ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Big Brother Albania

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Big Brother Albania   Wed Mar 19, 2008 5:29 pm

Cdo gje per Big Brother Albania Arrow
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Njada: Te dashur te tre vllezerit   Wed Mar 19, 2008 5:30 pm

Najada ka tregur nje histori te llahtarshme. Aja tha se kishte pasur te dashur tre vllezer. Pasi kishte pasur nje lidheje me dy nga tre vllezerit ajo ishte lidhur dhe me te tretin. Nje nate tek po shkonin ne nje pub me villain e trete qe ne ate kohe ishte I dashuri I Najades, ajo shikon qe ai e drejtoj ne nje tavoline ku ishin ulur dy vllezerit e tjere(Najada mendon se perse keto ishin bashke te dy ish te dashurit e saj ne nje tavoline) dhe thote (I dashuri momentit, vellai I trete) te prezantoj me vellezerit e mi . Si mendoni se eshte ndier ajo ne ato momente?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Nardi akuzon: Nė shtėpi, njerėz me dy fytyra   Wed Mar 19, 2008 5:32 pm

Arbri pyet vajzat nėse e kanė menduar se mund tė kenė marrėdhėnie seksuale nė shtėpi. Juli shprehet nė mėnyrė kategorike jo, duke argumentuar se fakti qė ka njė lidhje jashtė, nuk i lė tė mendojė kėtė gjė. Olsi mendon se tė gjithė e kanė menduar, pėr aq kohė sa e kanė ditur se do tė jetonin femra dhe meshkuj nėn tė njėjtėn ēati. Romina i ngacmon djemtė, duke iu thėnė se groshėt i paskan stimulantė.

Olsi dhe Ervisi shprehen kundėr mėnyrės sesi Romina pyet tė tjerėt. Sipas Olsit ajo nuk di tė pyesė tė tjerėt dhe mendon se tė tjerėt nuk dinė tė kuptojnė pyetjen e saj. Sipas tij, pyetja drejtohet pėr tė kuptuar diēka nga tjetri dhe jo pėr tė parė nėse tjetri e kupton pyetjen e tij. Sipas Visit, njerėzit vlerėsojnė edhe pėr mėnyrėn sesi pyesin dhe kjo e bėn Rominėn tė mos bėjė figurėn e mirė me kėtė diskutim. Duket se argumentet e djemve e kanė lėnė pa fjalė Rominėn.

Janė marrė tė gjithė pasditen e djeshme me qepjen e mbulesave tė divaneve, por nuk heqin dorė deri sa tė bėhet e pėrkryer. Besa sidomos, po mundohet pėr tė formuar "Big Brother" me shkronja mbi divan. Ndėrkohė marrėdhėniet sociale ndėrlikohen aq shumė sa fijet e perit qė kanė nė dorė.
Julinda i ankohet Besės pėr Leonardin, i cili pėrsėri ishte zemėruar pėr njė fjalė goje. Besa i thotė qė ai veproi njėlloj edhe me tė disa ditė mė parė, kėshtu "mos ta ndin".
Olsi me Junėn bėhen bashkė pas diskutimit tė tij me Najadėn dhe Olsi hap krahė mbrojtjeje nė tė gjitha tavolinat e diskutimit nga banorėt lidhur me kėtė. Juna thotė se kėtė bisedė e injoron krejtėsisht.
Najada pėrfshihet nė kėtė bisedė kur Romina pa takt e nxjerr qė ata kanė biseduar lidhur me Olsin dhe Najadėn. Reagimi i Najadės ėshtė neglizhent ndaj Olsit dhe gjithė historisė qė ėshtė thurur pėr ta. Ajo thotė gjithashtu se Olsit nuk i intereson, ndryshe nuk do t‘i thoshte tė mos i afrohej mė krevatit tė saj. Romina bėn batutėn "Brad Pitt, versioni 2007-08" pėr Olsin.
Ēimi thotė se i ka ndryshuar sistemi, duke pėrmendur faktin qė ata janė shkėputur krejtėsisht nga realiteti. Ai gjatė natės ka pasur probleme shėndeti.
Romina dhe Juna kanė njė debat karakteresh. Juna mendon se aty brenda banorėt e kanė gjykuar keq. Romina i thotė Junės se sjellja e saj me Astritin ka qenė arsyeja qė Juna ėshtė parė si person pa edukatė brenda shtėpisė. Juna nuk pranon, duke i thėnė Rominės se ajo nuk ka pse tė shqetėsohet pėr Astritin, por pėr veten. Romina i thotė se ajo mund tė gjykojė edhe nėse sheh njė sjellje tė shėmtuar nė cilindo moment.
Nardi duket nervoz nė biseda me tė tjerėt. Atij i interesojnė vetėm nominimet dhe e shtuna e ardhshme. Sipas tij njerėzit aty brenda janė treguar me dy fytyra.
Romina bisedon me Julindėn, pasi mbyll diskutimin me Junėn. Romina bėhet gjurmuese e ndjesive tė Julit pėr banorėt e "Big Brother". Biseda e tyre ėshtė e sinqertė dhe Romina nė sytė e Julit merr trajtat e njė personi tolerant dhe me mendje tė hapur. Juli i bėn komplimente Rominės, lidhur me karakterin e saj.
Arbri dhe Najada ndajnė njė moment miqėsie, duke iu kundėrvėnė me shaka Ēimit. Ai i premton asaj se nesėr do t‘i bėjė njė masazh mė tė gjatė.

Romina dhe Ēimi nuk janė nė harmoni kėtė mėngjes. Ēimi e ngacmon Rominėn pėr mėnyrėn sesi ajo zgjohet nga gjumi nė mes tė natės, qė sipas Ēimit ėshtė e frikshme. Ajo i pėrgjigjet se Ēimi ka gėrhitur gjithė natėn dhe s‘ka gojė tė ankohet pėr tė. Astriti qė po ha mėngjes bashkė me Ēimin e vazhdon bisedėn, duke u tallur me femrat e shtėpisė.

Gjatė gjimnastikės nė oborr, Juna nuk ia ndan sytė Inės dhe Polit. Ajo e ka vėnė re afrimitetin e tyre qė prej disa ditėsh dhe reagimet e saj karshi Inės kanė qenė jo tė kėndshme. Ajo shkon tė bėjė dush dhe aty gjendet Olsi. Juna hap bisedėn pėr Inėn, duke i thėnė se Poli ėshtė afeksionuar pas saj. Olsi i pėrgjigjet se nuk e njeh mirė Inėn, por disa histori qė i ka treguar ajo kanė qenė tė ēuditshme.

Janė nė oborr Najada me Rominėn. Ato tė dyja kėto ditė janė marrė vesh me njėra-tjetrėn, ndaj Romina i tregon Nadės pėr bisedėn e mbrėmshme me Junėn. Romina tregon sesi e ngacmoi Junėn pėr faktin qė ajo nuk prononcohet kur tė tjerėt i bėjnė pyetje. Romina thotė gjithashtu se Junės "i djeg" muhabeti i Olsit. Vjen i sipėrpėrmenduri dhe u bashkohet tė dyjave, por Romina nuk e ndėrpret bisedėn. Najada nuk tregohet aq e interesuar sa ėshtė Romina ta tregojė kėtė bisedė.

Olsi u kishte thėnė banorėve se ėshtė dėnuar nga "Big Brother" sepse kishte pėrdorur dushin, kur deri dje dushi ishte me defekt. Ēimi, Visi, Juli, Nardi, Juna janė tė gjithė duke iu lutur qė ai t‘u thotė se ēfarė dėnimi i ėshtė dhėnė, por ai thotė qė nuk do ta thotė, nėse Juna nuk e puth nė faqe. Kjo taktikė e Olsit i bėn tė gjithė kureshtarė, sidomos Junėn, e cila vihet nė pozitėn e "ēelėsit", pėr tė ditur dėnimin sekret tė Olsit. Tė gjithė kėmbėngulin qė Juna ta puthė Olsin dhe pas shumė kėrkesave entuziaste, ajo e puth. Kur tė gjithė presin qė Olsi t‘u tregojė dėnimin, ai si "dhelpėr" u thotė tė tjerėve se dėnim nuk ka marrė, por kjo ishte taktika e tij pėr tė marrė njė puthje nga Juna. Juna vihet nė siklet. Ēunat e pėrgėzojnė, duke i thėnė se u tregua i zgjuar. Ēimi i thotė duke u tallur qė t‘i tregojė ndonjė taktikė atij qė tė arrijė tė puthė Rominėn.

Vajzat kanė nxjerrė nga sirtarėt rrobat e banjės dhe kanė dalė pėr tė marrė rreze. Ndėrkohė presin jacuzzi-n tė ngrohet. Ato kėndojnė dhe flasin me njėra-tjetrėn. Arbri afrohet duke i thėnė Najadės se duhet tė bėhen shumė kureshtarė njerėzit pėr tatuazhet e saj kur shkon nė plazh. Jo, i pėrgjigjet me indiferencė, se kėshtu ėshtė.

Banorėt pėrfitojnė nga dielli tė nxihen dhe ndėrkohė kanė ndezur jacuzzi-n. Pėr gjysmė ore ata do tė jenė brenda nė ujin e ngrohtė, por ndėrkohė janė shtrirė nė relaks tė plotė. Ata kujtojnė tekste kėngėsh dhe i kėndojnė ato pėrgjysmė. Tė gjithėve u pėlqen ky ēast intim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Ina dhe Poli   Sun Mar 23, 2008 4:41 pm


Poli eshte zgjedhur nga Big Brother si lojtari me i mire ne proven e javes. Si shperblim, Big Brother ka ndertuar nje ambient arab ne nje kend te shtepise, ku ai mund te kaloje nje nate me nje banore te shtepise qe mund ta zgjedhe vete. Poli zgjodhi Inen, dhe sebashku kane kaluar nje nate romantike ne ambienitin intim. Julinda, si lojtarja me e dobet e proves, per kete nate do te jete sherbetorja e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Poli dhe Ina   Fri Mar 28, 2008 5:21 pm

Mesa duket lajmi me i fundit nga Big Brother eshte cifti i ri qe po Formohet Poli dhe Ina, sigurisht qe kjo mun te ndodhi vetem nese Evisi i ndrysheon sjelljet e tij me Inen sepse keto sjellje sjellin dhe xhelizine e Polit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Dalja nga shtepia e Big Brother   Wed Apr 16, 2008 4:39 pm

15/04/2008 22:38

uaaaa Banoret jane mbledhur te gjithe ne dhomen e ndenjes nderkohe qe Arbri u lexon vendimin e marre nga Big Brother :
Big Brother ka ndjekur me vemendje debatin e dhunshem mes Mardioles dhe Ildes dhe vendosi te largoje nga shtepia e Big Brother dy banoret Mardiolen dhe Ilden te cilet kane thyer rende rregulloren. Gjithashtu njoftohet se kete jave anullohet procesi i kandidimit te te kandiduarve.
Dy banoret me te reja te shtepise jane larguar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Ina, pas daljes nga shtepia e "Big Brother"   Wed Apr 16, 2008 4:42 pm

Ina, pas daljes nga shtepia e "Big Brother": Pse u katandisa nė “Hirushe e shtėpisė” interviste

A po mėsoheni me idenė se nuk jeni mė nė shtėpi?
Jo. Akoma nuk jam ambientuar. Mė duket sikur jam nė njė botė tjetėr dhe jo tek ajo e imja e natyrshmja, shtėpia e “Big Brother”. Akoma nuk po i gjej koordinatat nga mbrėmja e sė shtunės.

Mos doni tė thoni se ju kanė shkulur njė copėz nga identiteti juaj?
Po. Unė kam dhėnė shumė gjėra nga vetja aty brenda. Cilėsitė qė kam treguar brenda shtėpisė, i kam edhe jashtė.

Pėr kėtė do flasim pak mė poshtė. Po atė qė ndodh tani brenda nė shtėpi e keni ndjekur me intensitet kėto ditė?
I kam ndjekur, dhe jashtė mė duken shumė ndryshe.

Ē’ėshtė ajo ndryshe?
Mėnyra se si i shikoj nga jashtė. Mė duket sikur nuk kam qenė pjesė e asaj shtėpie e dikur i kam ndjekur nga ekrani.

Mos ndoshta i shihni banorėt tė shfytyruar nė “lojėn” e tyre, ndryshe nga sjellja e tyre kur ishit brenda?
Secili ka strategjinė e vet, kush mė shumė e kush mė pak; kush mė tė butė e kush mė tė fortė. Megjithatė, brenda mureve tė shtėpisė, pak banorė e kanė kuptuar qė ėshtė lojė. Edhe unė vetė e kam kuptuar qė ėshtė lojė vetėm tani qė kam dalė.

Pėrjetuat orė tė tėra tė njė melankolie tė thellė javėn qė kaloi, shoqėruar dhe me pėrlotje. Pse?
Vetė atmosfera e krijuar aty brenda tė provokon plot ēaste trishtimi. Por trishtimin mė tė madh e kam pasur javėn e fundit, me daljen e Visit nga shtėpia.

Ja tek dolėm te Visi...
Thjesht, ishte mbėshtetja mė e madhe nė shtėpi.

As Ēimi qė t`u gjend pranė nuk e kompensonte?
Jo. Jo nė mėnyrėn qė e jepte Visi.

Dolėm tek emrat konkretė. Tani qė jeni jashtė, por qė dhe i keni parė nga jashtė ish-kolegėt tuaj nė lojė. Kush ju ka zhgėnjyer e kush jo?

E zhgėnjyer kam mbetur nga sjellja e Olsit, e Nardit, si aktorė tė vėrtetė. Por sidomos Olsit.

Ndėrsa Nardi?
Pėr aq kohė se jetuam, nuk e ka njohur Inėn fare. Ose ka arritur tė kapė shumė pak nga personaliteti im.

Po Poli?
“Ku Poli” (qesh)... Kjo ka qenė shprehja ime e zakontė nė shtėpi. Poli ėshtė personi me tė cilin unė jam lidhur mė shumė aty brenda. Kam thėnė njė shprehje brenda nė shtėpi nė lidhje me Polin: “Nėse 90 pėr qind e meshkujve do ishin si Poli, femrat do ishin shumė tė lumtura”. Ai ishte miku im mė i mirė brenda nė shtėpi e do vazhdojė tė jetė edhe jashtė saj.
Mezi pres tė eliminohet!!! (qesh)... Jo jo, ėshtė shaka e tėra. Unė dua me shpirt qė ai tė shkojė deri nė finale.

Rikthehemi te nata e eliminimit. Pse mendoni se pėr ju u dhanė vota kundėr?
Ndoshta nga fakti qė Ina ishte shumė e pastėr dhe e ėmbėl pėr tė qėndruar nė atė shtėpi. Sepse, e them me keqardhje, aty po ngre krye njė protagonizėm i bazuar tek e keqja, intriga, imoraliteti e pse jo dhe te zhuli, nė kuptimin mė tė pistė tė fjalės. Ndaj sot, unė i lėshoj njė mesazh audiencės, asaj aktive, qė i ndjek zhvillimet nė shtėpi dhe jep vota: Nxirreni tė keqen jashtė!

Cilėt ishin kėta?
Hėm. Ata qė zakonisht me quanin “Hirushja e shtėpisė” me cinizėm, ngaqė kisha merakun, sqimėn dhe edukatėn pėr tė krijuar me protagonizmin tim njė ambient normal tė jetuari, nisur nga aspekti higjenik e deri tek ai njerėzor.

Po mirė, me gjithė kėtė ambient tė rėnduar, ju kishit forcė ose kurajė tė vijonit njė komunikim normal aty brenda?
Komunikimi ėshtė diēka qė unė e kam shumė tė natyrshėm e shumė tė lehtė. Por brenda atij ambienti gjėja primare ishte higjiena e pastaj biseda. E ndoshta pėr kėtė jam gjykuar si jo aktive nė komunikim. Askush nuk mė ka kuptuar se ē`hall kisha pėrbrenda.

Kėshtu si po shpreheni ju, duket se me disa prej banorėve nuk do jeni miq edhe pas pėrfundimit tė lojės, kur ata tė jenė jashtė?
Po, ėshtė e vėrtetė. Qė tani i kam seleksionuar se me
e kė do e vijoj shoqėrinė e me kė jo. E theksoj, thjesht pėr ēėshtje higjienike.

Sė fundmi, njė ish i “Kafazit”, Alban Rexha, ka deklaruar se “Ina ėshtė fanse e imja”...Ē`koment keni?
Mė falni, cili ėshtė Alban Rrexha?! S`mė thotė asgjė ky emėr. Nė jetėn time tė deritanishme nuk kam takuar njeri me kėtė emėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Romancė nė "Big Brother"   Wed Apr 23, 2008 3:49 pm

Olsi dhe Najada festojnė njėmujorin e lidhjes

Ndėrkohė qė tė gjithė janė tė pėrqendruar te dreka, Julinda me Olsin bėjnė llogaritė se ēfarė ka ndodhur mė 22 prill. Julinda thotė se mė kėtė datė ka dalė Juna nga shtėpia. Ndėrkohė, Najada me buzėn nė gaz i afrohet Olsit me nxitim dhe i thotė qė ka edhe diēka tjetėr qė ka ndodhur mė 22 prill. Fillimisht ajo e puth nė faqe dhe i thotė qė sot ata mbushin njė muaj qė janė tė lidhur bashkė. Olsi me shaka i thotė se nuk do tė festojnė sot dhe as kėndojnė, por Najada e pėrqafon dhe ėshtė e mendimit tė hedhin valle. Olsi i propozon Najadės qė datėn 22 mars duhet ta mbajnė mend. Olsi thotė se sot ata kanė njėmujorin e lidhjes, ndėrsa nesėr kanė mė datė 23 prill bėhen dy muaj brenda shtėpisė, kėshtu do tė kenė dy ditė pėr tė festuar. Olsi u ka propozuar banorėve tė tjerė qė ta festonte kėtė ditė vetėm me Najadėn, ndėrsa nesėr (sot) do tė festojnė tė gjithė bashkė. Tė gjithė banorėt ishin dakord me propozimin e Olsit.
Pėr t‘u siguruar, Olsi pyet edhe njėherė Julindėn nėse ajo i ka bėrė mirė llogaritjet, nė mėnyrė qė tė mos festojnė kot. Nė pamundėsi pėr t‘i bėrė dhuratė, Olsi gatuan pėr Najadėn dhe kėrkon nga "Big Brother" njė kėngė nga Leonard Cohen, pėr ta pėrshėndetur atė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Big Brother Albania   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Big Brother Albania
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agron Shele:Lidhja Ndėrkombėtare e Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve"PEGASI"ALBANIA
» Kristaq Shabani:INFORMACION I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Lidhja Ndėrkombėtare e Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve- "PEGASI" ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: