ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sistemi diellor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Sistemi diellor   Sun Sep 09, 2007 11:37 am

Dielli ėshtė yll nė qėndėr tė sitemit tonė diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore tė sistemit tonė diellor (duke pėrfshirė planetet, asteroidet, meteoridet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli pėrbėn 99% tė masės sė sistemit tonė diellor. Energjia diellore mbėshtet pothuaj tė gjithė jetėn nė tokė nėpėrmes fotosintezės qė nga shfaqja e organizmit tė parė. Njerėzit e pėrdorin energjinė diellore pėr ndriēim, ngrohtėsi, rritjen e tė korrave dhe pėr shndėrrimin e fuqisė diellore nė energji elektrike. Nxehtėsia e krijuar nga dielli pėrcakton klimėn (moti) dhe ndėrrimin e stinėve nė tokė.

Shenja astronomike e diellit ėshtė ☉.

Rreth 73% e masės sė diellit ėshtė hidrogjen, 25% ėshtė helium, dhe pjesa tjetėr pėrbėhet nga sasi tė vogla elementesh tė rėnda. Mosha e diellit ėshtė rreth 4.6 miliardė vjet dhe ai ėshtė pothuajse nė gjysmėn e ciklit tė tij tė zhvillimit gjatė tė cilit ndodh proēesi kimik i shndėrrimit tė hidrogjenit nė helium. Gati 5 milionė ton lėndė diellore kthehet nė energji ēdo sekondė brenda bėrthamės sė diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetėsh dielli do tė shndėrrohet nė fillim nė njė gjigand tė kuq dhe pastaj nė njė xhuxh tė bardhė, duke krijuar njė mjegullnajė planetare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Sistemi diellor   Sun Jul 27, 2008 9:23 pm

Le te shohim se sa I madh eshte universi

Sic e dime planeti Toke eshte nje pjese e Sistemit Diellor.Ky sistem formohet nga nente planete, te cilet sillen rrotull diellit se bashku me 54 satelite te tyre. Toka eshte planeti I trete afer diellit.
Fillimisht le te konceptojme madhesine e ketij sistemi.Diametri I Diellit eshte 103 here me I madh se ai I tokes.Le ta shtjellojme kete me nje krahasim: Nese diametrin e tokes prej 12.200 km do ta sillnim ne madhesine e nje zari te vogel, Dielli do te merte nje permase me te medha se nje glob, gjegjesisht sa dy topa futbolli. Interesante eshte edhe largesia ndermjet tyre per te formuar nje model koncis me dimenzionet reale, largesia e zarit te vogel nga globi duhet te jete 280m.Ndersa ato planete orbita e te cileve eshte me larg Diellit, duhet t’I vendosim me kilomatra larg.
Ky dimenzion kaq gjigant I Sistemi Diellor qendron shume modest ne raport me galaktiken “Rruga e Qumeshtit” ku ndodhet. Sepse ne galaktiken ekzistojene 250 miliard yje tjera me madhesi shume me te madhe se sa Dielli.Ylli me I afert me Diellin eshte Alfa Centauri. Nese do te vendosim edhe Alfa Centaurin ne maketin qe vendosem Token dhe Diellin ate do ta vendosnim 78.000 km larg globit qe perfaqesonte Diellin.
Le ta zvogelojme disi kete model. Toka le te jete nje grimce e vogel pluhuri,e cila mezi shihet me sy. Atehere Dielli do te jete me madhesine e nje kokre are dhe do te vendoset 3 metra larg Tokes. Mbeshtetur ne keto permasa Alfa Centauri duhet te vendoset 640km larg Diellit.
Cdo Galaktike mbart 250 miliard yje, te cilet ndodhen larg njerit-tjetrit ne keto distanca te pabesueshme, ndoshta edhe me larg.
Interesante eshte se nese do te mendojme vendin qe ze galaktika ne hapesire ,kjo eshte shume e vogel .Sepse ne hapesire ndodhen edhe rreth 300 miliard galaktike te tjera!..Hapesirat midis ketyre galaktikave jane milione here me te medha se largesia reale mes Diellit dhe Alfa Centaurin.
Ne lidheje me kete madhesi marramendese, Xhorxh Grinshtajn ne librin e tij “The Symbiotics Universe ( Universi Simbiotik ) fq 21” shkruan se:
“Nese yjet do te ishin pak me afer me njeri-tjetrin,astrofizika nuk do te ishte shume me ndryshe.Nuk do te ndodhte asnje proces ndryshimi ne funksionet themelore te fizikes ne yje, nebula apo ne trupat e tjere qiellore.Nese e shohim nga larg pamja e galaktikes sone do te ishte e njejta .I vetmi ndryshim do te ishte kur mbremjeve te shtriheshim ne bar dhe tek veshtronim yjet, do te shihnim se qielli do te ishte I tejmbushur me yje .Me falni, po;Do te kishte edhe nje ndryshim tjeter . “Une”, I cili do te shihja kete peisazh nuk do te ekzistoja...Kjo hapesire gjigante me yje eshte nje kusht per ekzistencen tone”.Grinshtajn e shpjegon edhe arsyen; hapesirat boshe ne kozmos sigurojne qe disa ndryshore fizike te formulohen ne harmoni pikerisht me jeten tone.Kjo eshte nje arsye edhe per ruatjen e tokes nga perplasjet me trupat qiellore gjigante, te cilet enden neper keto hapesira kaq te medha pa ushtruar me te voglin kercenim per Token.
Dhe se fundi perhapja e trupave qiellore ne univers eshte nje strukturim I duhur harmonik per jeten tone.Keto hapesira a jane formuar PA QELLIM? A jane shfaqur si perfundim I nje krijimi te vullnetshem.Le t’u pergjigjemi vete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
the_girl
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 182
Registration date : 02/03/2008

MesazhTitulli: Re: Sistemi diellor   Tue Jul 29, 2008 11:01 pm

mjaft interesante keto materialet nga te dy urime
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Sistemi diellor   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sistemi diellor
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Astronomi-
Kėrce tek: