ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 10 vjet Miss Shqiperia

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Anisa
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 116
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: 10 vjet Miss Shqiperia   Mon Mar 17, 2008 9:11 pm

:heart:Si ishin dhe si jane sot bukuroshet qe nisen udhetimin e tyre ne boten e spektaklit permes fitimit te ketij ēmimi

“Miss Shqipėria” mbush sot plot 10 vjet. Njė mbrėmje speciale, ku pėrveē nėntė vajzave bukuroshe tė zgjedhura nė vite, do tė jenė tė ftuar personazhe tė njohur nga bota e artit, modele nga Shqipėria e Kosova, kėngėtarė e aktorė tė suksesshėm qė garantojnė spektakėl pėrgjatė gjithė mbrėmjes, nėn prezantimin e tė zotit tė shtėpisė, Petri Bozo, sė bashku me Hygerta Sakon.

Statusi i tyre social tashmė ka ndryshuar, qė pas momentin kur mbi kokė morėn kurorėn e mė tė bukurės sė Shqipėrisė. Beqaret janė martuar, gjimnazistet u kanė hyrė studimeve tė larta, ndonjėra ka preferuar tė shkėpusė fare marrėdhėniet me botėn e artit e tė tjera vijojnė tė jenė aktive, pėr tė mbetur sėrish vajzat e bukura tė ekranit. Aldona Elezi ėshtė e para vajzė qė mori kurorėn e ēmuar me vlerė 15 mijė dollarė. Jeta e saj aktualisht ėshtė larg spektakleve dhe botės sė showbizit, pėr t’iu pėrkushtuar vrullshėm studimeve universitare ku ajo ėshtė pėrfshirė. “Jetoj mes Italisė e Shqipėrisė. Duke qenė se dhe familja ime ėshtė vendosur atje prej disa muajsh, edhe unė jam nė fazėn e pėrgatitjes sė dokumentacionit pėr tė qėndruar legalisht nė shtetin fqinj. Viti kur unė u zgjodha “Miss” nė 1998, ishte njė periudhė ku shumė pak shanse kishte pėr t’i hyrė botės sė artit, ndaj dhe unė i jam futur shkollės. Pasi mbrojta “Toeflin”, kam bėrė edhe njė fakultet nė Itali dhe ndjehem realisht e plotėsuar”, shprehet ajo. Ndėrsa tė njėjtėn strategji duket tė ketė ndjekur edhe pasuesja e saj, Elisabeta Gjonpali. Psikologja qė sot njihet si “Miss Shqipėria 2000”, sė fundi ėshtė bėrė imazh i njė pijeje energjike. “Pėrpos kėtyre, ndryshimi rrėnjėsor nė jetėn time ėshtė martesa, e cila kujtoj se ishte njė ceremoni e thjeshtė, ku ishin ftuar njerėzit mė tė afėrt. Mendoj se edhe tek mbrėmja e sotme do tė jem patjetėr e shoqėruar nga bashkėshorti im”.

Ndryshe nga Denisa Ēela, e cila nė momentin e shpalljes “Miss” ishte vetėm 15 vjeēe. Petri Bozo shpjegon se ajo nuk ka pranuar ftesėn pėr tė qenė e pranishme nė 10-vjetorin e “Miss Shqipėrisė”, pėr motive personale. Vetė Denisa ka preferuar qė tė qėndrojė nė hije qė pas shpalljes “Miss”, duke refuzuar ēdo ofertė qė vinte nė emėr tė saj.

Por nuk ndodh kėshtu me Zajmina Vasjarin. Kėngėtarja seksi e mori hovin pikėrisht qė pas marrjes sė kurorės. “Miss Shqipėria 2002” ėshtė njė nga femrat mė aktive nė muzikėn shqiptare, me njė seri kėngėsh e videoklipesh tė realizuara brenda e jashtė Shqipėrisė. “Sigurisht qė do tė jem e pranishme nė mbrėmjen e sotme, madje kam vendosur qė tė kėndoj edhe kėngėn time mė tė fundit, “Zarfe trėndafilash”. Pėr mua ėshtė kėnaqėsi pjesėmarrja nėpėr evenimente tė kėtilla”, thotė ajo.

Viti 2003 do tė kishte si pėrfaqėsuese tė bukurisė Eriona Ibron. “Miss”-i i kurorėzuar nė kalanė e Lėkursit ėshtė pėr Petri Bozon njė nga vajzat mė korrekte qė ka njohur nė kėto 10 vite aktivitet tė “Miss Shqipėrisė”. Njė virtyt qė e dallonte ndėr tė tjera studente tė vitit tė katėrt nė fakultetin Ekonomik. Jo mė pak e zellshme nė aspektin e studimeve rezulton edhe pasardhėsja e vendit tė saj, Enkelejda Bargjo. E shkėlqyer dhe me rezultate maksimale nė tė dy fakultetet qė ajo ndjek njėherėsh, “Miss Shqipėria 2004” e ka marrė seriozisht aspektin profesional, qė nuk ka kurrfarė lidhjeje me bukurinė. “Jam shpallur njė nga katėr studentet mė tė mira tė Ballkanit dhe pėr kėtė mė vjen mirė, pasi studimet janė primare pėr mua. Sa i pėrket botės sė spektaklit, eksperienca ime mė e fundit ka qenė prezantimi i “Miss Globe Internacional”, vijon ajo.

Sa i takon bukuroshes Edlira Mema, qė u kurorėzua nė kalanė e Kaninės nė Vlorė, ajo vazhdon tė jetė njė emėr i njohur nė televizionet shqiptare, sidomos pas eksperiencės si prezantuese e njė formati gazmor nė ekranin e vogel. Njėsoj si edhe Silvi Skėnderaj, qė aktualisht ėshtė imazhi i njė linje transporti nė vend, ndėrsa ka prezantuar edhe njė edicion tė spektaklit “Netėt e klipit shqiptar”. “Miss”-i i fundit nė fuqi qė vazhdon tė mbajė ende kurorėn e mė sė bukurės, deri nė momentin qė njė tjetėr vajzė do t’i zėrė vendin, ėshtė Irsa Demneri. 18-vjeēarja ka pak kohė qė i ka thėnė “po” ftesės sė Gjergj Xhuvanit, pėr njė rol nė film. Ndjehet e kėnaqur, njėherėsh edhe e vlerėsuar, pasi pranon se kurora ka qenė tejet fatsjellėse nė jetėn dhe karrierėn e saj.

Surprizat e mbrėmjes

Spektakli i bukurisė “Miss Shqipėria” ka treguar qė nuk ėshtė thjesht njė kompeticion qė zgjedh vajza tė bukura, por edhe njė vend social ku tė gjithė janė tė barabartė. “Tek ne kanė marrė pjesė edhe vajza me ngjyrė, edhe shurdhmemece, edhe tė tjera me probleme. Sepse nuk synojmė vetėm nxjerrjen nė pah tė aspektit fizik, por edhe atė shpirtėror. Pėr kėtė, gjatė mbrėmjes sė sotme kemi vendosur tė nxjerrim nė ankand veshjet e disa stilistėve tė njohur, me tė cilat kanė sfiluar nė vite miset dhe tė ardhurat nga shitja e tyre do t’u jepen fėmijėve tė policėve tė vrarė”, shpjegon Petri Bozo. Nė kėtė pėrvjetor tė 10-tė tė “Miss Shqipėrisė”, nuk do tė mungojnė bukuroshja Diellza Kolgeci, modelja malazeze Afėrdita Dreshaj, kėngėtarėt Redon Makashi e Aleksandėr Gjoka, si dhe nga Kosova do tė vijnė edhe Hekuran Krasniqi e Genc Prelvukaj. Nė 10 plazmat e vendosura nė ambientet e njė qendre tregtare, do tė rikujtohen momentet mė tė bukura pėrgjatė viteve, e disa prej tyre do tė bėhen nėn komentin e Petri Bozos e Hygerta Sakos. “Sigurisht qė pjesa dėrrmuese e miseve do tė jenė tė pranishme, disa me bashkėshortėt e tyre e tė tjera vetėm. Do tė vijė edhe prezantuesja braziliane e “Miss Globe”, si dhe shumė bashkėpunėtorė tė njohur nė vite tė spektaklit, duke filluar me skenografėt, anėtarė jurie, prezantues, por edhe Ēiljeta, Zajmina e Joana Gega, do tė jenė miset-kėngėtare qė do tė performojnė nė skenė, stilistė, grupe baleti qė kanė pėrgatitur numra specialė dhe nė fund, e gjithė mbrėmja do tė finalizohet me madhėshtinė e fustaneve tė nusėrisė dhe ato tė mbrėmjes”, pėrfundon Petri, duke na zbuluar kėsisoj shumė detaje nga pėrvjetori i 10-tė i “Miss Shqipėrisė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
10 vjet Miss Shqiperia
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadare: Pesė shekuj tė sundimit osman u flijua vetėm gjuha shqipe! 500 vjet ndėshkim ndaj Skėnderbeut, urrejtja vazhdon...
» Familja Kajana, 100 vjet e persekutuar nga xhonturqit dhe komunistėt
» 'Grupi i Llapit' dėnohet me 13 vjet burgim
» Shqiperia Etnike nga e verteta nė anderr
» Pėrkujtim:Nėntė vjet pa vėllain e dashur Mehmet Ahmetaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: