ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dhjetė "pleqtė" qė qeverisin botėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Anisa
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 116
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Dhjetė "pleqtė" qė qeverisin botėn   Mon Mar 17, 2008 9:04 pm

Janė liderėt mė tė moshuar, vitet e tė cilėve variojnė nga 75 deri nė 84 vjeē

President i Zimbabvesė. Datėlindja: 21
shkurt 1924. Kohėzgjatja nė pushtet:
28 vjet (Kryeministėr nė 1980-1987 dhe
President qė nga viti 1987. Renditja nė
indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.4 (nga 177
shtete). Pinjollė: dy djem, njė vajzė dhe njė djalė
i vdekur. Kur u pyet pėr numrin e nipėrve, sipas
njė zėdhėnėsi tė ambasadės sė Zimbabvesė nė
Amerikė, Mugabe tha: "Nuk mund t‘ua them nė
telefon, faleminderit", dhe e mbylli menjėherė telefonin.
Fėmija mė i madh i Mugabes ėshtė 19 vjeē,
kėshtu qė nuk ka gjasa qė ai tė ketė nipėr. Gjendja
shėndetėsore: Nė njė vend ku kohėzgjatja mesatare
e jetės ka rėnė nga 60 nė 40 vjet nė kohėn e presidencės
sė tij, Mugabe e ruan me shumė rreptėsi
shėndetin e vet. Bashkėshortja thotė se ai zgjohet
ēdo mėngjes nė orėn 4 pėr tė bėrė ushtrime. Mė
2005 pati zėra se ai kishte vdekur nga njė sėmundje
e zemrės, por zėdhėnėsi i Mugabes nė atė kohė
tha: "Ai ėshtė i shėndetshėm si njė adoleshent". Ka
pasur tė paktėn njė shenjė tė konfirmuar dobėsie:
mė 2000 ai u rrėzua kur ndodhej nė Malajzi dhe
kjo i shkaktoi disa qepje mbi sy. Nė radhė pas tij:
nė zgjedhjet presidenciale tė 29 marsit, sfiduesit
kryesorė tė Mugabes janė ish-ministri i Financave,
Simba Makoni dhe udhėheqėsi i opozitės, Morgan
Tsvangirai, tė cilit iu thye kafka gjatė njė sulmi tė
motivuar politikisht nė mars 2007.
ABDULLAH BIN ABD AL-AZIZ AL-SAUD
Mbret i Arabisė Saudite. Datėlindja: 1924 (data
e saktė nuk dihet). Kohėzgjatja nė pushtet: 12 vjet
(Mbret qė nga gushti 2005, por ka qenė sundues
de facto qė nga dhjetori 1995, kur paraardhėsi i tij,
Mbreti Fahd, pėsoi njė atak). Renditja nė indeksin
e shteteve tė dėshtuara: nr.83. Pinjollė: tė paktėn
20 vajza dhe 15 djem. Njė zėdhėnės i ambasadės
saudite nė Washington nuk e dinte se sa nipėr dhe
mbesa ka Mbreti. Arkivat e lajmeve nuk e pėrmbajnė
kėtė numėr. Mbreti ka pasur mė shumė se
30 gra, gjė qė e bėn tė ndėrlikuar numėrimin e
fėmijėve, aq mė tepėr tė nipėrve dhe mbesave.
Gjendja shėndetėsore: Mbreti ka pasur probleme
me zemrėn, por ai gjithsesi duket nė formė. Verėn
e vitit tė kaluar ai kaloi gjashtė javė duke udhėtuar,
duke pėrfshirė vizitat nė Marok, Francė, Poloni
dhe Jordani. Sigurisht, nė grupin e shoqėrimit
tė tij ndodhet edhe njė "klinikė udhėtuese". Nė
radhė pas tij: Princi i Kurorės, Sultan bin Abd al-
Aziz al-Saud.
GIRIJA PRASAD KOIRALA
Kryeministėr i Nepalit. Datėlindja: 20 shkurt
1925. Kohėzgjatja nė pushtet: 2 vjet, qė nga prilli
2006 (por ka qenė Kryeministėr 3 herė mė parė:
mars 2000 - korrik 2001, prill 1998 - maj 1999 dhe
maj 1991 - nėntor 1994). Renditja nė indeksin e
shteteve tė dėshtuara: nr.21. Pinjollė: 1 vajzė, dy
nipėr. Gjendja shėndetėsore: Koirala ka vuajtur
nga probleme me frymėmarrjen nė tė kaluarėn
dhe nė intervistat e kohėve tė fundit ka pasur
vėshtirėsi nė pėrfundimin e fjalive. Ai u sėmur nė
janar nga infeksione nė kraharor dhe fyt dhe iu
deshėn dy javė regjim shtrati. Gjatė kėsaj kohe,
qarkulluan zėra se ai kishte vdekur. Nė radhė pas
tij: ish-kryeministri Sher Bahadur Deuba nga Partia
Kongresi i Nepalit tė Koiralas ėshtė pėrmendur si
pasardhės i mundshėm. Zgjedhjet pėr Asamblenė
Kushtetuese, e cila do tė hartojė njė kushtetutė tė
re, do tė zhvillohen mė 10 prill. Dhe me njė kushtetutė
tė re, kushedi se ēfarė mund tė ndodhė.
ABDOULAYE UADE
President i Senegalit. Datėlindja: 29 maj 1926.
Kohėzgjatja nė pushtet: 8 vjet, qė nga prilli 2000
pas zgjedhjeve tė marsit tė atij viti. Renditja nė
indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.117.
Pinjollė: 1 djalė, 1 vajzė dhe 3 mbesa. Gjendja
shėndetėsore: tetėdhjetėvjeēari duket nė formė.
Mosha madje i ka shėrbyer: ai pėrdori nofkėn e tij
"Gorgui", qė do tė thotė "plak i menēur", e cila ka
njė konotacion qė ngjall respekt nė vendin e tij,
nė tė gjithė posterat elektoralė, kur rikandidonte
vitin qė kaloi.
Nė radhė pas tij: raundi i ardhshėm i zgjedhjeve
presidenciale ėshtė nė vitin 2012, kėshtu qė ėshtė
pak si herėt tė pėrmenden emra.
HOSNI MUBARAK
President i Egjiptit. Datėlindja: 4 maj 1928. Kohėzgjatja
nė pushtet: 26 vjet, qė kur ish-presidenti
Sadat u vra nė tetor 1981.
Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara:
nr.36. Pinjollė: dy djem, 2 nipėr. Gjendja shėndetėsore:
verėn qė kaloi u pėrhapėn shumė
zėra se Mubarak ishte sėmurė dhe nė nėntor
katėr redaktorė gazetash u dėnuan pėr shkak se
kishin shkruar nė lidhje me shėndetin e Presidentit.
Prokurorė tė qeverisė akuzuan njė prej
gazetave se me kėtė kishin shkaktuar largimin e
qindra miliona dollarėve nė investime tė huaja.
Bashkėshortja e Mubarakut i tha njė televizioni
tė Dubait: "Ēdo gjė ėshtė mirė". Nė radhė pas tij:mendohet gjerėsisht se Mubarak po pėrgatit djalin
e tij mė tė vogėl, Gamal, pėr tė qenė Presidenti
i ardhshėm, por shumė egjiptianė janė kundėr
"trashėgimisė faraonike".
SABAH AL-AHMAD
AL-JABER ALSABAH
Emir i Kuvajtit. Datėlindja: 6 qershor 1929.
Kohėzgjatja nė pushtet: 5 vjet (emir qė nga janari
2006, por ka qenė de facto sundues qė kur u bė
Kryeministėr nė vitin 2003, kur tė dy, si ish-emiri
Sheikh Jaber, ashtu edhe ish-kryeministri Saad,
ishin nė gjendje shumė tė keqe shėndetėsore pėr
tė qeverisur). Renditja nė indeksin e shteteve tė
dėshtuara: nr.124. Pinjollė: kur u pyet pėr numrin
e fėmijėve dhe nipėrve qė ka emiri, njė zėdhėnės
nė ambasadėn e Kuvajtit nė Washington tha:
"Ėshtė njė pyetje e ndėrlikuar". Tė dhėnat nga
mediat zbulojnė se ka njė vajzė qė i ka vdekur,
por pėrtej kėsaj, numri i fėmijėve dhe nipėrve
e mbesave nuk mund tė konfirmohet. Gjendja
shėndetėsore: familja mbretėrore kuvajtiane
rrallė nxjerr informacione mbi shėndetin, por
ka zėra qė thonė se emiri ka disa probleme me
shėndetin.
Nė radhė pas tij: Princi i kurorės, Navaf.
RAUL CASTRO
President i Kubės. Datėlindja: 3 qershor 1931.
Kohėzgjatja nė pushtet: 2 vjet (President qė nga
shkurti 2008, ose ka qenė de facto President qė
nga korriku 2006, kur vėllai i tij, Fidel Castro, i kaloi
kompetencat pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore).
Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara:
nr.77. Pinjollė: 3 vajza, njė djalė dhe 8 nipėr, sipas
njė artikulli tė "The New York Times" nė qershor
2007. Gjendja shėndetėsore: Raul ėshtė i dhėnė
pas alkoolit dhe ka qenė i dhėnė pas pijes qė nė
adoleshencė, sipas Brian Latell, njė ekspert pėr
Kubėn nė Universitetin e Miamit. Nė radhė pas tij:
disa emra dolėn nė sipėrfaqe pasi Fideli dorėzoi
pushtetin, duke pėrfshirė Carlos Lage, Ricardos
Alarcon, Felipe Perez Roque, Ramiro Valdez dhe
Esteban Lazo, tė gjithė kėta kanė pasur poste tė
larta qeveritare.
MVAI KIBAKI
President i Kenias. Datėlindja: 15 nėntor 1931.
Kohėzgjatja nė pushtet: 5 vjet, qė nga dhjetori
2002. Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara:
nr.31. Pinjollė: zyrtarisht 3 djem, njė vajzė dhe
6 nipėr e mbesa. Veē kėsaj, nė njė kontinent ku
poligamia nuk ėshtė e pazakontė, ka edhe njė vajzė
tjetėr nga njė tjetėr bashkėshorte. Megjithatė,
zyra e Kibakit nxori njė deklaratė tė pafirmosur,
ku i kėrkohet shtypit "qė tė pėrmbahet e tė mos
pėrmendė anėtarė tė tjerė tė familjes". Gjendja
shėndetėsore: Kibaki u shtrua nė spital pėr arsye
tė njė tromboze dhe tensioni tė lartė nė janar tė
vitit 2003, pasi kishte thyer mė parė kėmbėn gjatė
njė aksidenti automobilistik nė dhjetor tė vitit
2002. Nė fillim tė mandatit tė parė, atij iu desh tė
anulojė shumė aktivitete. Mbetet njė i dashuruar
marrėzisht pas golfit. Pas tij nė radhė: nėse lideri
i opozitės, Raila Odinga, do tė kishte vepruar si
donte, ai do tė ish bėrė President, njė pozicion
qė e humbi nė zgjedhjet e dhjetorit 2007, tė cilat,
sipas tij, u manipuluan nė favor tė Kibakit. Tani,
sipas njė marrėveshjeje pėr ndarje tė pushtetit,
Odinga do tė jetė Kryeministėr.
MANMOHAN SINGH
Kryeministėr i Indisė. Datėlindja: 26 shtator
1932. Kohėzgjatja nė pushtet: qė nga zgjedhjet
e majit 2004. Renditja nė indeksin e shteteve tė
dėshtuara: nr.110. Pinjollė: 3 vajza dhe 3 nipėr.
Gjendja shėndetėsore: ende shumė i fortė. Nuk ka
pasur tė dhėna pėr sėmundje dhe parashikimet e
astrologėve se Singh do tė kishte probleme tė rėnda
me shėndetin deri nė fund tė shtatorit 2004, nuk u
realizuan. Nė radhė pas tij: nė demokracinė mė tė
madhe tė botės, kushdo mund tė hamendėsojė.
TAN SHVE
Kryetar i Kėshillit Shtetėror tė Paqes Shtetėrore,
Birmani.
Datėlindja: 2 shkurt 1933. Kohėzgjatja nė
pushtet: 16 vjet, qė nga prilli 1992, pasi sunduesi
i mėparshėm ushtarak i vendit u largua pėr shkak
tė shėndetit tė dobėsuar. Renditja nė indeksin e
shteteve tė dėshtuara: nr.14. Pinjollė: 3 vajza, njė
djalė dhe tė paktėn tre nipėr. Gjendja shėndetėsore:
besohet gjerėsisht se Shve vuan nga diabeti dhe
hipertensioni. Shėndeti i tij po pėrkeqėsohet, pėr
shkak tė problemeve mendore, tė zemrės, si dhe
njė ataku. Nė janar tė vitit 2007, Shve u shtrua nė
spital nė Singapor pėr dy javė, ndoshta pėr shkak
tė njė tumori dhe humbi festimet e ditės sė pavarėsisė,
pėr herė tė parė qė nga koha kur ka ardhur nė
pushtet. Shumė birmanezė besojnė se sėmundjet
janė mallkimi qė iu shkaktua atij nga shtypja e egėr
qė u bėri protestave tė murgjve vitin e kaluar. Nė
radhė pas tij: numri tre i juntės ushtarake, Shve
Mann, shihet si pasardhės i mundshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dhjetė "pleqtė" qė qeverisin botėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Adelina Dardha: Poezi " E ėmbla ime nėnė" Gezuar nėnė diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall tė puth.
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" pėr invalidėt e luftės sė Kosovės
» Nė Filadelfia u promovua libri "Pėrjetė me ty" i autorit Ivzi Ēipuri (1)
» Iren Papas: NĖ KUVENDIM ME MITET (Prof. Dr.ADRIATIK KALLULLI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kuiteve te Bregdetit ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Kuriozitete te ndryshme-
Kėrce tek: