ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qe pavaresia te sjelle lirine-Andrea Stefani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Qe pavaresia te sjelle lirine-Andrea Stefani   Sun Mar 02, 2008 6:14 pm

Shpallja e pavarėsisė ėshtė pėr kosovarėt hapi i parė drejt lirisė, por jo krejt liria. Pavarėsia ėshtė liria nga sundimi serb, liria nė kuptimin kombėtar, por ndėrkaq mbetet pėr t‘u kryer detyra e vėshtirė e ngjizjes sė lirisė shoqėrore. Historia ėshtė e mbushur me shembuj kur kombet ose njė pjesė e tyre kanė arritur me sukses pavarėsinė, por mė pas nuk kanė mundur tė ndėrtojnė dot lirinė ose mė saktė sistemin e institucioneve qė e mbajnė gjallė atė. Vetė Shqipėria ėshtė njė nga kėto raste ku ēlirimtarėt janė bėrė shumė shpejt edhe skllavėruesit e rinj tė Atdheut. Pas shpalljes sė pavarėsisė nė 1912, shqiptarėt kaluan njė kalvar tė gjatė kaosesh, luftėrash, despotizmash, diktaturash, por nuk mundėn tė ngrenė dot sistemin e lirisė. Sot, 18 vjet pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste, ata janė futur nė shtegun qė tė ēon te sistemi i lirisė, por me shumė vėshtirėsi, defekte dhe trauma tė mėdha. Dhe liria shoqėrore lidhet me demokracinė, me atė formė qeverisjeje qė ėshtė tipike pėr qytetėrimin perėndimor dhe ka arritur realizimin mė tė plotė nė gjirin e qytetėrimit perėndimor. Kosova duhet tė pėrfitojė edhe nga pėrvoja e Shqipėrisė, e "shtetit amė", pėr tė ecur nė rrugėn e demokracisė duke mos pėrsėritur gabimet e saj.

***

Pavarėsia ėshtė njė kėputje prangash, ėshtė si tė thuash dalja nga burgu, jashtė nė liri. Filozofėt e quajnė kėtė shpėtim, liri negative. Por pas arritjes sė kėsaj lirie, lind problemi se ē‘duhet bėrė, si duhet pėrdorur hapėsira e lirisė, lind problemi i lirisė pozitive. Dy janė alternativat. Ose tė ecet drejt njė sistemi politik qė e pėrdor lirinė kombėtare pėr tė zhvilluar lirinė qytetare, ose tė ecet drejt njė sistemi qė pėrdor lirinė kombėtare apo ēlirimin nga i huaji, si njė prangė pėr njė diktaturė tjetėr, por tash kombėtare. Alternativa e parė ėshtė ajo perėndimorja. E dyta ėshtė tipike lindore. Fakti qė Kosova e fitoi pavarėsinė nė sajė tė njė mbėshtetjeje tė fuqishme nga NATO, SHBA dhe Evropa, e fikson pėrfundimisht kursin e saj politik drejt Perėndimit. Pavarėsia vetėm hap rrugėn qė Kosova tė nisė rrugėtimin drejt Bashkimit Evropian pėr integrim sa mė tė shpejtė nė tė. Jo rastėsisht Bernard Kushner nė urimin e tij pėr Kosovėn, pavarėsinė dhe integrimin e saj nė BE, i sheh si dy anė tė sė njėjtės medalje. Dhe Kosova, pa mohuar vėshtirėsitė, ka premisa mė tė mira se Shqipėria e viteve ‘90 pėr tė pėrparuar mė shpejt nė rrugėn e demokracisė. Mbi tė gjitha, pėr vetė rrethanat historike nė Kosovė mungojnė liderė politikė qė, tė mbėshtetur nga simpati tė verbra, mund t‘i imponohen shoqėrisė si sjellės ekskluzivė tė demokracisė, duke i paraqitur njėherazi rivalėt e tyre politikė si armiq tė saj.

***

Qė tė ndėrtojnė lirinė, kosovarėt duhet tė fuqizojnė themelet e demokracisė nė Kosovė. Por qė ta bėjnė me sukses kėtė, duhet tė krijojnė dhe fuqizojnė sa mė shpejt atė tėrėsi institucionesh qė nė bashkėveprim, kontroll dhe balancė reciproke, bėhen mekanizmi "perpetum mobile" i lirisė. Kushtetuta e Kosovės, si kontrata e qytetarėve tė lirė tė Kosovės me njėri-tjetrin, do t‘i shpallė kėto institucione dhe atributet e tyre. Por liria dhe pavarėsia e institucioneve nuk duhet tė mbeten vetėm nė njė letėr si nė Shqipėri. Kosova nuk duhet tė pėrsėrisė gabimin fatal tė Shqipėrisė, e cila, nė fillimet e tranzicionit, e mbėshteti ardhmėrinė e saj jo tek institucionet e pavarura, por te liderėt e fuqishėm si Sali Berisha dhe mė pas Fatos Nano. Ėshtė njė gabim fatal qė e ka vonuar shumė integrimin e Shqipėrisė, duke shtuar artificialisht vuajtjet, privacionet dhe izolimin e shqiptarėve nga Evropa. Koha provoi se liderėt me kulte tė fuqishme, nuk mund tė bėhen zėvendėsues tė institucioneve, por gllabėrues tė rrezikshėm tė tyre dhe tė demokracisė. Shqipėria po e vuan edhe sot e kėsaj dite iluzionin e kėtij "kompensimi" tė gabuar. Thuaj 20 vjet pas pėrmbysjes sė komunizmit, ajo nuk ka ende njė gjyqėsor tė pavarur nga politika dhe kjo ka minuar rėndė barazinė e shtetasve para ligjit, qė ėshtė guri i parė i themelit tė njė demokracie tė vėrtetė. Shqipėria ėshtė i vetmi vend qė ndėrsa shpall aspiratėn pėr t‘u integruar me Evropėn, ka pėrqendruar nė mėnyrėn mė antievropiane tė mundshme, tė gjithė pushtetet nė duart e njė njeriu tė vetėm, tė njė lideri tė vetėm. Qė tė vazhdojė nė rrugėn e demokracisė, shteti ligjor dhe tė integrohet me sukses nė NATO dhe BE, Shqipėrisė i duhet mė nė fund t‘u japė liri dhe pavarėsi reale institucioneve, duke mposhtur rezistencėn e klaneve politike dhe ekonomike, tė kėtyre oligarkive tė grupuara rreth kulteve tė liderėve politikė pėr interesa antipublike dhe korruptive. Kjo rezistencė dhe mposhtja e saj me ligje tė reja dhe vullnet tė ri politik, ėshtė thelbi i debatit pėr reformėn e drejtėsisė dhe atė zgjedhore qė po zhvillohet kėto ditė nė Shqipėri.

***

Por qė Kosova tė ndėrtojė njė demokraci institucionale dhe jo patriarkale, qė demokracia tė jetė gjithnjė e mė e vėrtetė dhe jo gjithnjė e mė e rreme, duhet qė partitė politike tė jenė vėrtet parti demokratike, ku qarkullimi i elitave politike nė sajė tė konkurrencės, bėhet ashtu si qarkullimi i gjakut pėr njė organizėm tė gjallė. Nėse do tė konstatohet se ndėrsa vitet kalojnė liderėt mbeten po ata (sikundėr ka ndodhur edhe nė Shqipėri), kjo do tė jetė prova se demokracia partiake nuk po funksionon, se liderėt politikė kanė instaluar monopolet politike duke mbytur konkurrencėn dhe demokracinė nėpėr partitė e tyre, duke u bėrė njė rrezik edhe pėr demokracinė nė shtet. Demokracia moderne nuk mund tė zhvillohet si njė demokraci fisnore, tribale, ku kryetari mbetet kryetar deri nė vdekje, madje qė edhe kur vdes, lė pasardhėsit nė drejtim tė partisė apo tė shtetit. Nėse njė shoqėri qė shpall se dėshiron tė ndėrtoje demokracinė, mbetet e fiksuar pas njė apo disa liderėve tė pėrjetshėm nėn justifikimin se ata janė gjeni tė politikės, ajo provon asgjė mė shumė veē papjekurisė sė saj pėr tė qenė njė shoqėri demokratike. Edhe sikur vėrtet tė jetė njė gjeni, lideri qė nuk lė karrigen e pushtetit ose timonin e politikės pėr njė periudhė 10-15 vjeēare, ėshtė i destinuar tė shndėrrohet nė njė gjeni tė sė keqes. Njė lider "demokrat" qė nuk pranon tė zbresė nga kali i pushtetit, ėshtė shembulli mė i gjallė i dėshtimit dhe tradhtimit tė demokracisė. Janė bindjet demokratike qė nuk do ta lejonin njė lider tė lidhur shpirtėrisht me demokracinė, tė qėndronte nė pushtet mė shumė sesa ėshtė demokratike tė qėndrosh. Kujtojmė Xhorxh Uashingtonin qė refuzoi njė mandat tė tretė presidencial. Kujtojmė qė jo rastėsisht nė SHBA, presidentėt nuk mund tė qėndrojnė mė shumė se dy mandate, sado tė suksesshėm tė jenė nė qeverisje. Gjatėsia e qėndrimit tė njė lideri nė pushtet ėshtė aksiomatikisht nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me demokracinė e partisė sė tij, pavarėsinė e institucioneve tė shtetit, ėshtė nė raport tė zhdrejtė me demokracinė. Rrotacioni jo vetėm i pushtetit, por edhe i liderėve, ėshtė prova mė thelbėsore e demokracisė. Jo rastėsisht njė diplomat perėndimor, duke folur kėto ditė pėr sfidat qė qėndrojnė para Kosovės, tha se nuk "do tė ishte e shėndetshme pėr demokracinė nė Kosovė, nėse, pėr shembull, pas 25 vjetėsh do tė shohim tė njėjtat fytyra nė pushtet". Si mjerisht sot nė Shqipėri, do tė shtonim ne.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
 
Qe pavaresia te sjelle lirine-Andrea Stefani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fotaq Andrea: Ne duhet tė flasim me gjuhėn e shqiptarizmės e tė kulturės sonė tė lashtė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Kosova/Mali i Zi/Maqedonia-
Kėrce tek: