ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa mendėsi tejet tė gabuara mbi vetėvrasjen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Disa mendėsi tejet tė gabuara mbi vetėvrasjen   Fri Sep 07, 2007 11:24 pm

Pėr fat tė keq, edhe kur flitet pėr njė fenomen kaq serioz si vetėvrasja, tė shumtė janė ata qė bazohen nė idetė e pasakta e tė pėrcipta qė gjerėsisht qarkullojnė nė shoqėrinė tonė. Opinioni publik tenton tė heqė pėrgjegjėsitė nga vetja duke e klasifikuar vetėvrasjen si njė ngjarje tė paparashikueshme nga mendja njerėzore, e pėr rrjedhojė tė paracaktuar e tė diktuar nga logjika e 'profecisė qė pėrmbushet'. Mendėsi tė tilla mund tė pėrkthehen nė fatalitetin vetėvrasės tė atyre qė me zė tė mekur kėrkojnė dėshpėrueshėm ndihmėn tonė, ndaj dhe duhen njohur. Kėshtu, mendohet se:
Njerėzit qė flasin pėr vetėvrasje, nuk kanė ndėrmend ta bėjnė. Nė fakt, tre nga katėr prej atyre qė i janė larguar me dashje jetės, ua kanė bėrė me dije kėtė qėllim tė tjerėve. Zakonisht personat paralajmėrojnė, pėrmes atyre qė thonė a bėjnė. P.sh., ata mund tė shprehen se tė tjerėt do tė ishin mė mirė pa ta, ndėrsa nė raste tė tjera bėjnė dhurata tė papritura e tė pashpjegueshme shpesh duke falur sende me vlerė apo qė kanė domethėnie personale.
Ёshtė e lehtė tė pėrcaktohen motivet qė kanė ēuar nė vetėvrasje. E vėrteta ėshtė qė ne e kemi mjaft tė vėshtirė tė kuptojmė arsyet pėrse njerėzit vetėvriten. Mund tė hamendėsojmė, por jo domosdoshmėrisht tė jemi tė saktė. Kupa mund tė ketė kohė qė ėshtė mbushur, e ajo ēka vėmė re ne mund tė jetė thjesht gjykimi ynė i cekėt i situatės. Motivet mund tė jenė tė dukshme ose tė fshehura: agresivitet i kthyer sė brendshmi, shtrembėrim psikologjik pėr tė nxitur ndjenja tė fajit te tė tjerėt, pėrpjekje pėr tė marrė me dhunė dashurinė e tė tjerėve, tentativė pėr tė shlyer gabime tė sė shkuarės, tentativė pėr t'iu larguar ndaj ndjenjave tė papėrshtatshme pėr nga normat sociale a personale (psh atyre incestuale a homoseksuale), dėshira pėr t'u ringjallur, dėshira pėr t'u bashkuar me njė person tė dashur tashmė tė vdekur, dėshira apo nevoja pėr t'iu larguar stresit, shtrembėrimit, dhimbjes a boshllėkut emocional.
Tė gjithė ata qė vetėvriten kanė kaluar gjendje depresive. Vėrtetė, por jo tė gjithė. Pjesa mė e madhe e atyre qė vetėvriten nuk janė tė dėshpėruar. Ata madje mund tė shfaqen tė qetė e nė paqe me veten pas pjekjes sė vendimit. Megjithėse personat qė vetėvriten janė pėrgjithėsisht tė palumtur, ata funksionojnė brenda logjikės e nė kontakt me realitetin.
Pėrmirėsimi i gjendjes emocionale shpie nė uljen e rrezikut pėr vetėvrasje. Fakt ėshtė qė personat e kryejnė atė pikėrisht atėherė kur dhimbja e tyre shpirtėrore duket se lehtėsohet. Nė kėtė moment ėshtė provuar qė ata gjejnė fuqinė e duhur pėr tė vėnė nė jetė aktin
Kush ka frikė nga vrasja nuk ia heq vetes. E megjithatė, pjesa mė e madhe e tyre kanė ndjenja tė mbivendosura qė luhaten midis dėshirės sė madhe pėr tė jetuar dhe 'nevojės' pėr t'iu larguar situatės sė pashpresė.
Vetėvritet ai qė ndjehet vetėm. Megjithėse gjithė reflektimi qė ēon nė vetėvrasje ndodh brenda mendjes sė personit, shpesh ėshtė e mundur qė arsyeja kryesore tė jetė marrėdhėnia e dhimbshme me bashkėshortin, fėmijėt, tė dashurin, apo dikė tjetėr tė rėndėsishėm.
'Nuk duhet pėrmendur litari nė shtėpinė e tė varurit'. E thėnė ndryshe Nuk i duhet folur rreth vetėvrasjes, pasi personi mund tė drejtohet drejt marrjes nė shqyrtim tė atij veprimi. Nė fakt, tė mos flasėsh me njė person qė ka mundėsi tė kryejė vetėvrasje mbi problemet e tij, nuk do tė ēojė askund tjetėr veēse nė izolim akoma mė tė madh dhe do ta bėjė tė ndjehet i mbytur nė problemet e tij. Njė sy i jashtėm do ta ndihmonte tė rishikonte nė njė dritė mė realiste problemet qė nga kėndvėshtrimi i tij ngjajnė tė pakapėrcyeshme.


Praktikisht, nėse dyshoni se dikush pranė jush ka qėllim tė dėmtojė veten, mbani parasysh ato qė u thanė mė lartė dhe ndiqni kėshillat e mėposhtme:


-Pėrpiquni:
Tė flisni hapur e qartė mbi shqetėsimin qė keni rreth gjendjes sė tjetrit.
Tė shfaqni interes pėr gjendjen e tij.
Tė ruani qetėsinė gjatė bisedės.
Tė jeni pozitiv, duke nxjerrė nė pah rrugėzgjidhjet pėrkundrejt veprimit tė pashpresė.
Tė shmangni premtimin e gjėrave tė pamundura e pėr rrjedhojė tė pabesueshme.
Tė viheni nė kontakt me njė profesionist tė shėndetit mendor.

-Mos bini nė gabimin qė:
Tė rrisni ndjenjat e fajit te tjetri.
Tė premtoni tė mbani sekretin.
Tė shfaqni gjykime morale mbi vetėvrasjen.
Tė minimizoni problemin.
Ta lini personin vetėm.
Tė pėrfshiheni mė shumė se duhet te problemi dhe te zgjidhja e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
shaban cakolli
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 1338
Registration date : 11/08/2007

MesazhTitulli: rreth vetevrasjes   Sat Sep 08, 2007 10:21 pm

Te lumte Wendi,kjo qe keni trajtuar ketu ne kete forumne keto dite eshte shume e rendesishme,andaj pasi posedoni njohuri te gjera ne kete drejtim,do te i kontriboni shume disa te rinjeve te prekur nga depresioni,nese trajtoni me shpesh keto tema.
Gjitha te mirat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Disa mendėsi tejet tė gabuara mbi vetėvrasjen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DISA ASPEKTE TĖ EPIKĖS HISTORIKE NĖ KĖNGĖT POPULLORE SHQIPTARE
» Disa nga shenjat dalluese ose normat e zhvillimit te komunikimit te nje femije normal nga mosha 0-5 vjec.
» Vera Kurti:Dhimbjet e mesit dhe disa keshilla per ti lehtesuar ato..!
» Anton Nikė Berisha: Rreth disa shkarjeve tė dr. Shaban Sinanit pėr kėngėt tona kreshnike
» Teki Dervishi: 12 dhjetori - disfata definitive e mendėsisė jugosllave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Psikologji-
Kėrce tek: