ForumiPortalliGalleryRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Estetike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve: 370
Localisation: Tirana City/Shqiperi
Registration date: 16/07/2007

MesazhTitulli: Estetike   Sun Mar 23, 2008 3:20 pm

Si ti parandaloni aknet?
Megjithėse aknet nuk mund tė parandalohen nė tėrėsi, mė poshtė do tė ju japin disa hapa konkret, tė cilėt mund t’i praktikoni nė shtėpi dhe qė ndihmojnė aknet tė mos pėrkeqėsohen.

- Pastrojeni dhe kujdesuni pėr lėkurėn tuaj ēdo ditė. Shmangni fėrkimin e ashpėr dhe larjen shumė tė shpeshtė.
- Shmangni djersitjet e tepėrta nėse mendoni se kjo mund t’i pėrkeqėsojė aknet. Pastrohuni shumė shpejt pas aktiviteteve qė ju shkaktojnė djersitje.
- Pastroni shpesh flokėt tuaja nėse janė tė yndyrshme. Pėrpiquni t’i mbani flokėt larg fytyrės.
- Shmangni produktet pėr kujdes tė flokėve, si xhelet, kremrat, pomadat dhe produktet tjera qė pėrmbajnė yndyrė.
- Mundohuni ta shmangni nė maksimum prekjen e fytyrės.
- Shmangni ekspozimin ndaj vajrave dhe lėndėve tė vrazhda kimike, si pėr shembull naftės.
- Pėrpiquni nė maksimum tė shmangni edhe periudhat e gjata tė qėndrimit nė diell, pasi qė kjo ndihmon aknet dhe mund tė rrisė rrezikun e prekjes nga kanceri i lėkurės. Pėrdorni produkte pėr mbrojtje nga dielli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve: 370
Localisation: Tirana City/Shqiperi
Registration date: 16/07/2007

MesazhTitulli: Kaēurrelat – shpėtim   Sun Mar 23, 2008 3:23 pm


Qė t’i rregulloni flokėt tuaj gjysmė tė gjatė, pėrdorni figaron tuaj, tė cilėn gati e keni harruar. Flokėt e thara ndajini nė dy tufa tė vogla dhe pastaj me figaro bėjini kaēurrela tė vogla nė maje tė kokės. Shtrėngojini me kopsa, tė cilat mund t’i lini por edhe t’i hiqni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
Anisa
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve: 116
Registration date: 02/03/2008

MesazhTitulli: Makijazh i bukur pėr sy dhe buzė?   Thu Mar 27, 2008 2:57 pm


Janė shumė detaje qė duhet tė merren parasysh pėrpara se tė bėjmė njė makijazh...

Mėnyra e trukimit varet nga forma e fytyrės, kolori i flokėve dhe veshja. Janė shumė detaje qė duhet tė merren parasysh pėrpara se tė bėjmė njė makijazh. Dhe, ajo pjesė qė ka mė shumė rėndėsi dhe qė bie mė shumė nė sy ėshtė syri. Pėr fytyrat ovale, me sy tė mėdhenj nė formė bajame nuk kėshillohet pėrdorimi i makijazh tė thjeshtė.

Makijazhi bėhet nė kombinim me flokun dhe veshjen. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė para se tė bėni makijazh tė bėhet fillimisht pastrimi i fytyrės me qumėsht-tonik. Mė pas mbi fytyrėn tuaj vendosni kremin. Defektet qė dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme qė mund tė ndodhen nė sipėrfaqe, eliminohen me anė tė korrektorit. Pasi bėhet korrektimi i fytyrės pėrdoret “Make-up” nė nuancat kafe, ngjyrė bronzi si dhe nė kolore mė tė hapura.
Make up-i dhe pudra vendosen nė tė gjitha pjesėt e fytyrės, edhe nė buzė.


Makijazhi i syrit

Fillohet me njė ton tė lehtė poshtė vetullės. Me nuancė tė bardhė nė tė verdhė tė lehtė. Mė poshtė, nė formė harku, pėrdorni njė nuancė nė ngjyrė gėshtenjė, me dritė-hije nė tė hapur. Me njė penel tė ujshėm kalojmė theksimin e pjesės sė rrėnjės sė qerpikut pėr tė vazhduar mė pas me rimelin e qerpikėve. Mund tė pėrdorni rimel me qime tė veēanta qė realizojnė zgjatjen e qerpikėve.

Kėshillohet tė mos pėrdoret kthyesja e qerpikėve pasi ajo kėput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet nė tė gjithė qerpikun dhe afėr rrėnjės sė tyre vendoset njė nuancė e kaftė. Pėrdorimi i lapsit nė pjesėn e brendshme tregon njė pamje mė tė zvogėluar tė syrit natyral. Ndėrsa vėnia e tij nė pjesėn e jashtme realizon zmadhimin e tij.


Makijazhi i buzėve

Njė konturė e lehtė ngjyrė tė kaftė nė tė errėt dhe i kuqi i buzėve mund tė jetė njė nuancė mė e ēelur. I lėngshėm e me pak shkėlqim. Mė pas bėhet dhe zbukurimi i mollėzave. Theksojmė edhe njė herė qė buzėt, tė kuqtė e mollėzave dhe kolori i flokėve bėhen nė kombinim me njėra-tjetrėn sigurisht tė gjitha kėto nė pėrshtatje me formėn e fytyrės dhe me veshjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve: 370
Localisation: Tirana City/Shqiperi
Registration date: 16/07/2007

MesazhTitulli: Rregullimi i gjinjve me krem   Fri Apr 11, 2008 7:29 pm

Njė bar i pazakonshėm duket tė jetė njė dhuratė pėr femrat me gjoks tė rrafshėt tė cilat kanė frikė t’i nėnshtrohen operacionit.

Ky ilaē, i emėrtuar “Boob Job”, ėshtė prodhuar nga Maria Hatzistefanis, e cila ėshtė themeluese e qendrės sė specializuar pėr mbrojtjen e lėkurės, “Rodial”. Produkti ėshtė krijuar pėr t’u ndihmuar femrave nė rritjen e gjinjve mė anė tė qelizave tė tyre yndyrore.

Veprimi i kėtij kremi ėshtė i atillė qė bllokon yndyrėn nė vendin ku aplikohet dhe nė kėtė mėnyrė e rrit masėn e indit lokal.

“Boob Job” do tė jetė i disponueshėm nga mesi i prillit nėpėr dyqanet “Harvey Nichols”, nė Angli, dhe do tė kushtojė rreth 160 euro. Shocked
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve: 370
Localisation: Tirana City/Shqiperi
Registration date: 16/07/2007

MesazhTitulli: Kujdesi ndaj flokėve me pėrbėrės natyral   Wed May 07, 2008 3:39 pm

Kujdesi ndaj flokėve me pėrbėrės natyral


Problemet
me flokė nuk janė tė rralla, pėr kėtė arsye shpesh merremi me shampo
dhe preparate tė ndryshme. Mirėpo, ekziston mundėsia qė edhe pėr flokėt
tė kujdesemi me preparate natyrale, ndėrmjet tė cilave mė kualitative
janė vajrat dhe bazat eterike.


Hidrolatet e luleve pėrdoren
pėr trajtimin e cilėsdo gjendje kronike tė flokėve (flokėve tė thata
dhe tė plasaritura, zbokthit, flokėve tė yndyrshme) duke i shtuar disa
pika tė vajrave eterike.

Nėse dėshirojmė qė vetvetiu tė pėrgatisim preparate pėr kujdesin ndaj
flokėve tė cilat rrallė janė tė disponueshme, apo pėrgatitjen e
kremrave tė cilat do t’i pėrdorim ēdo ditė, atėherė vajrat dhe bazat
eterike janė tė mirėseardhura.

Me anė tė kėtyre produkteve mund tė krijohet preparate tė cilat i zgjidhin problemet me flokėt e thata dhe majat e plasaritura.

Njė shembull mė i ri ėshtė prodhimi i kremit nga baza e
mandingės(gjalpė nga fruti i Vitellaria paradoxa) e cila ėshtė
plotėsisht natyrale, pėr dallim nga bazat sintetike nga tė cilat
prodhohen tė gjitha kremrat industriale.

Mandinga nė temperaturė tė dhomės ėshtė nė gjendje tė ngurtė, ndėrsa nė
ujė tė nxehtė ajo vetvetiu shkrihet. Nė kėtė gjendje mandingės i
shtohet vaj eterik dhe pastaj preparati lihet nė temperaturė tė dhomės
qė pėrsėri tė ngurtėsohet dhe pastaj si i tillė pėrdoret nė flokė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
the_girl
Moderator/e
Moderator/e


Numri i postimeve: 182
Registration date: 02/03/2008

MesazhTitulli: Re: Estetike   Thu Jun 05, 2008 7:43 pm

Maska nga kuzhina pėr fytyrė



Pėr
ta mbrojtur lėkurėn tuaj nga efektet anėsore tė preparateve tė ndryshme
artificiale tė cilat i ofrojnė prodhuesit, ja disa kėshilla natyrale
pėr kujdesin ndaj fytyrės suaj.
Maskė pėr ngritje tė natyrshme
Rrihni mirė tė bardhėn e vesė, vendoseni nė fytyrė dhe le tė
qėndrojė 15 minuta. Pastaj lajeni fytyrėn me ujė pak tė ngrohtė, dhe
lyeni lėkurėn me krem hidratues. Efektet e kėtij trajtimi vėrehen
menjėherė dy orė pas larjes sė fytyrės, mirėpo nėse kėtė e pėrsėritni
disa javė, rezultatet do tė jenė tė pėrhershme.

Maskė pėr lėkurė tė thatė
Rrihni mirė njė ve tė plotė, dhe vendoseni nė fytyrė. Kur tė thahet
e leni dhjetė minuta tė shfaq efektin e vet nė lėkurėn e fytyrės suaj.
Pastaj lani fytyrėn me ujė tė ftohtė dhe e lyeni me vaj bajameje ose me
vaj ulliri.

Tretėsirė uthulle kundėr akneve
Nė njė litėr ujė tė vluar, tė ftohur, shtoni njė lugė uthulle tė
mollės. Me njė pambuk vendoseni tretėsirėn nė fytyrė ēdo natė para se
tė flini dhe skuqja do tė pakėsohet nga dita e dytė, po ashtu to tė
zvogėlohet edhe numri i akneve. Ndėrsa nėse kjo nuk ka sukses atėherė
duhet ta vizitoni dermatologun.

Majdanozi i largon mitiserat
Majdanozin e imtėsuar mirė vendoseni nė vendin ku keni mitisere.
Pastaj me ujė tė nxehtė lajeni fytyrėn, me qėllim qė lėngu i majdanozit
tė depėrtojė thellė nė lėkurė. Pastaj shumė lehtė do tė mund ta largoni
mitiserin me ndihmėn e njė pambuku.

Maskė nga mjalti
Disa lugė mjalti i ngrohni dhe i pėrzieni me njė lugė lėngu tė
limonit. Pasi t’i keni pėrzier disa minuta, i leni qė tė ftohen.
Vendosni nė fytyrė dhe i leni tė qėndrojnė 10-15 minuta. Pas kėsaj
kohe, fytyrėn lajeni me ujė tė ftohtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re


Numri i postimeve: 370
Localisation: Tirana City/Shqiperi
Registration date: 16/07/2007

MesazhTitulli: Re: Estetike   Sun Jun 15, 2008 6:25 pm

Bari kundėr hemorroideve preferohet pėr zbukurimin e trupit


Preparatin H, kanė filluar ta shfrytėzojnė edhe meshkujt edhe femrat, pėr zbukurim tė disa pjesėve tė trupit.Tek
mjekimi i hemorroideve ky bar zvogėlon madhėsinė e zonės sė dėmtuar dhe
nė kėtė mėnyrė i njėjti bar vepron edhe tek pjesėt poshtė syve.

Preparati H, i cili ėshtė i dedikuar pėr shėrim tė hemorroideve, ėshtė
bėrė hit i ri nė skenėn e klubingut nė New York. Ky bar pėrmban nė vete
edhe substancėn fenilefrin HCl, e cila e zvogėlon indin e ėnjtur tė
hemorroideve.

Ai vepron nė atė mėnyrė qė i zvogėlon enėt e gjakut tė cilat janė nė
vendin e ėnjtur. Ky bar ėshtė nė formė tė kremit tė butė, ndėrsa metoda
e zbukurimit me anė tė kėtij preparati ėshtė pėrhapur shpejt nė
internet.

Kėtė preparat mė sė shumti e pėrdorin personat qė merren me
body-building, pėr pjesėt problematike tė trupit. Femrat, me kėtė
preparat i zgjidhin problemet me pjesėn fytyrės nėn sy, tė cilat i kanė
nė mėngjes, veēanėrisht nėse njė natė mė parė kanė qenė nėn ndikimin e
alkoolit.

Bari ka edhe disa gjėra tė pakėndshme dhe mund tė shfaqė disa efekte
anėsore, si alergji dhe tė ngjashme, si dhe disa efekte edhe mė serioze
si pėr shembull shtyje e rritur e gjakut.

_________________
Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ai qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Estetike   Sun Jun 15, 2008 10:09 pm

aman se na humbe mendjen fare me keto bukuroshe
hahahaaha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Estetike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: -