ForumPortalliGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Menyrat e perballimit te stresit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WENDI
Anatar i ri/e re
Anatar i ri/e re
avatar

Numri i postimeve : 370
Localisation : Tirana City/Shqiperi
Registration date : 16/07/2007

MesazhTitulli: Menyrat e perballimit te stresit   Fri Sep 07, 2007 11:16 pm

Menyrat e perballimit te stresit jane te shumta.
Se pari eshte meditimi, qe kemi folur shume te tema tjeter, kush nuk e di te shkoje atje se s’kemi lene gje pa thene.
Se dyti permendim relaksimin progresiv, qe ndihmon shume ne largimin e stresit. Kjo sepse stresi, ankthi e zemerimi i tendosin muskujt. Dha nga ana tjeter muskujt e tendosur zgjasin situatėn stresante. Meqe e kemi shpesh te veshtire te kontrollojme reagimet tona negative, fare lehte mund te kontrollojme muskkujt tane. Kjo mund te duket si meditimi, por ndryshon nga ai. Shtrihesh ne nje vend te qete dhe perqendrohesh. Pastaj fillon me radhe disa tipe ushtrimesh, psh mbledh krahet, forcon barkun, pastaj kembet, etj. Rregulli eshte qe duhet te tendosesh muskujt e me pas t'i leshosh ato. Relaksimi behet gradualisht, duke filluar nga nje grup muskujsh tek tjetri, deri sa te relaksohen plotesisht te gjithe muskujt e trupit, prandaj dhe procesi quhet progresiv. Fillohet nga muskujt e duarve, kraheve, pjesa e kokes, shpina, kraharori, pjesa e barkut, dhe ne fund kembet.(nuk po zgjatem me teper)
Nje tjeter menyre e fikase eshte frymemarrja diafragmatike. Ne rastin e nxitjes se larte fiziologjike ne marrim fryme shpejt dhe pa nje ritem normal, e keshtu sasia e dioksidit te karbonit qe marrim eshte e madhe, gje qe mund te shkaktoje rrahje te shpejta zemre, dhimbje gjoksi, etj. Keshtu kur ne perdorim muskullin e diafragmes, frymemarrja jone do te jete me e plote, e thelle dhe e shtruar. Keshtu enet e gjakut zgjerohen, truri punon me mire. Kur ne marrim fryme me ane te diafragmes, muskujt clirohen nga tendosja. Ne ndihemi me te qete.
Desensibilizimi sistematik, eshte pothuajse i njejte me relaksimin progresiv, por individi rri i shtrire ne qetesi, duke u relksuar dhe ne te njejten kohe imagjinon situaten qe i shkakton stress dhe ankth. Kjo gje perseritet disa here derisa njeriu e imagjinon situaten pa frike (kjo ka perdorim te gjere ne kurimin e fobive te ndryshme). Quhet desensibilizim sistematik sepse kyhet shkalle-shkalle. Te mos harrojme, pa nje relaksim te mire, nuk mund te realizojme desensibilizimin.
Menyra te tjera janė relaksimi autogjenik dhe relaksimi perms imazheve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ndryshe.allgoo.us
 
Menyrat e perballimit te stresit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: Psikologji-
Kėrce tek: