ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pranvera, kujdes problemet me ulcerat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Pranvera, kujdes problemet me ulcerat   Wed Mar 05, 2008 6:50 pm

Pėr mjekėt, gjatė ndėrrimit tė stinėve dhe ardhjes sė pranverės, ėshtė gati “normale” tė shfaqen probleme me aparatin tretės. Ata tėrheqin vėmendjen qė ēdo simptomė tė trajtohet me kujdes, nė mėnyrė qė tė parandalohen nė kohė ndėrlikimet qė mund tė shfaqen. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja gastro-hepatologe, Valdete Malaj, jep disa kėshilla se si mund tė parandalohet riaktivizimi i simptomave tė ulcerave:
Doktoreshė, ēdo ndėrrim stine dhe sidomos nė pranverė, shfaqen probleme me ulcerat. Pse ndodh ky fenomen dhe cilėt janė muajt mė problematikė?
Zakonisht problemet rishfaqen menjėherė me fillimin e pranverės, pra, nė muajt mars, prill dhe tentojnė tė lehtėsohen me afrimin e verės. Pėr sa i pėrket arsyes pse ndodh pikėrisht nė kėtė periudhė, mendohet se lidhet me ndryshimet e theksuara klimaterike, karakteristikė pėr kėtė stinė tė vitit. Tė gjithė faktorėt klimaterikė ndikojnė nė ndryshimin e ekuilibrit mes komponentėve tė lėngjeve gastrike. Prodhimi i shtuar lėngjeve tė stomakut, ndikon nė acarimin e mureve tė stomakut dhe pėr pasojė nė rishfaqjen e simptomave tė ulcerės. Nga ana tjetėr mendohet se vetė “Helicobacter pilory”, mikrobi qė konsiderohet si shkaktari kryesor i shfaqjes sė ulcerave nė 90% tė rasteve, ndoshta pėr shkak tė temperaturat e ajrit, shumohet dhe pėrhapet mė tepėr.
Ēfarė ndėrlikimesh mund tė shfaqen ulcerat, nėse nuk trajtohen si duhet dhe nė kohėn e duhur?
Ndėrlikimet mė tė shpeshta tė ulcerave janė hemorragjitė. Rreth 20% e tė sėmurėve me ulcera, kryesisht me ulcera duodenale, pėsojnė tė paktėn njė episod hemorragjik gjatė jetės sė tyre.
Njė tjetėr ndėrlikim ėshtė stenoza e pilorit. Ky ndėrlikim haset mė pak se hemorragjitė dhe konsiston nė ngushtimin e kanalit pilorik, qė bėn zbrazjen e ushqimeve nga stomaku nė zorrė. Ndėrlikim tjetėr ėshtė ajo qė nė popull njihet si “plasja e stomakut”, etj.
Ēfarė mund t’u kėshilloni personave qė vuajnė nga kjo sėmundje gjatė kėsaj periudhe tė vitit?
Kėshilla e parė ėshtė respektimi i skemės sė mjekimit, nė rastin kur kėta pacientė trajtohen me medikamente. Mjaft e rėndėsishme ėshtė qė tė tregohen tė kujdesshėm pėr t’u mbrojtur nga korrentet e ajrit, djersitja, ftohja, sepse stomaku, ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj tė ftohtit dhe korrenteve tė ajrit. Po ashtu duhet treguar kujdes nė mėnyrėn e ushqyerjes, pa qenė nevoja tė merren masa drastike, nė drejtim tė ushqimeve. Secili duhet tė kuptojė se cilat janė ushqimet qė e acarojnė, dhe se cilat janė ato qė e lehtėsojnė dhimbjen. Nuk duhet pėrdorur kafeja dhe duhani, nė mėnyrė absolute. Duhet tė pėrdorni ushqime tė ziera, supė, bukė tė thekur pėr tė thithur lėngjet acide, fruta dhe perime tė freskėta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
 
Pranvera, kujdes problemet me ulcerat
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pranvera, Arbenit: Bėhu burrė dhe kthema Erionin
» Sjelljet e nxėnėsve nė shkollat tona
» Musa Jupolli:Poetės!...dhe Pranvera Gjoni- t !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Mjeksi e Shendetesi/Estetike-
Kėrce tek: