnė elementėt e rinj tė shfaqur nė kėtė spektakėl dhe "ndryshimet" me sezonin e kaluar?

"Portokallia" gjithmonė ėshtė njė spektakėl me portė tė hapur. Pėr personazhe tė rinj, talente tė reja tė cilėt kanė dėshirė dhe nė njėfarė mėnyre e kalojnė atė provimin me publikun dhe gjejnė vendin e duhur nė "Portokalli", nė ēdo sezon ne gjithmonė e kemi pasur njė dritare tė hapur. Pėr njerėz qė vijnė dhe gjejnė veten. Veē kėsaj, transformimi i figurave, personazheve nga njė nė njė tjetėr ėshtė edhe kjo njė risi e kėtij sezoni. Duhet quajtur njė sezon me bollėk personazhesh. Ka prurje. Veē tė tjerash, nuk mund tė mos pėrmend rikthimin e Evis Pupės, me personazhet e tij Avdiun apo Ninin. Apo rikthimin e Besit-Gjinit. Ndėrkohė njė prurje e re e suksesshme ėshtė Alban Prodani (djali i Aleko Prodanit) me rolin e kamerierit. Edhe prestidigjitatori i ri ėshtė elegant, simpatik. Tė tjerėt natyrisht lėvizin nė korsinė e shėnuar, por kuptohet qė brenda limiteve, suksesit, kėrkesės pėr nivel artistik, etj. Pra, tani elementi bazė tek ne qėndron, tė themi vetėm te forma, lėvizja nė formė. Janė personazhe tė suksesshme dhe natyra e publikut ėshtė e tillė qė kėrkon tė dijė ēfarė tė reje do tė sjellin. Kėshtu qė asgjė tjetėr veē humorit nuk do tė sjellė "Portokallia".

Ē'mund tė thoni pėr largimet, rikthimet apo "eksperimentimet" e njė pjese tė kėtyre personazheve tė hershėm tė spektaklit?

E rėndėsishme ėshtė qė do tė jemi tė pranishėm ēdo tė diel nė ekran, gjithmonė me synimin dhe ambicien pėr tė qenė pjesė e "tavolinės shqiptare". Pas katėr vjetėsh, ndjehemi krenarė qė kemi qėndruar me gjithė kėtė ngarkesė, trysni, kėtė ritėm tė jashtėzakonshėm, dhunė artistike. Pėr katėr ditė, tė dalėsh nė skenė pėrgjatė katėr vjetėve, kėtė e quaj meritė edhe tė rritjes sė djemve dhe vajzave qė janė nė "Portokalli". Tani ata bėhen pjesė e debatit pėr ide, pėr krijimtari. E nė fund tė fundit, dinė shumė mirė tė shkruajnė njė material dhe tė udhėheqin personazhin e tyre nga fillimi deri nė fund tė sezonit. Personazhet, siē dhe thashė, do tė kthehen nė rrethana tė tjera. Lėvizja do tė jetė nė formė. Personazhi ka qenė i suksesshėm dhe nuk ka ikur pėr shkak tė dėshtimit, por kanė ikur pėr shkak tė interesave tė tyre, kuptohet nė marrėveshje me ne. Tani janė kthyer dhe ne si staf mendojmė gjithmonė se cilat mund tė jenė shinat qė ata tė lėvizin pėrsėri po suksesshėm, duke mos pėrjashtuar nivelin qė ata kanė.

"Portokallia" ėshtė kritikuar shpesh pėr njė lloj banaliteti nė humor...

Nė fund tė fundit duhet kuptuar njė gjė: unė nuk mendoj se "Portokallia" ėshtė njė spektakėl i pėrsosur. Nuk mund tė pėrjashtoj qė nė ndonjė moment mund tė ketė dhe ndonjė gjė qė mund tė ketė shpėtuar. E thashė jo pėr tė justifikuar "pėr shkak tė rripit", por nė pėrgjithėsi ne jemi jashtėzakonisht rigorozė nė kėtė raport dhe nė kėtė marrėdhėnie me publikun. Po ta marrim nga fakti moral, ne e kemi cilėsuar qė spektakli nuk lejohet tė shikohet nėn moshėn 16 vjeē. Por ne e dimė mirė se ka audiencė edhe poshtė kėsaj moshe, deri edhe nė fėmijė 5 vjeē qė e ndjekin "Portokallinė". E duke pasur parasysh familjen qė na ndjek, natyrisht jemi munduar tė jemi mė tė kontrolluar. Dikush mund ta kundėrshtojė kėtė, por nėse do tė shohė spektakle tė natyrės sė tillė nė Itali apo nė Greqi, tė jetė i sigurt se kjo e jona do tė duket jo e pastėr por puritane. Nuk ėshtė qėllimi ynė vajtja te banaliteti pėr tė shitur tė qeshurėn; tė marrim njė tė qeshur pėr tė qeshur. Nė fund tė fundit, mund tė ketė situata komike qė nuk ofrojnė asnjė lloj morali. Por mendoj se "Portokallia" e ka pėrēuar njė mesazh tė madh te njerėzit. Ne kemi qenė koherentė qoftė nė realitetin politik, ekonomik, social. Nėse e shikojmė kėshtu, nė pėrgjithėsi mund tė ofrosh shumė gjėra tė mira. Por nė njė moment kur nė flokėt e zinj tė del njė thinjė, ajo qė shikohet ėshtė thinja. Unė do tė thosha: mos shikoni kėto dy-tri thinja qė mund tė ketė nė "Portokalli", se nuk arrin dot nėpėrmjet banalitetit tė qėndrosh gjatė nė skenė. Kėshtu, baza dhe thelbi pėr ne ėshtė ajo e mira dhe pozitivja. Mė vjen mirė qė "Portokallia" tė paktėn nė kėtė sezon e fillon me njė trysni dhe njė presion tė publikut dhe spektatorit qė pyet: kur do tė filloni? Uroj, dhe kėtė ia kam thėnė edhe trupės nė mesazhin e takimit, qė tė mbetemi nxėnės gjithė kohėn, tė kemi ē'tė mėsojmė pėr tė dhėnė mė tė mirėn. Karakteri mė i mirė tregues ėshtė ky: tė shikojmė zhvillimin politik nė Shqipėri. Ngaqė Shqipėria i ka tė gjithė politikanėt profesorė, ėshtė ēorap muhabeti. Po tė kishte njė nxėnės, ndoshta Shqipėria do tė ishte ndryshe. Prandaj dhe "Portokallia" do tė ketė filozofinė e tė qenit gjithmonė nxėnės.

Nėse do tė viheshit nė vend tė spektatorit, si dikush qė thjesht "shijon" "Portokallinė", ēfarė do tė ndryshonit nė kėtė spektakėl?

Ka dy lloj pėrgjigjesh. Nė momentin e parė qė i thua mjekut: “Nėse do tė bėhesh pacient, ēfarė do t'i ndryshosh mjekut?”, mundohem qė t'i ofroj publikut me kėtė shou atė ēka ėshtė mė e mira. Dhe duhet kuptuar qė "Portokallia" nuk ėshtė njė shou thjesht pėr t'u argėtuar. Do tė mė vijė shumė mirė qė tė vijė ajo ditė qė tė jetė kėshtu. Por ėshtė njė shou me tė cilin njerėzit pėrpiqen mė shumė t'i largohen stresit, presionit dhe dhunės sė ditės, pafuqisė ekonomike, varfėrisė sė tejskajshme, rrokopujės politike dhe mungesės sė dritės, atij "tunelit" ku nuk dimė ku jemi e nga po shkojmė. Nė gjithė kėtė rrezatim, njerėzit natyrisht ndiejnė njė lloj ngushėllimi duke ndjekur humorin. Ata kanė nevojė tė qeshin, si puna e furrės sė bukės. Di tė them se ėshtė njė investim qė nė fund tė fundit kėrkon cilėsi. Me "Portokallinė" kam lidhur atė pjesė tė jetės qė po e quaj "bukė e gojės". Mė fal, por po e them: Nuk ka ardhur njeri kėtu pėr tė shitur mend.

Si e shihni situatėn pėr sa i pėrket aktorėve tė humorit sot, nė Shqipėri, nė lidhje me ekzistencėn e trupave teatrore, trajtimin e tyre, etj?

Nė pėrgjithėsi ka njė vakuum. Unė i pėrcjell dhe i ndjek, por nė qoftė se i keni vėnė re nė vite, nė "Portokalli" ne gjithmonė kemi afruar aktorė tė trupave tė ndryshme nga estradat qė kanė mbetur, ato qė i kemi quajtur "humori i nostalgjisė". Nuk ka jetė tė gjallė artistike. Nė pėrgjithėsi ka njė mungesė vėmendjeje. Kam mendimin se vetė koha dhe vetė sistemi e ka prurė njė lloj reagimi tė kėsaj natyre. Nė momentin kur njerėzit do tė kthejnė sytė nga teatri, qė unė do tė them komedia, estrada, vjen ai moment kur njerėzit tė paktėn kanė zgjidhur deri diku problemet ekonomike, nevojėn pėr bukėn, etj. Kurse pėr sa i takon pjesės qė mendoj ndikon jashtėzakonisht nė etikėn dhe edukimin qytetar, ėshtė pjesė e investimit tonė veē tė tjerave. Jo vetėm e "Portokallisė", por e gjithė trupave qė bėjnė humor. Mendoj se shteti duhet tė ketė kujdes. Nė fund tė fundit ne gėlojmė kėtu ku gėlojmė, ngaqė jemi nė njė kompani private dhe ėshtė biznes i dikujt qė investon nė kėtė drejtim. Kurse nė kėtė mes, mendoj ėshtė shteti qė duhet tė investojė mė tepėr, jo pėr t'i shkrirė dhe abandonuar. Nė fund tė fundit, nuk mund tė ndihet askush artist kur nuk ėshtė nė gjendje t'ju pėrgjigjet kushteve dhe nivelit qė kėrkon koha. Duhet kuptuar se pėr vite e vite tė tėra artistėt e humorit nė Shqipėri punojnė vetėm pėr bukėn e gojės. Kjo ėshtė mė banalja nga tė gjitha; kjo ėshtė pjesa qė mė dhemb mė shumė. Ne jemi munduar qė kjo lloj vlere tė mos humbasė, kjo ėshtė ajo qė unė e quaj investim kombėtar. Duhet tė kuptojmė se me humorin nuk identifikohet X apo Y. Me humorin identifikohet njė komb i tėrė.

Sė fundmi, mund tė zbuloni ndonjė projekt tuajin krahas "Portokallisė"?

Nė pushimin e "Portokallisė", kur mbaron sezoni, kemi njė projekt me korin e policave. Kemi idenė e ndėrtimit tė njė reparti policie, ku do tė mundohemi qė me njė lloj risie t'i ofrojmė publikut njė tip telenovele nė qendėr tė sė cilės tė jenė kėta shtatė personazhe, kėta shtatė policė nė njė pikė policie diku nė njė provincė. Hė pėr hė, mund tė them vetėm kaq...

Bisedoi: B.Goce

Detajet e njė figure...

Pėr tė nuk ka ditė jave. Java fillon tė hėnėn dhe mbaron... po tė hėnėn. Ritmi i punės pėr Llakajn ėshtė i tillė qė mezi e lė "tė marrė frymė". Shumė kėrkesė, kėmbėngulje, punė pėr tė arritur e ndoshta... edhe nuk arrin. E thekson se e gjitha ėshtė njė luftė pėr tė arritur atė qė do. E megjithatė, me gjithė momentet e pakta tė "lirisė", e gjen kohėn pėr familjen. Nuk mund tė rrijė pa vrapuar drejt mbesės sė tij tė vogėl, e cila pohon se ia ka mbushur ditėt me lumturi, atij, gjyshit 48-vjeēar. Porse "pushimi" ėshtė vetėm nė ditėt e para tė javės, kryesisht pasditeve, pėr tė qenė kokė e kėmbė i zhytur nė punė gjatė fundjavės. Duhet tė llogarisė edhe "zėnien" e tė dielės, pasi shpesh ka shfaqje ku duhet tė shkojė e tė sakrifikojė pėr hir tė nevojave financiare. E krahas kėtyre, sėrish ajo qė nuk i mungon ėshtė humori. Humor qė e "gjen" kudo tek njerėzit qė takon pėrditė, familja, prindėrit, vėllezėrit, motrat dhe shoqėria. E qė pastaj i jep formė nė personazhe, si: xha Temja, Aneja, Kania, Jorgaqi, Sali Berisha, Moisiu, etj.

"Njė personazh nuk mund tė jetė abstrakt, i krijuar thjesht si pjellė e fantazisė sė artistit. Pėr shkak tė moshės dhe kohės nė tė cilėn ndodhem besoj se kam njė lloj bagazhi jetėsor, kėshtu tė gjitha nė njė lloj mėnyre kthehen nė atė lloj produkti qė e ka emrin humor", shprehet artisti i humorit, ndėrsa shton se vėrtet ka luajtur shumė personazhe, por realisht tek secili prej tyre ka investuar dhe ėshtė munduar t'i japė shpirtin dhe t'i jepet edhe fizikisht. Por jo tė gjithė kėto figura "ngjisin" njėlloj te publiku. Dhe nė kėtė drejtim Llakaj mund tė veēojė figurėn e xha Temes, "qė krijoi njė lloj autoriteti humoristik te publiku".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Nga "Portokallia" nė njė serial humori
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Adelina Dardha: Poezi " E ėmbla ime nėnė" Gezuar nėnė diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall tė puth.
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" pėr invalidėt e luftės sė Kosovės
» Nė Filadelfia u promovua libri "Pėrjetė me ty" i autorit Ivzi Ēipuri (1)
» Iren Papas: NĖ KUVENDIM ME MITET (Prof. Dr.ADRIATIK KALLULLI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kuiteve te Bregdetit ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: