ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Adoleshentėt, SOS sėmundjet seksuale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Anisa
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 116
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Adoleshentėt, SOS sėmundjet seksuale   Sun Mar 02, 2008 8:09 pm

Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme po rrezikojnė seriozisht shėndetin e adoleshentėve. Kjo pėr arsye se ata kryejnė marrėdhėnie tė pambrojtura nė moshė tė vogėl dhe me multipartnerė. Alarmi vjen nga mjekėt infeksionistė gjatė prezantimit tė seminarit nė “Ditėn e Sensibilizimit pėr IST dhe Pėrdorimin e Kontraceptivėve”. Sipas mjekėve, infeksionet seksualisht tė transmetueshme po bėhen gjithnjė e mė problematike pėr shėndetin e popullatės pasi pas viteve ’90 numri i tyre ėshtė gjithnjė nė rritje.
Adoleshentėt
Adoleshentėt shqiptarė janė tė ekspozuar nga sėmundjet seksualisht tė transmetueshme pasi kryejnė marrėdhėnie nė moshė tė vogėl dhe shumė herė nė grup. “Janė tė rinj ose tė reja qė bėjnė seks tė pasigurt me multipartnerė, qė nuk pėrdorin prezervativ ose kanė qenė nė emigracion dhe kanė pasur marrėdhėnie me punėtore seksi”,- pohon infeksionisti pranė spitalit tė QSUT-sė, Arjan Harxhi duke shtuar se tė rinjtė janė tė painformuar pėr kėto sėmundje tė rrezikshme, tė cilat nėse diagnostikohen nė kohėn e duhur mund tė mjekohen. Sipas tij, kryerja e njė vizite te mjeku pėr sėmundje tė tilla vazhdon tė mbetet tabu, duke shkaktuar probleme serioze pėr shėndetin. Ndėrkohė ai ritheksoi se grupet mė tė rrezikuara ndaj infeksioneve seksualissht tė transmetueshme janė tė rinjtė dhe veēanėrisht pėrdoruesit e drogės, romėt dhe homoseksualėt.
Infeksionet
Krahas rritjes sė infeksioneve me HIV/AIDS, pėr fat tė keq, po shohim njė rritje tė numrit paralel tė infeksioneve tė tjera seksualisht tė transmetueshme, si ato me sifiliz, me gonorrenė, klamidia, nė moshat e reja. Kėshtu u shprehėn mjekėt infeksionistė duke theksuar se vendi vazhdon tė ketė probleme me raportimin e numrit tė rasteve tė sakta me IST. Sipas mjekut Arjan Harxhi rritja e rasteve tė IST ndodh si pasojė e mungesės sė edukatės pėr t’u mbrojtur nga kėto sėmundje, pėr t’u konsultuar me mjekun. Studimet tregojnė se me klamidia janė raportuar 20% e grave nė moshė riprodhuese dhe pothuajse 1% e tyre janė raportuar me sifiliz, gonorre, herpes genitalis, etj. Pėr mė tepėr, vėrehet njė rritje e numrit tė rasteve me gonorre tė zbuluar nėpėrmjet survejancės rutinė spitalore. “Pėr parandalimin e kėtyre sėmundjeve nevojitet edukimi i opinionit publik nė drejtim tė njohjes sė rrugėve tė transmetimit tė viruseve dhe shenjat, nė mėnyrė qė tė kėrkojnė ndihmė mjekėsore. Ky ėshtė mesazhi qė pėrcjell edhe “Dita e Sensibilizimit pėr IST dhe Pėrdorimin e Kontraceptivėve”,- u shpreh Harxhi, sipas tė cilit, paralelisht me ndėrgjegjėsimin e qytetarėve nevojitet aksesi nė shėrbimet shėndetėsore, pasi kapacitetet diagnostikuese janė tė ulėta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 1338
Registration date : 11/08/2007

MesazhTitulli: Re: Adoleshentėt, SOS sėmundjet seksuale   Mon Mar 03, 2008 10:16 pm

Anisa,tė pėrgėzoj pėr kėtė nismė tė kėsaj teme tė kohės,kėtu ka vend qė edhe tė tjerėt tė shprehin mendimet e vetarreth kėsaj teme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Adoleshentėt, SOS sėmundjet seksuale
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Psikologji-
Kėrce tek: