ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės   Sun Feb 17, 2008 9:08 pm


Tė mbledhur nė mbledhje tė jashtėzakonshme mė 17 shkurt 2008, nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė,

Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qė respekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon krenarinė dhe synimet e qytetarėve tė saj,

Tė zotuar pėr t’u pėrballur mė trashėgiminė e dhembshme tė sė kaluarės sė afėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes,

Tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit tė diversitetit tė popullit tonė,

Duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr t’u integruar plotėsisht nė familjen euroatlantike tė demokracive,

Duke vėrejtur se Kosova ėshtė njė rast special qė del nga shpėrbėrja jokonsensuale e Jugosllavisė dhe nuk ėshtė presedan pėr cilėndo situatė tjetėr,

Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunės nė Kosovė qė shqetėsuan ndėrgjegjen e tė gjithė popujve tė civilizuar,

Mirėnjohės qė bota intervenoi mė 1999 duke hequr nė kėtė mėnyrė qeverisjen e Beogradit mbi Kosovėn, dhe vendosur Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara,

Krenarė qė Kosova qė atėherė ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike tė demokracisė qė shprehin lirisht vullnetin e qytetarėve tanė,

Duke rikujtuar vitet e negociatave tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės mbi ēėshtjen e statusit tonė tė ardhshėm politik,

Duke shprehur keqardhje qė nuk u arrit asnjė rezultat i pranueshėm pėr tė dyja palėt pėrkundėr angazhimit tė mirėfilltė tė udhėheqėsve tanė,

Duke konfirmuar se rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnė Kosovės njė kornizė gjithėpėrfshirėse pėr zhvillimin e saj tė ardhshėm, dhe janė nė vijė me standardet mė tė larta europiane pėr tė drejtat tė njeriut dhe qeverisjen e mirė,

Tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė mėnyrė qė t’i jipet popullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e vet, tė shkohet pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisė sonė,

Duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn,

1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės.

2. Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes sė barabartė sipas ligjit. Ne do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė dhe krijojmė kushtet e nevojshme pėr pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse.

3. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė pėrmbajtura nė Planin e Ahtisarit, dhe mirėpresim kornizėn qė ai propozon pėr tė udhėhequr Kosovėn nė vitet nė vijim. Ne do tė zbatojmė plotėsisht ato obligime, pėrfshirė miratimin prioritar tė legjislacionit tė pėrfshirė nė Aneksin XII tė tij, veēanėrisht atė qė mbron dhe promovon tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.

4. Ne do tė miratojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme njė kushtetutė qė mishėron zotimin tonė pėr tė respektuar tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore tė tė gjithė qytetarėve tanė, posaēėrisht ashtu siē definohen me Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do tė inkorporojė tė gjitha parimet relevante tė Planit tė Ahtisaarit dhe do tė miratohet nėpėrmjet njė procesi demokratik dhe tė kujdesshėm.

5. Ne mirėpresim mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zhvillimin tonė demokratik nėpėrmjet tė pranive ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999). Ne ftojmė dhe mirėpresim njė prani ndėrkombėtare civile pėr tė mbikėqyrur zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhe njė mision tė sundimit tė ligjit tė udhėhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmė dhe mirėpresim NATO-n qė tė mbajė rolin udhėheqės nė praninė ndėrkombėtare ushtarake dhe tė zbatojė pėrgjegjėsitė qė i janė dhėnė sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999) dhe Planit tė Ahtisaarit, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės do tė jenė nė gjendje tė marrin kėto pėrgjegjėsi. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht mė kėto prani nė Kosovė pėr tė siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin nė tė ardhmen nė Kosovė.

6. Pėr arsye tė kulturės, gjeografisė dhe historisė, ne besojmė se e ardhmja jonė ėshtė nė familjen europiane. Pėr kėtė arsye, ne shpallim synimin tonė pėr tė marrė tė gjitha hapat e nevojshėm pėr tė siguruar anėtarėsim tė plotė nė Bashkimin Europian sapo qė tė jetė e mundshme dhe pėr tė zbatuar reformat e kėrkuara pėr integrim europian dhe euroatlantik.

7. Ne i shprehim mirėnjohje Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr punėn qė ka bėrė pėr tė na ndihmuar nė rimėkėmbjen dhe rindėrtimin pas lufte dhe ndėrtimin e institucioneve tė demokracisė. Ne jemi tė pėrkushtuar tė punojmė nė mėnyrė konstruktive me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara gjersa ajo vazhdon punėn e saj nė periudhėn nė vijim.

8. Me pavarėsinė vie detyra e anėtarėsisė sė pėrgjegjshme nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne e pranojmė plotėsisht kėtė detyrė dhe do t’i pėrmbahemi parimeve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, Aktin Final tė Helsinkit, akteve tjera tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė, obligimeve ligjore ndėrkombėtare dhe parimeve tė marrėdhėnieve tė mira ndėrkombėtare qė shėnojnė marrėdhėniet ndėrmjet shteteve. Kosova do tė ketė kufijtė e saj ndėrkombėtarė ashtu siē janė paraparė nė Aneksin VIII tė Planit tė Ahtisaarit, dhe do tė respektojė plotėsisht sovranitetin dhe integritetin territorial tė tė gjithė fqinjve tanė. Kosova, po ashtu, do tė pėrmbahet nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės nė cilėndo mėnyrė qė ėshtė jokonsistente me qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.

9. Ne, nėpėrmjet kėsaj Deklarate, marrim obligimet ndėrkombėtare tė Kosovės, pėrfshirė ato tė arritura nė emrin tonė nga Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė ndaj tė cilave obligohemi si ish-pjesė konstituive, pėrfshirė konventat e Vjenės pėr marrėdhėniet diplomatike dhe konsullore. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht me Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė. Ne synojmė tė kėrkojmė anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, nė tė cilat Kosova do tė synojė tė kontribuojė pėr qėllime tė paqes dhe stabilitetit ndėrkombėtar.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit nė rajonin tonė tė Europės Juglindore. Pavarėsia jonė e sjell nė fund procesin e shpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė. Gjersa ky proces ka qenė i dhembshėm, ne do tė punojmė pa pushim pėr t’i kontribuar njė pajtimi qė do tė lejonte Europėn Juglindore tė shkojė pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė farkojė lidhje tė reja rajonale tė bashkėpunimit. Pėr kėtė arsye, do tė punojmė sė bashku me fqinjtė tanė pėr tė avansuar tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt europiane.

11. Ne shprehim, nė veēanti, dėshirėn tonė pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjtė tanė, pėrfshirė Republikėn e Serbisė, me tė cilėn kemi marrėdhėnie historike, tregtare dhe shoqėrore, tė cilat synojmė t’i zhvillojmė mė tej nė tė ardhmen e afėrt. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet tona pėr t’i kontribuar marrėdhėnieve tė fqinjėsisė dhe bashkėpunimit me Republikėn e Serbisė duke promovuar pajtimin ndėrmjet popujve tanė.

12. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitatat e pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrshirė kėtu veēanėrisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto ēėshtje, ne do tė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė Rezolutėn 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se tė gjitha shtetet kanė tė drejtėn tė mbėshteten nė kėtė Deklaratė, dhe i bėjmė apel tė na ofrojnė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
shaban cakolli
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 1338
Registration date : 11/08/2007

MesazhTitulli: URIME PAVARĖSIA E KOSOVĖS   Mon Feb 18, 2008 6:47 pm

Tė nderuar staf i forumit,ju forumist,motra dhe vėllėzer shqiptarė kudo qė ndodheni Urime Pavarėsia e Kosovės.Pavarėsia e Kosovės ėshtė gėzim dhe krenari pėr shqiptarėt kudo qė ndodhen.Me pavarėsinė e Kosovės shqiptarėt do tė ndjehen mė tė fortė dhe tė pandikuar nga politikat e huaja.Pavarėsia e Kosovės ndėrroj hartėn e botės,ne tė bota po njeh njė shtet tė ri shqiptar,dhe po heq njė shtet kukull,shtet tė rremė i cili ka kohė nuk ekzistonte,ish-Jugosllavinė.Me ndihmėn edisa Fuqive tė Mėdha,pushtuesi fashist gjakatar na pushtoj padrejtėsisht trojet tona dhe ne shekull na shkaktoj shumė dhimbje:Na rrahen,vranė,burgosėn e pėrndoqėn,por asnjė ēast nuk na e shuan zjarrin e lirisė.Ballėhapur nėpėr betejat epėrgjakura,trimat tanė ranė pėr kombin ,atdheun e flamurin dhe gjaku i tyre u bė mermer i themeleve tė kalas shqiptare.Shqiptarėt ushtruan dy luftėra paralele me pushtuesin:Rezistencėn paqėsore tė udhėhequr nga D.r. Ibrahim Rugova,e cila ngriti imazhin shqiptarė nė botė,dhe rezistencėn e armatosur nė krye me legjendarin Adem Jashari,UĒK-ja,e cila nė krahun e vet rreshtoj aleatet ushtarak botėror.Pa harruar pėr asnjė ēast kontributin e Shqipėrisė mėmė,e cila veq qė strehoj njė popull vėlla,qė synonte ta qfaroste armiku,ajo nga gjiri i vet dha njė vig dėshmorėsh tė zgjedhur,tė cilėt ranė pėr ēlirimin e Kosovės.Kjo qė po cekim,dhe ato qė cekėm mė lart
ishin rezultat qė sollėn 17.02.2008,pavarėsinė e Kosovės.
Ne nga mėrgimi mes ekraneve tona ndoqėm gėzimin epapėrshkrueshėm tė kėsaj dite nėKosovė,Shqipėri,Maqedoni,e Kosovė Lindore.Por edhe mėrgimtarėt po gjejnė forma pėr shėnimin e kėsaj daTE Tė MADHE;Qė NGA DJE KANė FILLUAR SHėNIME Tė NDRYSHME KULTURORE NėPėR SHUMĖ LANDE GJERMANE,tė cilat do tė vazhdojnė deri nė fundin e muajit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Demir Krasniqi:DEKLARATA E PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS
» Xhesika Vula:Pranimi i Rezolutės 1244 pėr shkak tė kėmbėnguljes sė Serbisė, devalvon pavarėsinė e Kosovės, tė shpallur mė 17 shkurt 2008
» Hapja e Shkollės Shqipe nė 2-vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės, nė Staten Island, dritėz Mėmėdheu pėr fėmijėt e Diasporės
» Shaban dhe Jusuf Voca: Pavarėsia e Kosovės
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ĒLIRIMIN E KOSOVĖS-KUSH PO PĖRPIQET TA FALSIFIKOJĖ HISTORINĖ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Kosova/Mali i Zi/Maqedonia-
Kėrce tek: