ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tani, mė rrallė nė Shqipėri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Tani, mė rrallė nė Shqipėri   Sun Mar 30, 2008 3:22 pm

Kengetaret Kosovare thone se me ne fund do te konkurrojne ne festivalet e tyre duke e braktisur dalengadale festivalin e RTSH

Pas shpalljes sė pavarėsisė dhe krijimit tė shtetit mė tė ri nė Ballkan, njė erė e re duket se po fryn edhe pėr kėngėtarėt e mirėnjohur kosovarė. Ata kanė nisur t’i pėrqendrojnė aktivitetet e tyre nė Kosovė, duke lėnė tė kuptohet fakti se pas 17 shkurtit, ata do tė marrin pjesė nėpėr festivalet e organizuara nė Shqipėri vetėm pėrmes ftesave speciale. “Shumė gjėra kanė nisur tė ndryshojnė pėr mirė dhe unė jam e vetėdijshme qė edhe nė muzikė do tė ketė risi. Mendoj se kėtej e tutje do tė zhvillohen njė numėr mė i madh spektaklesh e festivalesh, e pėr ne kėngėtarėt ėshtė obligim qė tė marrim pjesė nė to, tashmė si pėrfaqėsuesit e flamurit kosovar”, thotė pėr “Korrierin” kėngėtarja e njohur Nora Istrefi. Ndonėse prezantimi i saj tek publiku tiranas ka qenė nė njė intensitet tė vogėl, (kujtojmė pjesėmarrjen nė “Top Fest 3”), ajo ėshtė e vetėdijshme se nė Shqipėri ka qenė mė aktive se nė Kosovė. Dhe kjo bindje nuk ėshtė krejt rastėsore, pasi ka arritur nė pėrfundimin se kėtu zhvillohen kompeticione mė cilėsore se nė Kosovė. “Barrierat nė lidhje me festivalet mendoj se janė thyer shumė kohė mė parė. Nuk ka ndonjė dallim tė theksuar mes dy vendeve, por ajo qė kam arritur tė pikas, ėshtė fakti qė atje ka organizimeve me nivel mė tė lartė, ka menaxhim dhe korrektesė nė ēdo kohė, faktorė kėta qė mė kanė shtyrė tė bėhem prezente disa herė. Por pas shpalljes sė pavarėsisė, si unė, ashtu dhe shumė kolegė tė mi e dimė qė i jemi borxhli vendit tonė, ndaj dhe aktivitetet mė sė shumti do t’i zhvillojmė kėtu”, vijon ajo.

Nė varėsi tė vlerėsimeve apo hatėrmbetjeve nė radhėt e artistėve kosovarė, ka edhe nga ata qė tani marrin frymė tė ēliruar, pasi eksperiencat nė Shqipėri ua kanė sjellė nė majė tė hundės. Teuta Kurti ėshtė njėra prej tyre. Madje, nė njė intervistė dhėnė pėr njė tė pėrditshme kosovare, ajo ka thėnė: “Mė nė fund kėngėtarėt kosovarė do tė jenė pjesė e festivaleve tė mėdha qė do tė organizohen atje dhe nuk do tė jenė tė detyruar qė pranojnė “thikat pas shpine”, pre e tė cilave kam qenė edhe unė nė jo pak raste. Mė vjen mirė qė ia arritėm kėsaj dite, ku do tė kemi jo vetėm flamurin tonė, por edhe festivalet e koncertet “Made in Kosova”. Kjo mė bėn tė mendoj se ardhjet e mia nė Shqipėri kėtej e tutje do tė jenė tepėr tė rralla”.

Me tė njėjtėn ndjenjė entuziazmi u shpreh edhe kėngėtarja tjetėr, Flaka Krelani. Ndonėse e re nė moshė, ajo numėron disa eksperienca tė rėndėsishme artistike. Njė prej tyre ėshtė edhe festivali i fundvitit nė RTSH, ku ajo u pozicionua vetėm njė hap larg “Eurovizionit”. “Do tė dėshiroja qė brenda kėtij viti tė isha pėrfaqėsuese e Kosovės nė “Eurovizion”, por pėr fat tė keq janė disa ēėshtje teknike tė mbetura pezull, qė nuk mė japin dot kėtė shans. Jam zhgėnjyer nga Tirana, ndaj ēfarė mė mbush me gėzim, ėshtė ideja qė falė Zotit tani do tė konkurroj si kėngėtare kudo nė botė pėr ngjyrat e flamurit tim”, pohoi Krelani.

Kėngėtarėt e mirėnjohur qė deri tani kanė preferuar tė prezantohen nė skenat e mėdha tė festivaleve tė organizuar jo vetėm nė Shqipėri, por edhe gjetkė, e dinė se pas 17 shkurtit karriera e tyre do tė devijojė kah Kosovės, ndėrsa nė Shqipėri do tė dalin herė pas here me videoklipet e reja muzikore, duke u kthyer si gjithnjė nė idhujt e shumė tė rinjve. I tillė ėshtė edhe Vedat Ademi. Hiti i tij “Mė mashtruan sytė”, pas publikimit nė “Top Fest”, u kthye nė kėngėn mė tė kėrkuar tė momentit. Por Vedati tashmė e ka vendosur qė kėtė kėnaqėsi t’ua japė edhe bashkatdhetarėve tė tij nė vendlindje. “Gjėrat po ndryshojnė ēdo ditė pėr mirė, qė pas shpalljes sė pavarėsisė. Nė fakt, edhe mė pėrpara unė nuk kam pasur ndonjė faktor ndalues pėr t’u prezantuar edhe atje, edhe nė Shqipėri. Dėshira ime ka qenė gjithnjė qė tė jap maksimumin nė vendin tim, po atje kėngėtarėt janė mė tepėr tė dhėnė pas videoklipeve. Ndėrsa nė Tiranė zhvillohen festivale tė bukura, por kjo nuk do tė thotė qė unė nuk do tė kėndoj nė Kosovė. Sidomos tani, pasi jemi njė shtet i ri, kam njė motiv mė shumė pėr tė kėnduar vetėm atje”, thotė Vedati.

Edhe pėr Genta Ismailin, tė qenit kėngėtare nė shtetin e pavarur, aq shumė tė ėndėrruar nga tė gjitha, ėshtė pėr tė plotėsimi i ėndrrės sė madhe. Duke qenė njė prej emrave mė aktive nė festivalet e zhvilluar kėtu nė Tiranė, si “Kėnga magjike” apo “Top Fest”, ajo ka nisur tė mendojė mė seriozisht pėr tė ardhmen e saj profesionale brenda kufijve tė Kosovės. “Gjatė kėtyre viteve kam qenė mė tepėr aktive nė skenat e Shqipėrisė, sepse kėtu nuk ka festivale tė mira. Por jam optimiste qė nė muajt nė vazhdim do tė ketė zhvillime tė reja e interesante sa i takon muzikės, duke na krijuar mė tepėr hapėsira e mundėsi pėr tė konkurruar kėtu e jo nė Tiranė”.

Duket se pjesa dėrrmuese e kėngėtarėve kosovarė kanė nisur qė tė ndryshojnė pikat nė axhendat e tyre, pasi jo vetėm me festivale, por edhe me koncerte apo kėngėt live ata kanė vendosur tė bėhen pjesė e Kosovės, duke lėnė pas Shqipėrinė, ku pėr vite tė tėra ata kanė qenė mjaftueshėm aktivė. Tashmė ka ardhur koha qė dhe ata t’i kthejnė borxhin Kosovės, ashtu siē u shpreh edhe kėngėtarja e njohur, Nora Istrefi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 1338
Registration date : 11/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tani, mė rrallė nė Shqipėri   Sun Mar 30, 2008 9:09 pm

Padyshim se nje erė e re vjen pas shpalljes sė pavarėsisė sė qdo shteti,e poashtu edhe me shpallejen e pavaresise se Kosoves.Shqiptaret jane te nje trungu,andaj duhet bėrė qmos qė mos tė mbetet asnjė lloj bariere mes bashkėpunimit tė tyre nė asnjė fushė qoftė nė shkencė,gjuhėsi,art dhe kulturė.Megjithatė kur bėhet fjalė njerėzit e kulturės nga Kosova ekanė ndier vetėn ngrohėt nė Shqipėri aq sa nė vendin e tyre,sepse po zhvillonin kulturė tė njė vatre,gjaku dhe gjuhe tė njejtė dhe kishin nė trojet e mėmės Shqipėri kishin njė perspektivė tė ndritur.Tani ata mund tė mendojnė se po i thėrret era e re e pavarėsisė sė Kosovės,borgji i mungesės sė tyre,obligimi i tyre......Po
ata asnjėherė nukduhet tė lejojnė mungesėn e tyre Kosovė-Shqipėri i dy vendeve shqiptare aq tė afėrta,aktivitetin tė cilin mund tė shėnojnė brenda ditės nė tė dyja vendet.Thėnjet dhe intervistat e tyre flasin tjetėr,porshumė emra tė kulturėsqė janė bėrė yje brenda ditės e dijnė mirė se nuk kanė mė perspektivė as nė Kosovė dhe as nė Shqipėri.
Shqiptarėt dijnė mirė tė dallojnė kulturėn nga jo kultura,artin nga jo arti,ishte pushtimi i tyre ai qė nuk lejonte ushtrimin e njė kulture tė mirėfilltė.Kėta tė shėndruarit yje brenda natės tė pavarur nga institucionet ia dolėn vet tė organizoheshin nėpėr lagje,duke i emėrtuar grada e tituj njėri tjetrit,duke mbushur gjepat nga kurrizi i vėllezėrve t e
tyre qoftė nė atdhe ,qoftė nė diasporė.Ata nuk bėnė gjė tjetėr pos shund dhe kiq,ulurima me melose te huaja te vjedhura ,tekste turke,rome,arabe tė shėmtuara nga pėrkthimi nė shqip,tė fjalėzuara shqip,thjeshtė ulurima mendjemarrėse.Qdo shtėpi njė kėngėtar nuk do tė durojnė as adhuruesit dhe as institucionet e kulturės qė duhet tė i financojnė dhe ata padyshim do tė financojnė vlerėn -jo antivleren.Populli i njeh njerėzit e vleres edhe ato tė muzikes.Ato yje tani mund tė njihen nė gishta,dhe yjet qė kanė mbi brenda natės si kėpurdha padyshim do tė shymen,sepse ka ardhur koha tė dallojmė ngjyrėrat!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Eshte shume e vertete   Thu Apr 03, 2008 2:26 pm

Te gjitha kengetaret kosovare qe jane ne Shqiperi i shtojne vlerat dhe sjellin te reja nga bota e muzikes megjithate edhe shqiptaret jane shume mire
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 1338
Registration date : 11/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tani, mė rrallė nė Shqipėri   Thu Apr 03, 2008 11:02 pm

urojme te jete ashtu si thoni ju znj.the-girl,keshtu do te thoja edhe une,por mos harro se antivlera eshte bere zhuge e muzikes sone dhe eshte per te ardhur keq per kete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Tani, mė rrallė nė Shqipėri   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tani, mė rrallė nė Shqipėri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismet Ramadani:"Harta e shqipėrisė etnike" si shkas...
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Gold Ag reagon me njė kėngė patriotike pas ndeshjes Serbi - Shqipėri (VIDEO)
» Kastriot Dervishi: Sinjali i parė i qėndresės antikomuniste nė Shqipėri
» Fterra i shkruan PROF.DR.MED.ULF PETER NEUMANNIT-shqip e gjermanisht! !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: