ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kledi nga A nė Zh

Shko poshtė 
AutoriMesazh
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Kledi nga A nė Zh   Sun Mar 30, 2008 3:21 pm

Njė portret alfabetik i belerinit nga A nė ZH, pėr mė shumė detaje, pėr mė shumė pasione, pėr mė tepėr pėr Kledi Kadiun, ashtu siē nuk e keni lexuar



A- si arritje. Eshtė i pari shqiptar qė ia doli tė kthehej nė seks-simbol nė vendin fqinj. I pari qė bėri qė pėr shqiptarėt tė mos flitej mė vetėm nė lajmet e kronikave tė zeza. I pari qė pastaj u hapi rrugėn e televizioneve italiane tė tjerė shqiptarėve.



B- si borxhli. Kujt i ndihet borxhli Kledi pėr gjithēka qė ka arritur? Nė radhė tė parė vetes sė vet. Por edhe fatit. Jo kushdo e ka pasur kėtė mundėsi. Pastaj edhe atyre qė i kanė dhėnė njė shans pėr tė shkėlqyer.



C- si i cėnueshėm. Siē ka qenė nė fillimet e veta. Atėherė kur ishte vetėm njė emigrant i thjeshtė dhe nuk kishte tė siguruar as minimalen e jetėsės.



ē- si "C'e posta pėr te", spektakli i pėrjavshėm nė "Canale 5", ku Kledi ka bėrė tė kėrcejė si balerinė e vėrtetė edhe Maria de Filipin.



D- si Daniela, dashuria e tij e fundit. Eshtė njė vajzė italiane qė Kledi pranoi ta bėnte publike vetėm nė dhjetor tė kėtij viti, nė premierėn e filmit tė tij. Por pa bėrė publik asnjė detaj tjetėr. Kurse ajo duhet tė jetė ndjerė me tė vėrtetė nė qiellin e shtatė. E kush nuk do tė ishte!



DH- si dhembshuria e gjyshes sė tij, qė jeton tek pallati nė krah nė Bankės Qendrore, e cila lumturinė mė tė madhe e pėrjeton kur ruan me kujdes ēdo artikull dhe ēdo rresht qė shkruhet pėr nipin e saj.



E- si ekonomia. Sepse fama e Kledit nuk do tė kishte pikėn e kuptimit, nėse do tė kufizohej vetėm me ekranin apo faqet e revistave. Ajo tė bėn edhe tė pasur. Dhe Kledit nuk i ka ecur aspak keq edhe nė kėtė fushė. Tashmė ėshtė edhe imazh komercial.



Ė- si ėmbėlsia e buzėqeshjes sė tij. Eshtė ajo qė ma- gjeps shumicėn e femrave. Por edhe vetė Kledi e komenton si armėn e vet mė tė fortė.



F- si flamuri. Eshtė i pari qė ka kėrcyer me njė bluzė tė kuqe me shqiponjėn e zezė nė "Buona Domenica".



G- si gratė qė lėnė kokėn pas tij. Dhe jo vetėm ato shqiptare, sepse ato nuk i shfaqin kurrė ndjenjat hapur si italianet, tė cilat nuk ngrurrojnė aspak qė ta quajnė tė preferuarin e tyre.



GJ- si gjurmėt qė ka lėnė. Jo mė kot edhe Presidenti shqiptar e ka dekoruar si ambasador i kulturės shqiptare nėpėr botė.



H- si historia e jetės sė tij, qė ka shėrbyer si skenar i njė filmi. Njė subjekt qė ia vlente: histori emigracioni, pasion, dashuri… E mbi tė gjitha njė vallėzim qė e ka bėrė filmin tė cilėsohet si njė "Dirty Dancing" i ri.



I- si inatēor. Ashtu siē nuk ėshtė kurrė Kledi Kadiu. Pėrtej asaj buzėqeshjeje aq tė paqtė, ai ėshtė po aq i paqtė. Ata qė e njohin mirė thonė qė Kledi dhe inati nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt.



J - si joshės. Dhe kur thua kėshtu, nuk ka nevojė pėr asnjė koment tjetėr.



K - si krenar. Sepse ai ndihet i tillė. Jo vetėm pėr atė qė ka arritur nė Itali, por edhe sepse kėshtu e ka parashikuar skenari i spotit publicitar tė AMC-sė.



L - si lab. Si origjina e familjes sė tij. Ama Kledi nuk ėshtė se ruan ndonjė nga karakteristikat e kėsaj zone. Pėrveē krenarisė ndoshta…



LL - si llupės. Baleti nuk e lė qė tė hajė mė shumė seē duhet. Por gjithsesi, Kledi ruan njė marrėdhėnie tė mirė me ushqimin. Sidomos me kuzhinėn shqiptare. Mikja e tij Ambeta Toromani ka rrėfyer se sa herė e fton Kledin pėr darkė, menuja ėshtė e pandryshueshme: fasule.



M - si Maria de Filipi, engjėlli i tij mbrojtės. Po tė mos ishte Maria… Mė mirė tė mos e mendojmė. Ndoshta Kledit nuk do t'i hapeshin dyert qė i janė hapur. Ose do ta kishte pasur shumė mė tė vėshtirė.



N - si nėna e tij. Si ēdo mashkull tjetėr (nuk e bėjnė vetėm shqiptarėt!), Kledi e ka pikė tė dobėt nėnėn e tij. E thotė nė shumė intervista, ėshtė me tė vėrtetė personi mė i dashur pėr tė.



Nj - si njėshi. Sepse edhe tė anketuarit e revistės "JETA" nė sondazhin e pėrvitshėm, i kanė dhėnė vendin e parė ndėr meshkujt e vitit.



O - si orator. Qė nuk ėshtė fare, domethėnė. Sepse nėpėr intervistat e tij, Kledit nuk i pėlqen tė flasė shumė pėr vete. E ka mė tė thjeshtė tė falėnderojė.



P - si Piveti, Irene Piveti. Dikur ajo thoshte se shqiptarėt duhet tė hidheshin nė det. Tani ish-kryetarja e Dhomės sė Ulėt nė Parlamentin Italian ėshtė zbutur, merret me televizion dhe kėrcen tango e veshur me tė kuqe. Me Kledin si partner.



Q - si qėllim. Sepse Kledi kur i vė qėllime vetes, ia del gjithmonė t'i realizojė.



R - si ritėm. Ritmit tė Kledit i janė bashkuar shumė fansa. Tė cilėt nuk mjaftohen vetėm duke e ndjekur nė ekran, por janė bėrė nxėnėsit e shkollės sė tij tė baletit "Kledi Dance"



RR - si rrėnjėt e tij shqiptare qė ai nuk ka pranuar t'i mohojė. Dhe ndryshe nga shumė tė tjerė qė e kanė bėrė, atij i ka dalė shumė mė pėr mbarė. Eshtė bėrė i pranishėm nė media pikėrisht pėr kėtė arsye. Njė marketing i pėrsosur.



S - si seksi. Si imazhi i tij nė kalendarin "Pireli". I vetmi shqiptar qė ka pozuar nė kėtė mėnyrė.



SH - si Shqipėria. Nuk e harron kurrė, ashtu siē nuk harron tė kthehet nė vendin e tij.



T - si Tirana. Qyteti i tij i lindjes dhe i viteve tė liceut. Qyteti ku ai vjen herė pas here dhe bėhet menjėherė protagonist.





TH - si thjeshtėsia. Sepse nėse doni ta besoni, besojeni, pėrndryshe jo: Kledi nuk ėshtė aspak mendjemadh.



U - si urbanistika, profesioni i tė atit, inxhinier urbanist. Pėr lumturinė e fanseve tė veta Kledi nuk mori profesioin e tė atit. Por dėgjoi thirrjen e pasionit tė tij pėr baletin.



V - si vendimi qė mori pėr tė qėndruar nė Itali. Njė vendim aspak i thjeshtė nė fillim, atėherė kur duhej tė bėnte punėt mė tė rėndomta pėr tė mbijetuar.



X - si dosja "X". Kėshtu mund tė quhet historia e tij katėrvjeēare e dashurisė. E vetmja qė i dhemb ndoshta. Sepse vetėm pėr tė nuk ka pranuar tė flasė kurrė.



XH - si Xhixhileja, kėnga e vjetėr shqiptare, tė cilėn Kledi e ka kėrcyer nė "Buona Domenica". Njė nga momentet ku tė gjithė shqiptarėt janė ndjerė tė mikluar nė sedėr, teksa kanė parė njė trupė italiane kėrcimi qė ndiqte ritmet e xhixhilesė.



Y - si ylli i spektakleve tė Mediaset-it.



Z - si zilia, qė Kledi nuk e ndjen kurrė pėr kolegėt e tij. Jo mė kot u ka hapur rrugėn tė tjerė shqiptarėve, Ambeta, Iliri, Leoni, Klajdi.



ZH - si zhurma dhe buja qė bėn ēdo veprim i tij apo dhe ēdo ardhje e tij nė Tiranė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kledi nga A nė Zh
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: