ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Paniku dhe ankthi, si dallohen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Paniku dhe ankthi, si dallohen   Mon Mar 24, 2008 8:06 pm

Paniku dhe ankthi, si dallohen

Paniku karakterizohet si njė episod alarmi(frike), i cili fillon menjėherė dhe mund tė zgjasė rreth gjysmė ore. Kur njeriu ėshtė nė kėtė fazė mund tė shfaqė dridhje tė trupit tė pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrės shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund tė ketė ndjesi shtrėngese nė fyt apo nė kraharor. Kjo sėmundje ndryshon pak nga format e tjera tė krizave tė anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht ataket e panikut kanė fillim tė menjėhershėm, tė paprovokuar nga ndonjė stimul i jashtėm dhe e kthejnė individin krejt tė pamundur nga ana fizike. Gjithashtu simptomat mendore, emocionale influencojnė pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar njė rutinė ciklike. Zakonisht ata qė kanė pėrjetuar njė sulm paniku nė jetėn e tyre, ka shumė mundėsi ta pėrjetojnė pėrsėri. Kur simptomat dhe episodet janė kronike atėherė diagnoza kthehet nė sėmundje paniku (panic disorder). Krizat e panikut janė ndarė nė tri kategori: 1- Krizė paniku spontane: Kriza vjen pa asnjė shenjė paralajmėruese, ditėn apo natėn. Nuk ka tė bėjė me aktivitetet qė njeriu ėshtė duke bėrė nė atė moment (mund tė jetė edhe duke fjetur). Nuk ka tė bėjė me ndonjė provokim tė jashtėm apo me ndonjė stimul specifik.
2-Kriza specifike paniku: Kėto kriza provokohen nga ndonjė nxitje (stimulues) i frikshėm apo traumatik. Pėr shembull, njerėzit qė kanė frikė tė gjenden nė mes tė njė grumbulli tė madh njerėzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata traumatike tė sė kaluarės. 3-Kriza paniku tė predispozuara nga situata tė jashtme: Krizat mund tė fillojnė nė disa situata apo ambiente tė caktuara, por jo ēdo herė qė gjenden nė ato situata apo ambiente. Pėr shembull, dikush mund tė kėtė njė krizė paniku kur ėshtė duke ngarė makinėn, edhe pse nuk ka ndonjė frikė apo ankth nga kjo situatė. Gjithashtu, jo ēdo herė qė vizitohen kėto ambiente fillojnė krizat. Shumė njerėz qė vuajnė nga krizat e panikut tregojnė njė frikė tė papėrmbajtshme sikur do vdesin ose njė ndjesi ēmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon tė ndiejė shenjat e para tė panikut (kur nuk ėshtė spontan), i erren sytė, nuk kontrollon gjymtyrėt (kėmbėt) dhe bie pėrtokė. Shumė herė vijnė nė vete kur trajtohen nė urgjencė.

Ankthi
Rreth 2 % e popullatės kanė pėrjetuar njė lloj forme tė krizės sė panikut. Njerėzit me frikė/ankthe tė ndryshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), pėrjetojnė mė shumė kriza paniku, sidomos kur vijnė nė kontakt me stimulin (nxitjen) e frikės. Kriza tė tilla kalojnė shpejt kur stimuli i frikės hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bėhen kronike, simptomat bėhen mė tė rėnda dhe si rrjedhim dobėsojnė jashtėzakonisht shumė sistemin nervor pėr disa ditė. Krizat e panikut zakonisht shfaqen nė moshė tė re ( nė tė 20-at) dhe femrat janė 2 herė mė tepėr nė rrezik pėr tė shfaqur kriza paniku se sa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatėrrohen me atake zemre, gjė qė ndikon negativisht nė diagnozėn e krizės.

Trajtimi
Trajtimet pėrfshijnė ilaēe dhe forma psikoterapie (cognitive-behavioural therapy), e cila u mėson njerėzve si tė mposhtin mendime negative apo tė pėrballojnė ankthe/frika tė ndryshme. Ilaēet pėrfshijnė antidepresantė (SSRI’s, MAOI’s), apo ilaēe anti-anxiety (Benzodiazepines; Valium, Ativan, Xanax) pėrpara se tė shfaqet kriza apo nė pritmėri tė saj. Kur kriza parandalohet me anė tė ilaēeve atėherė cikli ėshtė shumė mė i lehtė pėr t’u kthyer dhe nuk shfaqet pėrsėri. Zakonisht njė kombinim i ilaēeve dhe psikoterapisė jep shenja tė mira (duke i eliminuar fare simptomat apo shfaqjen e krizės, sidomos kur sėmundja ėshtė nė stadet e para). Rreth 70-90 % e njerėzve me kriza paniku mund tė kurohen nė mėnyrė tė suksesshme. Pėr ata qė marrin trajtim nė fazat e para tė shfaqjes sė sėmundjes, shumica kurohen krejt, duke mos pasur asnjė efekt negativ pasi mbarohet kurimi.

Shkaqet:
Ka evidencė qė krizat e panikut trashėgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sėmundje mund tė manifestohet edhe nė njerėz pa histori familjare tė tillė. Shkaqe tė tjera pėrfshijnė strese tė ndryshme, mėnyrė mendimi fataliste (njerėzit qė bėhen shumė merak pėr gjėra tė ndryshme, sėmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaēe. Shkaqet ekzakte tė krizave tė panikut ende nuk dihen, por nė studime me kafshėt janė identifikuar disa pjesė tė trurit, tė cilat bėhen shumė aktive gjatė krizave tė panikut.

Shqetesimet

1- Kur njė person provon prishje tė theksuar tė humorit dhe tė ekuilibrit emocional, atėherė mund tė thuhet se ai person ka ērregullime tė gjendjes shpirtėrore.
2- Kur emocionet qėndrojnė nė njė pikė tė ulėt gjatė gjithė kohės dhe ne humbasim interesin pėr jetėn, kjo do tė thotė se po kalojmė njė gjendje depresioni
3- Depresioni madhor karakterizohet nga njė gjendje e rėnė shpirtėrore dhe trishtim qė shoqėrohet me ndjenjėn e fajit dhe tė qenit i pavlefshėm.
4- Njerėzit kalojnė nė gjendje depresive kur ata kanė probleme nė punė, probleme bashkėshortore ose kur ndjehen tė pazotė pėr diēka qė duan tė bėjnė.
5- Shenjė e depresionit mund tė jetė edhe prishja e gjumit, rėnia nė peshė, kėputja, ndjenja e fajit tė kotė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 116
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Material interesant   Thu Mar 27, 2008 4:39 pm

shume i vlefshem per kedo duhet ta lexoni Exclamation
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Paniku dhe ankthi, si dallohen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMĖS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Psikologji-
Kėrce tek: