ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nikole Kidman: Ju tregoj 40 vitet e mia!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Nikole Kidman: Ju tregoj 40 vitet e mia!   Sun Mar 02, 2008 9:15 pm

"Isha vetem 22 vjec kur erdha ne Hollivud dhe aty takova Tom Kruizin, i cili per 11 vjet, ka qene bota ime". Nje fraze e thjeshte, e perzgjedhur nga aktorja Nikole Kidman, gjate nje interviste per median, ne te cilen rrefen 40 vitet e saj. Kur ishte 22-vjecare, me floket kacurrele dhe me shikimin e nje vajze te ndrojtur, nisi rrugen e gjate per t'u bere nje nga ikonat e bukurise femerore dhe te kinematografise boterore. "Jepi Nikole" ka qene nje shprehje, te cilen sic thote edhe vete, e ka perdorur gjithmone ne momentet kur i duhej me shume force. Per pika te tilla te rendesishme te jetes se saj, si vleresimi me cmimin Oskar apo thashethemet mediatike per divorcin e saj, si edhe mbi martesen e saj te dyte me artistin e muzikes kauntri, Keith Urban. Nderkaq, pohon se ka qene pikerisht vajza se ciles i pelqente te fitonte gjithcka qe shihte. "Isha e rrjedhur atehere. Me pelqente te shkoja te kerceja, apo te ndiqja koncertet rok me mikeshat e mia. Nga keto te fundit, do zgjidhja per shembull Naomi Uats, me te cilen mund te luaj edhe nje film ne te ardhmen time", eshte shprehur Nikola.

"Jam shume e ndjeshme sa i perket faktit qe me duhet te flas per veten time. Nese mendoj se jam duke folur per nje grua tashme te vjeter dhe jo nje vajze te dikurshme, kjo nuk me trishton shume. Ne fakt do te thosha se eshte gje e bukur te kesh floke te gjate, por ama te bardhe", vijon rrefimi i saj ne kete pervjetor te rendesishem te jetes, plot 40 vjec. Duke shtuar se miqte i ka me te shumte nga bota e biznesit dhe e kinemase. Por gjithsesi, ajo vete eshte shprehur se ka deshire qe t'i largohet sa me teper Hollivudit.

"Bota ime nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre Hollivudi. Por nje udhetim me femijet e mi, Bela dhe Konor, apo ndonje udhetim per qejf ne Londer. Une vertet mund te shkoj ne Hollivud dhe te vishem per nje nate me veshje Oskari, por po ju them me plot gojen se ajo nuk eshte jeta ime", ka pohuar Kidman ne kete interviste gjate se ciles tregon 40 vitet e saj.

E megjithate, ka qene nje kohe kur Nikola, ishte cilesuar si me e bukura e Hollivudit dhe te gjithe rendnin pas saj. Dite te paharrueshme ato kur ajo dhe Tom Kruiz, ishin ne qender te vemendjes per gjithe boten e kinemase. Por pas ndarjes me Tomin, nisi kriza e madhe personale, e cila ne njefare menyre u shoqerua edhe me nje krize te madhe identiteti per aktoren. Gjithsesi, shprehet se kete krize e ka kaluar fale familjes se saj. "Une kam nje dashuri te pafund per familjen time, per femijet e mi, si edhe prinderit", shprehet ajo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Nikole Kidman: Ju tregoj 40 vitet e mia!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kronologjia e ngjarjeve qė nga vitet 600 para Krishtit deri mė sot
» 45 fotografi tė Manhattan nė vitet e 40'ta (Foto)
» Pirro Ēako: Ju rrėfej 25 vitet me Invėn, nuk ia fal lidhjen e shpejtė me njė burrė tjetėr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: VIP-
Kėrce tek: